Kerko: a
Gani Mehmetaj: Kur shqiptarët shembin trashëgiminë e kulturën kombëtare
E diele, 17.05.2020, 04:17 PM
Kur shqiptarët shembin trashëgiminë e kulturën kombëtare
Nga
Gani Mehmetaj
Kur
zyrtarët serbë të Prishtinës me 1957 urdhëruan shembjen e Kishës së Shna' Ndout
në qendër të kryeqytetit, punëtorë shqiptar nuk pranuan ta bënin këtë shëmti.
Dolën punëtorët serbë dhe të etnive të tjera që e shemben kishën e Stakajve.
Në
Shqipëri ndodhi e kundërta, shqiptarët i shembën të gjitha kishat katolike, ose
i shndërruan në depo e shtëpi kooperativistësh për argëtim të vulgut. Nuk pati
rezistencë ndaj këtij vandalizmi komunistësh pro serb.
Kur
një oligark në Prishtinë kërkoi të shembej Teatri Kombëtar i Kososovës dhe mbi
rrënojat e tij të ndërtohej një ndërtesë shumëkatëshe, brenda të cilit do të
ishte edhe Teatri Kombëtar, shqiptarët e Kosovës e refuzuan propozimin e
oligarkut.
Në
Shqipëri ndodhi e kundërta: klika qeverisëse e pranoi diktatin e oligarkëve,
sot në mëngjes u shemb Teatrin Kombëtar para artistëve që përloteshin, të
pafuqishëm t'u kundërviheshin policeve. Opinioni nga transmetimet televizive,
shihte tmerr dhe nuk u besonte syve.
Tirana
po shpërfytyrohet në mënyrë të frikshme.
Ç'
lloj shqiptarësh janë këta?
Shqiptarët e Prishtinës nuk pranuan ta shembin kishen e Shna'Ndout, nuk e shemben as Teatrin Kombetar.
Pamje nga kisha e rrënuar me 1957