Kerko: a
Florim Zeqa: Cili është dallimi mes intelektualëve iluminist dhe atyre materialist!?
E diele, 17.05.2020, 02:58 PM
Cili është dallimi mes intelektualëve iluminist dhe atyre materialist!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
gjitha të arriturat dhe dështimet 21 vjeçare të shtetit të Kosovës janë meritë
e përbashkët e gjithë spektrit politik, shoqërisë civile, mediave,
intelektualëve, studentëve, bujqëve, afaristëve, artistëve, krijuesve,
këngëtarëve dhe mërgimtarëve.
Pa
dyshim, se pa ndihmën tonë, asnjëra nga partitë politike nuk do të mund të qeverisnin
më gjatë se një mandat, pa ndihmën tonë nuk do të ngritej në karrierë asnjë
politikan i nivelit qendror apo lokal.
Përderisa
me ndihmën e politikës u pasuruan skajshmërisht një pjesë e estradës muzikore
dhe artistike në Kosovë, shumë intelektual u bënë krijues të famshëm me botimin
e librave me paratë e qeveritarëve, gjegjësisht me paratë e taksapaguesve të
varfër të Kosovës.
Me
paratë e mërgimtarëve u zhvilluan shumë bisnese përmes restoranteve, me
organizimin e dasmave moderne (në kundërshtim me traditat e lashta
iliro-dardane), para të cilat riciklohen më pas në llogaritë e politikanëve
(pronarëve faktik të këtyre bizneseve
dhe të tjerave të jashtëligjshme).
Megjithatë,
në tërë mozaikun e dështimit tonë si shtet dhe shoqëri civile, përgjegjësia më
e madhe bie mbi kastën më të ngritur, në atë të intelektualëve që defiluan nga
njëra tek tjetra parti e skenës politike kosovare.
Mbajtja
e "isos" politikanëve mashtrues dhe të korruptuar nga ana e
intelektualëve të kalibrit, e ka dëmtuar më shumë se asgjë tjetër procesin e
ndryshimeve pozitive në vendin tonë.
Intelektualët
interesgjinjë e ndërrojnë "gëzofin" qysh të ndërron moti
Intelektualët
e prekur me virusin kancerogjen i korrupsionit dhe krimit të organizuar,
reagojnë vetëm atëherë kur ju preken interesat e tyre personale apo të ndonjë
familjari të tyre, ndryshe as që ju dëgjohet zëri kundër dukurive të përditshme
negative në vendin tonë.
Të
tillët, pra intelektualët e heshtur, të prekur me virusin korruptiv, reagojnë
ashpër kundër secilit analist apo gazetar që ua rrezikon interesat e tyre
përmes kritikave të shëndosha ndaj partisë politike apo liderit në veçanti, por
jo edhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dukuri kancerogjene në
Kosovë.
Kjo
çasje "pragmatike" e intelektualëve të zhytur në korrupsion, bie
ndesh me politikën e pavarur editoriale të mediave, mendimin e pavarur dhe
konstruktiv të analistëve dhe publicistëve që nuk pranojnë të futen nën tutelën
e pushtetarëve të inkriminuar.
Respekt
për secilin intelektual të rreshtuar në një parti politike, që mbronë me nder
parimet dhe frymën politike të subjektit politik që i takon, por assesi atyre
intelektualëve që e ndërrojnë "gëzofin" qysh të ndërron moti (partia
në pushtet).
Intelektualët
interesgjinjë, duke e luajtur lojën e viktimës, me lehtësi ju përshtaten
ndërrimeve të pushteteve, duke u shtirrur e çirrur si viktima para pushtetarëve
të rinjë derisa të nxjerrin të dëshiruarën prej tyre.
Me
të rënë nga pushteti të subjektit të deridjeshëm, i bashkangjiten sërish
subjektit tjetër që vjen në pushtet, me përkushtim e dashuri, thuajse kanë
lindur me atë subjekt!
Ndryshe
nga intelektualët interesgjinjë, intelektualët e pastër dhe të vërtetë
qëndrojnë vertikalisht përkrahë interesave të popullit dhe gjithmonë janë
avangardë e ndryshimeve dhe proceseve pozitive, duke e luajtur rolin e
"qiririt", që digjet për t'u bërë dritë për të tjerëve, duke
sakrifikuar interesin e vet personal për interesin e përgjithshëm shoqëror dhe
shtetëror.
Pra,
intelektualët duhet të jenë iluminist që ndriçojnë ardhmërinë e kombit, e jo
materialist që përfitojnë nga fatkeqësia dhe tragjedia e popullit për mirëqenje
personale.
Ndryshe,
intelektualët materialist të zhytur në llumin e politikës, e mbrojnë një lider
partiak për të mbrojtur interesat e veta personale apo e kundërshtojnë atë
vetëm ateherë kur iu humben privilegjet nga ish partia në pushtet.
Me
këtë dua të themë se, targën e dështimeve të rrugëtimit tonë 21 vjeçar si shtet
dhe shoqëri civile nuk e bartë një liderë apo një parti e vetme politike, por e
bartim të gjithë nga pak.
Secili nga ne duhet të
marrim pjesën që na takon, për të mirë apo për të keq
Unë
si akter indirekt dhe i pavarur nga politika kosovare, jam i gatshëm ta marrë
përgjegjësinë për pamundësinë e angazhimit tim të drejtëpërdrejtë në politikë.
Për
këtë arsye, reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore, e dashurisë
së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve të vendit tim, për të kontribuar sado
pak në funksion të ndryshimeve pozitive, e asnjëherë në funksion të një
subjekti apo subjekti tjetër politik.
Interpretimet
e mia politike nuk janë të gërshetuara me interese personale, pra, janë të
pandikuara nga liderët e partive politike, janë janë krejtësisht të lira dhe
pavarura, por që janë produkt i zhvillimeve politike në vend, si të tilla,
nganjëherë mund edhe të mos jenë të përshtatshme për një pjesë të lexuesve
shkaku i paanësisë partiake, por jam dhe do të mbetëm i tillë derisa të më
punojë mendja dhe zemra për të mirën e popullit dhe vendit tim të shenjtë.
Edhe
pse kam pasur oferta për t'iu bashkangjitur disa prej partive të skenës
politike dhe nismave të fundit partiake nga diaspora, nuk e kam bërë një gjë të
tillë për faktin se, nuk kam dashur ta kufizojë pavarësinë e mendimit dhe
krijimit brenda konjukturave të një partie politike por edhe për faktin tjetër
akoma më të rëndësishëm, se, futja brenda sistemit nuk e ndihmon ndryshimin,
përkundrazi e favorizon dhe ndihmon sistemin aktual qeverisës në vendin tonë.
Intelektualët
materialist janë shndërruar në virus brejtës të ardhmërisë së shtetit dhe
qenjes sonë kombëtare. Aq sa uzurpatorët e shtetit, janë bërë të rrezikshëm
edhe pseudopatriotët e veshur në petkun e intelektualit, që u shërbejnë me
zellë të gjitha pushteteve.