Kerko: a
Shefqet Dibrani: Kolona e Pestë (6)
E diele, 17.05.2020, 12:02 PM
Fejton (6) KOLONA E PESTË - (Fünfte Kolone / Fifth Column)
Shkruan: Shefqet DIBRANI
(Legjenda është marrë nga gazeta: "Fünfte Kolonne”, Frankfurter Allgemeine
Zeitung, 21.03.2014. https://www.faz.net/aktuell/politik/fraktur/fraktur-die-sprachglosse-fuenfte-kolonne-12857778.html)
Lufta në Kosovë ishte luftë për çlirim e cila u zhvillua nga formacionet
ushtarake të UÇK-së[1]. Përçarjet e ndodhura në mes LPK-së dhe
LDK-së[2],
ose ato kundërthënëse LPK & LKÇK, nuk shpjegohen me akuza të ndërsjella[3]
sikurse as përçarjet në mes UÇK-së dhe FARK[4],
nuk mund t’i zbardhin injorantët dhe analfabetët, por duhet të flet
personalisht Isa Mustafa për rolin e tij përçarës e ndjekës që ka mbajtur
kundër LDK-së gjatë viteve 1992-1999, pastaj edhe kundër Oficerëve të karrierës
të pozicionuar pranë FARK-ut, e nëse ka njerëz të vullnetit të mirë, le ta
ndihmojnë edhe strukturat nga Shtabi i “Rognerit”[5],
sepse pavarësisht akuzave, brenda LDK-së ka pasur veprimtar të devotshëm, ashtu
siç ka pas edhe në struktura e sistemit komandues në UÇK. Pra, dua të them se
nuk bënë të prishet imazhi atdhetar e patriotik i ldk-istëve, dhe as nuk duhet
të fyhet as mohohet Lufta për Liri e UÇK-së, për hesape të Kolonës së Pestë, e cila përherë ka sabotuar,
qoftë paqen e qoftë luftën.
Mosmarrëveshjet
kanë prodhuar konflikte, madje në disa raste kanë përfunduar edhe me eliminime
fizike. Si duket ka qenë mision i Kolonës së
Pestë, që i ka ngatërruar atëherë fijet, kurse tani në paqe nuk
lejojnë të zbardhen vrasjet dhe eliminimet e klasifikuara për motive politike,
por siç shihet nuk ka pasur dhe nuk ka vullnet për tu hetuar e as gjykuar këto
vrasje sikurse as për tu luftuar krimi ekonomik dhe korrupsioni i lartë, e të
mos flasim pse nuk ka pasur vullnet në këto 20 vjet për tu zbardhur edeh krimet
e sistemit komunist – UDB-ës[6].
Çuditërisht
këtij avazi i kanë shkuar pas Mediat e Kosovës. Ato nuk janë në krye të
misionit historik, përkundrazi janë në bisht të proceseve, edhe më keq, janë
stërmbushur me familjar e kuadër jo profesional[7].
Përshtypja krijohet se mediat po kontrollon nga një rreth i ngushtë, të cilët
kanë mision për të fabrikuar incidente dhe për të prodhuar skandale të
papranueshme, të cilat përpunohen në shtypin dhe mediat serbe, pastaj të
njëjtat mediume e ripërsëritin të njëjtin lajm, me një ndryshim esencial, kur
theksojnë si burim “mediat dhe shtypin serb”,
prandaj duket se edhe kaosi i tanishëm mediatik, është më shumë artificial, sa
për të prodhuar klimë dhe krizë politike irracionale. D.m.th. ky tension është
produkt i klaneve të interesit të cilat si Kolonë
e Pestë, errësojnë qiellin e Kosovës duke krijuar dyshime dhe
pasiguri të shumta, ashtu siç e theksuam, kryesisht artificiale.
Çfarë
mund të flasim për drejtuesit nëpër TV-të dhe Mediave private, kur dihet se
drejtorët e tyre janë bossa dhe njëkohësisht edhe milioner, në njërën anë kurse
në anën tjetër po të njëjtit janë bijtë e udbashëve të dikurshëm, të cilët
atëherë mbillnin frikë, kurse bijtë e tyre sot po mbjellin kaos e pasiguri në
Kosovë[8].
Mediat në
Kosovë, kryesisht prodhojnë kriza të panevojshme dhe bëjnë spekulime të
paskrupullta. Ja disa:
Rasti me 1000 testetpër
COWID-19[9]. I lëmë anash hulumtimet, nëse Ministrit
Vitia, këtë kontingjent ia paskan sugjeruar përfaqësuesit diplomatik amerikan
në Beograd e Prishtinë. Por thjesht, le ta marrim
se paska qenë një kontrabandë?! Mediat që udhëhiqen nga parime pozitive dhe
mbrojnë interesin nacional, dhe janë të përkushtuara për ta ruajtur higjienën
kombëtar, në asnjë rast nuk do të spekulonin deri në atë nivel, as nuk do të
talleshin me popullin në kohë Pandemie, përkundrazi do ta amortizonin rastin
për aq sa do të ishte e mundur, duke drejtuar sinjalet nga zyrtarët e
prokurorisë për ta hetuar rastin, ndërsa lajmi do të përfundonte me tre rreshta
informacion. Mënyra se si kanë spekuluar Mediat Shqipe në Kosovë, s’ka të bëjë
as me lajmin, por ka të bëjë me skandalin, thjesht ishte një luftë speciale që
mund ta udhëhiqte Kolona e Pestë.
Deklarata e Shkëlzen Gashit, në TV - T7[10], ku
drejtor është Berat Buzhalla, as nuk ishte skandaloze por nuk solli asnjë risi.
Shpifjet kundër UÇK-së datojnë më herët, edhe përpara Raportit të Dick Martit.
Pra ato akuza, janë sajuar më parë nga Leonard Kerquku e Berat Buzhalla[11] dhe nga
Baton Haxhiu e Veton Surroi[12], si dhe
nga një klan që dominon mediat e përgjithshme në Kosovë[13]. Për fat
të keq, për prirje negative dallojnë bijtë e strukturave të aparatit të dhunës
nga sistemi i kaluar[14]. Por ajo
që ndodhi në “TV - T7”, dhe skandalin
që e krijuan pastaj mediat shqipe bashkë me ato serbe, është veprimtari
subversive kundër Republikës që mund ta bënte në kohë pandemie vetëm Kolona e Pestë. Prandaj nuk do të duhej të
kryqëzohej një folës në studio, dhe t’ua falin fajin shpifësve dhe sajuesve
real, që tashmë janë me kilometra, ose orë të tëra emisione që ia tejkalojnë
qindra herë deklaratës së Shkëlzen Gashit. Ai u ndëshkua vetëm pse ishte në
pozitën e Këshilltarit pranë Kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti. Edhe ky lajm
u bë sensacion në mediat serbe dhe pastaj u rikthye për tu përtypur nga Mediat
që i udhëheq Kolona e Pestë, për të
bërë sherr në Kosovë.
Konflikti jo vetëm mediatik por edhe
diplomatik me Ambasadorin Grenell, jo
që nuk është dashur me ndodhur, por në asnjë mënyrë nuk është dashur që Mediat
në Kosovë të prodhojnë klimë antiamerikane, dhe as nuk është dashur të tallen
me fatin e Kosovës. Kosova është e rrezikuar nga Serbia dhe e udhëhequr keq për
20 vjet, nga Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, këtë do
të duhej ta dinte sidomos analisti i RTK-së, Faton Abdullahu[15], pasi
edhe ne e dimë se ai është strukturë që i ka shërbyer, (përkatësisht është i
trajnuar në RIINVESTIN e Isa Mustafës), po ashtu dihet se Faton Abdullahu, ka
qenë edhe këshilltar i tij sa ishte Kryeministër, dhe ne mund të besojmë në
mosdijen kur ai shkruar, por jemi të sigurt se edhe Faton Abdullahu, e dinë se
nuk është dashur Ambasadori Grenell,
t’i jap intervistë Berat Buzhallës, (djalit të filanit...?!), në TV T7. Karshi
këtyre incidenteve, karshi këtyre skandaleve, analistët dhe Mediat është dashur
të sillen më mirë?! Por ne e dimë se Kolona e
Pestë nga RIINVESTI e rame në LDK, nuk ka qëllime të mira as për
Kosovën, se sa për raportet Kosovë – Amerikë as që iu ha bytha. Qëndrimi i tyre
po e shihet. Andaj sjelljet dhe vendimet e Qeverisë në Detyrë, është dashur t’i
trajtojnë më ndryshe, thellësisht e krejtësisht në interes të Kosovës, sepse
ashtu siç u veprua, ka mundur të bëjë vetëm Kolona
e Pestë, e cila ka mision për ta shantazhuar Kosovën.
Edhe rasti i deputetit Behgjet Pacolli[16], u trajtua
keq, nuk do të duhej kurrë t’i ndodhte Kosovës, së këndejmi edhe fryrja e
zjarrit për shkuarjen në Shqipëri e ardhjen e presidentit ishte irracionale, në
raport me ato zhvillime. Pavarësisht deklaratave të pamatura dhe jashtë
kompetencave (qofshin ato edhe kërcënime), që i kanë bërë detyrueshëm zyrtarët
në detyrë, Mediat profesionale kurrë nuk do t’i instrumentalizonin këto rastet
për ta lënduar imazhin e Atdheut! Sepse edhe Mediat, analistet dhe profesorët
universitar i shihnin tensionet dhe mirë e dinin se asnjë arsye logjike e
humanitare për të ardhur në Kosovë nuk e ka pasur Behgjet Pacolli, pasi vendi
kishte masa shtrënguese për shkak të Pandemisë. Po ashtu nuk është dashur as
arsye s’ka pasur, zyrtarët në detyrë të kërcënonin deputetin dhe t’i tregonin
nëse duhej apo jo të vinte në Kosovë, madje në asnjë mënyrë nuk është dashur ta
akuzonte vendin e tij me gjuhën e propagandës Serbe, “për terrorizëm” ashtu siç veproi ish Presidenti i Kosovës, ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe
aktualisht Deputeti i Kuvendit të Republikës së
Kosovës Behgjet Pacolli.
Pothuajse të gjitha debatet televizive që
kanë trajtuar skemën politike dhe situatën me Pandeminë, kanë qenë nën çdo
nivel, profesional, intelektual, human e njerëzor, madje ka pasur prirje të
shumta, për të prodhuar incidente në një situatë të acaruar. D.m.th. as
udhëheqësit, as analistet, gjatë tërë kësaj kohe nuk kanë qenë në nivel të
detyrës, për fat të keq as ata që kishin tituj akademik dhe në të njëjtën kohë
ishin edhe mësimdhënës universitar, që më shumë se interesin e Kosovës i
mbronin konceptet e Kolonës së Peste.
Për keqardhje.
Janë edhe një mori, skandalesh që shkelin
kodin etik të mediumeve informative, që operojnë në Kosovë, duke krijuar
përshtypje se kanë misione të caktuara për të prodhuar kriza të tjera në
Kosovë, pasi as në aspektin human nuk i kanë balancuar raportet nga Klinikat
dhe Terreni, për tu tejkaluar situata e krizës me Pandeminë COWID-19, jo pa
pasoja, por me pasoja sa më të vogla të përballueshme dhe të tejkalueshme. Falë
Zotit, Pandemia u menaxhua mirë dhe suksesshëm falë profesionistëve dhe
vullnetit të Qeverisë në Detyrë, të cilës kleçkën ia vënë ata që kanë hallin e
krimit dhe korrupsionit, prandaj kundër Qeverisë në Detyrë, ka pasur shantazhe
që nga Presidenti e te secili medium informativ.
Madje mediat, me raportimet e tyre skandaloze
jo pak kanë shkelur kodin etik të gazetarisë, kodin etikë të humanizmit
njerëzor, duke shfrytëzuar për pazare politike edhe tragjedinë e ndodhur në Qendrën e Studentëve. Ky rast ishte për
dhembje, por ishte për keqardhje se si është trajtuar nga mediat, që mund të
klasifikohet si veprim i pafalshëm, prandaj do të ishte mirë përveç rastit në
fjalë, një hetim profesional të bëhej edhe për kodin e mirësjelljes profesionale
që e kanë ushtruar mediat në kohë krize, në kohë pandemie, por veçmas përkitazi
me raportimin rreth rastit në fjalë. Ashtu siç është raportuar mund të veprojë
vetëm Kolona e Pestë, e cila bashkë
me çaraveshjet dhe kërcënimet në rrjetet sociale përbëjnë rrezik permanent dhe
krijojnë pasiguri politike në Kosovë.
Po më shumë, kodin elementar të etikës
profesionale po e shkelin disa nga mediat private të cilat deklaratën e shkruar
të Isa Mustafës në FB, e plasojnë në kundërshtim me vlerat humane dhe përgjegjësinë
publike: Në deklaratën e I. M. thuhet se "askush
nuk mund t'i ndryshojë kufijtë në emër të Kosovës”, “Radio Evropa e
Lirë, 07.05.2029”, e sipas Mustafës "as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë
për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian,
Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell,
nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore"[17]. Kjo
deklaratë e publikuar në profilin e Mustafës në FB: "Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që
ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore"[18], është
përpunuar në laboratorin e Kolonës së Pestë,
ndërsa Gazeta Express, jo vetëm se e korrigjon duke hequr emri i Ambasadorit
Grenell, por e falsifikon duke futur emrin e Albin Kurtit, prandaj ashtu si
plasohet merr tjetër kuptim: “Mustafa mesazhe
Borellit dhe Kurtit: Askush s’mund t’i ndryshojë kufijtë nëse s’duam ne, duhet
t’i besojmë vetvetes”[19], thuhet
në raportin e gazetës Express, të datës 07.05.2020)?! Sipas kësaj, krijohet
përshtypja se “Gazeta Express” dhe “TV T7”, nuk e dinë se Isa Mustafa nuk
merakoset fare për Ambasadorin Grenell, as për raportet me SHBA-të, ai është në
Mision, ku bashkë me stafin e këtyre mediumeve plotësojnë konceptin për t’i
akuzuar se janë pjellë dhe pjesë e një misioni që po udhëhiqet nga Kolona e Pestë, që po vepron në Kosovë. Në të
vërtetë, edhe unë jam për t’ua korrigjuar e përmirësuar deklaratat politikanëve
të papërgjegjshëm dhe të paaftë e madje edhe skandaloz. E ky përmirësim do të
duhej të ndodhte edhe nëpër statutet e tyre private, nëse dëshirojmë sa më pak
skandale, por jo kështu njëanshëm siç kanë vepruar, pothuajse të gjitha mediat
në Kosovë, “për dikend Nënë, e për tjetrin
Njerkë?!”.
Të mos
harrojmë se taktikat Sovjetike në Mediat dhe
në politiken e brishtë kosovare kanë ndikim ideologjik, prandaj kryesisht po i
zbatojnë strukturat e sistemit të kaluar komunist, përkatësisht bijtë e
udbashëve që janë shefa nëpër mediat në Kosovë, veprimet e të cilëve ngjasojnë,
tamam siç shkruajnë analistët kroat se janë veprime neokomuniste, të cilat
sipas tyre veprojnë si Kolonë e Pestë Serbe
kundër Kroacisë[20], prandaj kjo Kolonë
e Pestë, pse të mos veprojë edhe kundër Kosovës, themi ne?!...
Ky
deformim nëpër Media në Kosovë, është shqetësues, pasi shihet se Kolona e Pestë, është bërë agresive në të
gjitha planet. Këto veprime, kryesisht kanë mision për t’ia pamundësuar Amerikës dhe vendeve nga BE-ja, shtrirjen e demokracisë në Kosovë dhe
përgjithësisht në rajon. Andaj drejtuesit e Mediave
në Kosovë, sidomos RTK-ja si Medium
Publik, duhet të kuptojnë se politikat e tyre redaktuese janë në
shpërputhje me interesin kombëtar, prandaj janë duke rënë ndesh edhe me
angazhimin e SHBA-ve dhe BE-së në Kosovë, si dhe përgjithësisht në Ballkan[21].
“Meqenëse
Vladimir Putin dëshiron të ndodh
ribashkimi më i madh i të gjitha kohërave”, në Perëndim kanë vazhduar spekulimet
për atë që ai raportoi për Lidhjen e Krimesë me Perandorinë Ruse?! Shikuar nga
prizmi i të gjitha zhvillimet në Ballkan dhe Rajon mund të konstatojmë se nuk
është krejt e kotë, pse kaq shumë në Perëndim, po kritikohet përkrahja
sistematike e Kremlinit për partitë dhe grupet populiste në Ballkan dhe kudo në
Evropë, me të cilët si duket po punojnë për ta çmontuar BE-në nga të gjitha
vendet dhe ndikimet e saj.
FUND
Burimet:
[1]Wikipedia, Enciklopedia e lirë, “Ushtria
Çlirimtare e Kosovës”: https://sq.wikipedia.org/wiki/Ushtria_%C3%87lirimtare_e_Kosov%C3%ABs
- Po aty,
“Lufta e Kosovës”, (1998-1999): https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Kosov%C3%ABs
[2] Tim Judah, Kosovo: War and Revenge (Kosova:
Luftë dhe Hakmarrje) (New Haven/London, 2000).
- Afrim
Caka, “Endjet e djallit të LPK-ës brenda LDK-së”, Revista DRINI, 18 dhjetor
2019: https://revistadrini.info/endjet-e-djallit-te-lpk-es-brenda-ldk-se/
[3] Raport i ICG-së për Evropë N°153, 25 Shkurt,
2004.
[4] International Crisis Gropu “Raport për
Evropë nr. 163, 26 maj 2005
[5] "Kumandantat e shpifur të ‘shtabit të Rognerit", INA,
22/06/2018: https://ina-online.net/kumandantat-e-shpifur-te-shtabit-te-rognerit/
[6]
Reshat Kripa, "Ne nuk harrojmë! Krimet e komunizmit dhe Rezoluta e heshtur
e Kuvendit", Shquiptarja.com, 10 mars 2019: https://shqiptarja.com/lajm/ne-nuk-harrojmw-krimet-e-komunizmit-dhe-rezoluta-e-heshtur-e-kuvendit
-
Abdullah Prapashtica, “A duhet të hapen dosjet e UDB’ës?!”, Pashtriku, 20. 11.
2009: https://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/nentor09/16-22.09/abdullahprapashtica_te_hapen_dosjet_20.11.09.htm
[7]
“Sindikata tërheq vërejtjen për nepotizëm në RTK”, Express, 14.08.2014: https://www.gazetaexpress.com/lajme-sindikata-terheq-verejtjen-per-nepotizem-ne-rtk-36106/
- Edona
Hajrullahu, "Nepotizmi duhet të luftohet në të gjitha instancat në
UP", Arbreshi.info, 16 maj 2018: http://www.arbresh.info/arsim/hajrullahu-nepotizmi-duhet-te-luftohet-ne-te-gjitha-instancat-ne-up/
[8] “UDB-ja serbe dhe udbashët shqipfolës kosovar”, https://uniartpro1.webnode.com/products/udb-ja-serbe-dhe-udbashet-shqipfoles-kosovar1/
-
Dashamir Aliu, "Histeria e propagandës
thashethemnajave-dezinformuse, mashtruese e kamufluese ne trojet etnike
shqiptare", IKVI.at, 9 Qershor, 2018 https://www.ikvi.at/?p=226655
[9]
"Kosova pranon 1 mijë teste për koronavirus nga Serbia", Koha.net, 17
prill 2020, https://www.koha.net/arberi/218034/kosova-pranon-1-mije-teste-per-koronavirus-nga-serbia/
[10]
TV-T7 – FRONTAL, 24.04.2020, Shkelzen Gashi – You Tube: https://www.youtube.com/watch?v=GdNMgMkDmQs
[11] #ZonaExpress:
"Gjahu në UÇK" (Pjesa e parë): https://www.youtube.com/watch?v=AXfdU7Nf52c
#ZonaExpress:
"Gjahu në UÇK" (Pjesa e dytë): https://www.youtube.com/watch?v=vb7zYJGTHWs
[12]
Claus Christian Malzahn, “Lauter Gorillas”, (Die liberale Tageszeitung „Koha
Ditore“ ist der Hort der Demokratie im Kosovo - und ihr Gegner ist die UÇK.), https://www.spiegel.de/spiegel/print/d-14799638.html
[13] Auron Tare, “Baton Haxhiu dhe plani i tij për të falur krimet serbe",
INA. 28.04.2020: https://ina-online.net/baton-haxhiu-dhe-plani-i-tij-per-te-falur-krimet-serbe/
[14]
UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, (E zbuluan UDB-në! Janë hallakat vetë
UDB-ashat në Kosovë. Vetë po tregojën, me stilin alla-shqiptarçe “si krejt
Dyjeja” edhe na ishim në UDB, pa fije turpi), https://www.facebook.com/klakosovo/photos/a.249483931881744/259086994254771/?type=1&theater
[15]
Faton Abdullahu: "Administrata Trump dhe Grenelli po e mbrojnë Kosovën nga
Qeveria Kurti", Lajmi.net, 08 maj 2020: https://lajmi.net/abdullahu-administrata-trump-dhe-grenelli-po-e-mbrojne-kosoven-nga-qeveria-kurti/
[16]
Behgjet Pacolli: Pata frikë nga ndonjë sulm terrorist, për atë aterrova në
Tiranë», Kallxo.com, 30.04.2020: https://kallxo.com/lajm/pacolli-pata-frike-nga-ndonje-sulm-terrorist-per-ate-aterrova-ne-tirane/
[17]Radio Evropa e Lirë, 07.05.2029: https://www.evropaelire.org/a/30599334.html
[18]Isa Mustafa, Facebook, 07 maj 2020: https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2891864627546422
[19]“Mustafa
mesazhe Borellit dhe Kurtit: Askush s’mund t’i ndryshojë kufijtë nëse s’duam
ne, duhet t’i besojmë vetvetes”, “Gazeta Epress”, 07.05.2020: https://www.gazetaexpress.com/mustafa-mesazhe-borellit-dhe-kurtit-askush-smund-ti-ndryshoje-kufijte-nese-sduam-ne-duhet-ti-besojme-vetevetes/
[20]
“NEOKOMUNISTI?KA I VELIKOSRPSKA PETA KOLONA U HRVATSKOJ UKLANJA ?LANKE S
WIKIPEDIE”, Portal Dnevnih Novosti”, 14.08,2019. https://portal.braniteljski-forum.com/blog/novosti/neokomunisticka-i-velikosrpska-peta-kolona-u-hrvatskoj-uklanja-clanke-s-wikipedie
[21]
Berthold Kohler, "Fünfte Kolonne”, Frankfurter Allgemeine Zeitung,
21.03.2014: https://www.faz.net/redaktion/berthold-kohler-11104148.html