Kerko: a
Agron Tufa: Hetime e dënime të reja politike të kreut të SPAK, Arben Kraja, ish hetues i daktaturës komuniste
E marte, 12.05.2020, 04:59 PM
HETIME E DËNIME TË REJA POLITIKE TË KREUT TË SPAK, ARBEN KRAJA, ISH HETUES I DIKTATURËS KOMUNISTE
NGA
AGRON TUFA
Kur
bëra pubike për herë të parë (dhjetor, 2019) dokumentat arkivorë të kreut të
sapozgjedhur të SPAK-ut, ish-hetuesit komunist Arben Kraja, të zgjedhur me një
procedurë mbi trevjeçare Vetingu, pati reaksion të madh, ku nuk munguan
mbrojtësit e tij. Ca më shkruan në privat me një ton gjysmërixhaje e
gjysmëkërcënimi. Ca të tjerë, kolegë të ish-hetuesit komunist Kraja (si
ish-hetuesi dhe spiuni Bujar Sheshaj) edhe ata të zgjedhur me Veting, dolën
hapur që në mbledhjen e parë të KLP-së së sapoformuar, me thirrjen - të
qëndrojmë grushtbashkuar rreth kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, për ta mbrojtur
atë dhe njëri-tjetrin nga sulmet e Agron Tufës!
Ndonjëri
prej dalëzotësve të Krajës, kaloi nga mohimi total në relativizim, duke e
minimizuar rolin e Arben Krajës vetëm me rastin e të rinjve shkodranë Luçi dhe
Bizi.
Tani
publikut po i servirim dokumenta me firmën e Krajës, ku dëshmohet se rasti i
Luçit dhe Bizit nuk ka qenë rast i vetmuar! Ka dhe raste të tjera, që do t'i
publikojmë më vonë, për t'u përsheshur turinjtë "avokatëve të
djallit".
Në
këto dokumenta shihet se Partia i ka ngarkuar Arben Krajës hetues (sot kreu i
SPAK), gjuetinë e shtrigave mbi rininë shkodrane. Dhe kur se! Pasi mijëra
shqiptarë kishin thyer barrierat e ambasadave dhe ishin larguar drejt Europës
'kapitaliste'. Pra, në fund të korrikut 1990! Dhe me çfarë egërsie!
Viktima
tjetër e hetuesit komunist mizor Arben Kraja, është 22 vjeçari shkodran Andrea
Daija, të cilin e ka torturuar dhe detyruar të firmosë se ka pasur në plan
tentativë për arratisje.
Një
pjesë e dosjes ku protagonist është Arben Kraja hetues, e keni më poshtë.
Një
gjë na ngelet si gjithmonë mister:
Si
ka mundësi që Autoriteti i Rrënimit të Dosjeve për ish-Sigurimin e Shtetit e ka
nxjerrë të pastër në Veting këtë hungërues të Diktaturës!? Si ka mundësi që
AIDSSH i numëron (dhe i justifikon) Arben Krajës vetëm rastin e të rinjve Luçi
e Bizi? I njeh dosjet Autoriteti i Dosjeve apo e ka fshehur me qëllim këtë
rast? Dhe, interesante: me çfarë qëllimi? Apo që të bëhej kreu i SPAK-ut
pikërisht një prej qenve që ka këputur zinxhirin e Diktaturës komuniste për të
kafshuar tashmë në hapësirën e shoqërisë me institucione demokratike?
Dhe
sa demokratike është kjo metodë bizarre?
O
vëllezër! Nuk mund ta bëjnë drejtësinë këta kainë! Ata duhet të japin llogari
në bankën e akuzës! Diktatura e Re e Rilindjes do të bjerë me turp dhe
simahorët e Diktaturës së Vjetër duhen spastruar pa mëshirë, tok me mekanizmat
që na i sollën në krye.
Urgjentisht!