Kerko: a
Ramiz Lushaj: Gjeostrategjia e projektit të “Jugosllavisë së Re”
E merkure, 13.05.2020, 01:22 PM
Serbia me “hapjen ballkanike të kufijve” po shfaq gjeostrategjinë e projektit të “Jugosllavisë së Re”
Nga
Ramiz LUSHAJ
I
klonuari Covid 19 na i rivendosi klonet e kufinit në këtë dy muajt e fundit.
Sikur shekullin e kaluar nga Perdja e Hekurt. Ata shqiptarë që nuk ditën me iu
gëzue hapjes së kufijve ndërballkanikë e paneuropian e provuan në këtë Dekadën
’20 se çka domethanë mbyllje e tyne. Ma së forti e ndjejnë ata që kanë derdh
gjak për kufijtë dhe ata që janë në brezat kufitarë shtetëror.
Tashti
trojenikët shqiptarë në Ballkan dhe mërgatat shqiptare në botë po presin të
hapen kufijtë e mbyllun, por ka dhe shtete, organizata e organizma
ndërkombëtare e rajonale që po e keqpërdorin “hapjen e kufinjve” si “Kalë
Troje”.
Një
prej tyne asht dhe Serbia e sotme, sikurse e djeshmja, e cila e paska lëshue
nji lajm se do t’i hapin kufijtë me 1 qershor 2020 me katër shtete ballkanike:
Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Më vjen
keq që këtij lajmi ma tepër se politik (gjithsesi gjeostrategjik) po i bahet
shumë jehonë, ndërkohë që asht nji “lajm lehonë” që pjellë edhe kopili sllave
shoviniste…
E
para, ky “lajm hapjeje e kufijve” nga Serbia tregon dhe njëherë tjetër se
Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet Sovran e të Pavarun, po sikur të ishte ende
pjesë territoriale gjeopolitike e saj (!) Ndaj e kapërcen Kosovën e i “hapka
kufijtë me Shqipërinë”(!) Në rast se dikush i gëzohet këtij lajmi të Serbisë
sikur majmuni në pemë para frutave e luleve, përndryshe, po i bie me thanë, si
“kohë majmunësh”. Një metaforë kineze budiste flet për “majmun të mendjes” duke
iu referuar të pavendosurës, shtetit të shqetësuar të mendjes së njeriut.
Çështja
shtrohet thjeshtë e qartë: Prishtina zyrtare, Presidenti Thaçi e Kryeministri
Kurti dhe të gjithë ish-presidentë e ish-kryeministra, kryetarë partish
politike e të tjerë, pse nuk dalin me një kundër lajm ndaj/kundër këtij lajmi,
qoftë dhe “me diplomaci...” duke mbrojtur shtetin e ri të Kosovën.
Si
asht e mundun që ta pranojnë Tirana zyrtare e lidershipi i saj politik, bota
akademike e nacionaliste, që ta cilësojnë “hapje e kufijve” ballkanikë edhe me
Shqipërinë, duke e harrue, menjanue apo cilësue si të aneksueme Kosovën
dardane(!)
Ende
nuk arrihet të kuptohet që të mos reagojnë ndaj kësaj “hapje kufitare
ballkanike” (të njëanshme e të qëllimshme) edhe ato shtete kufitare me Serbinë
që e kanë njohur ndërkombëtarisht Kosovën shtet të pavarur e sovran, si
Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Bullgaria, ndërkohë që ky
reagim nuk pritet nga vet Serbia, Bosnje-Hercegovina e Rumania.
E
dyta: kjo “hapje ballkanike e kufijve” nga Serbia ka të bajnë dhe me
gjeostrategjinë e saj ma të re të projektit të vjetër të krijimit të
“Komonuelthit Serb”, të “Jugosllavisë së Katërt”...(!)
Çështja
shtohet kështu: Pse Serbia po don me i hap “kufijtë ballkanikë” vetëm me këto
katër shtete: Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria,
të cilat prej kohësh po ju endet rrjeta e merimangës serbe apo, ma keq, t’i
“gllabrojnë politikisht” në këtë projekt “Oktapodi Serb”.
Përndryshe,
çështja shtrohet dhe kështu: Pse nuk po i hap Serbia “kufijtë ballkanikë” dhe
me fqinjtë e saj të tjerë ballkanikë, si me Kroacinë, Bullgarinë, Hungarinë e
Rumaninë. Shtojmë dhe faktin tjetër: edhe këto shtete ballkanike, veçanarisht
Kroacia, etj., i kanë treguesit e mirë të mosprekjes e të shërimit të
popullsisë së tyre. Ndërkohë që Kroacia i ka hap kufijtë e saj prej të hanes së
mesme të majit 2020, pse nuk i hapën dhe Serbia me Kroacinë kufitare si me Shqipërinë, etj.
Ndaj,
kjo “hapje e kufijve ballkanikë” vetëm me 4 shtetet: Mali i Zi, Maqedoni e
Veriut, Bosnje-Hercegovinë e Shqipëri, ka të bajnë me gjeostrategjinë serbe e
sllave të aneksimit territorial të shtetit të ri të Kosovës dhe atë të
projektit të krijimit të “Jugosllavisë së Re”.
Tiranë, 12 maj 2020