Kerko: a
Astrit Lulushi: Aftësi
E merkure, 13.05.2020, 11:37 AM
Aftësi
Nga
Astrit Lulushi
Thjesht
quhet ‘Teori e Mendjes’, por përdoret për të kuptuar se nuk je vetëm ti që ke
besime, qëllime, dëshira, emocione e njohuri. Teoria e Mendjes është e
domosdoshme për të kuptuar se edhe të tjerët kanë besime, dëshira, synime dhe
këndvështrime që janë të ndryshme nga të tuat; është aftësia për të imagjinuar,
është diçka e veçantë, si të fjala, që vetëm njeriu e flet, dhe qëndron në
thelb të të gjitha imagjinatave. Letërsia artistike thuhet të ketë ardhur në
ekzistencë si mjet për të përshkruar Teorinë e Mendjes - Othello shpesh merret
si shembull, ku audienca duhet të ndjekë njëkohësisht, këndvështrimin e
sinqertë të Desdemonës, pikëpamjen plot xhelozi të Othellos, ndjenj?n
keqdashëse të Iagos, plus, mendimin e autorit (Shekspirit) për çdo personazh
dhe, në fund, pikëpamjen e secilit pjestarë të audiencës - pikëpamjet e tyre
nxjerrin konkluzione të ndryshme megjithëse shohin të njëjtën shfaqje - pasi j
o rrallë në jetë njeriu ndeshet me riprodhime karakteresh, ku negativi del si
shembull që duhet të ndiqet. Njeriu mund të balancojnë zakonisht katër ose pesë
shtresa këndvështrimesh të tjetrit.
Por
pse njerëzit e zhvilluan këtë aftësi në nivele të tilla? Ndoshta me siguri
sepse ishte e rëndësishme për të mbijetuar. Në kohë të lashta, në një fis ku
dhuna ishte rutinë, klima ishte e ftohtë, natyra e ashpër dhe stomaku ishte
bosh, të kishe një kuptim se çfarë mendonte tjetri ndihmonte të njihje dhe të
shmangie rrezikun, lejonte të bëje aleanca dhe miqësi, të fitoje ndihmën e të
tjerëve për të mbrojtur dhe ushqyer veten dhe mbarë vendin.
Ky
talent i mrekullueshëm e bën njeriun të imagjinojmë se çfarë mendon tjetri, që
nga moment i zgjimit, pavarësisht nëse ka ndërmend apo jo. Ai vazhdimisht i
konsideron ndjenjat e të tjerëve ndaj vetes dhe përpiqet të hamendësojë arsyet
e sjelljes së tyre.
Pajisur
me teorinë e mendjes, e cila, si edhe fjala, i erdhi si dhunti që e ndan nga
kafsha, njeriu filloi të shohë këndvështrime në çdo gjë që ishte e rëndësishme
për mbijetesën e tij - në qiell, mot, përrenj, burime nga pinte, pemë, ku preja
mund të fshihej ose, që bënin hije. Kafshëve u dha personifikime, nga të
menduarit e të cilëve duhej të kuptonte nëse do t'i gjente dhe t'i gjuante.
Pothuajse çdo gjëje mund t'i jepej një karakter ose shpirt. Njeriu kërkonte
ndihmë nga këto qenie, ashtu si kërkonte ndihmë nga tjetri. Për t’i kontaktuar
këto shpirtra, njeriu zhvilloi rite, ku kalonte deri në ekstazë, - mund të
mjegullonte, të qëndronte për dekada në krye, duke shtypur, vrarë e duke prerë
- dhe zbuloi se ishte gjithashtu i aftë të shpikte edhe perëndi të reja, në formë
partie, me të gjitha mjetet bindëse të frikës e torturës. Tani, nisur prej
këtyre, do të ishte e panevojshme të thuhej më, se sa shumë, shumë më tepër i
aftë është njeriu në rrethana të caktuara.