Kerko: a
Hilmi Saraçi: Azem Bejta respektonte trimërinë e luftëtarëve Saraçi
E hene, 11.05.2020, 05:47 PM
Azem Bejta respektonte trimërinë e luftëtarëve Saraçi
Gjatë
kohës (1920-1924), Azem Bejta, si zakonisht në këto lufta, tregonte trimëri të
madhe. Forcat serbo-cetnike kishin frikë të madhe të ndeshen ball për ball me
Azem Bejtën dhe luftëtarët e tij, prandaj shumë herë kur vinin për ta rrethuar vëndin
ku ndodhej me luftëtarët e tij, nuk kishin guxim të sulmojnë dhe të fillojnë
luftën sepse e dinin se do të vriteshin si bishat e malit…
Nga
Hilmi Saraçi
Ishte
nata e bajramit e vitit 1923 , kur Azem Bejta me 60 luftëtarë qendronte të
“Kroi i Hajdukut” (Qyqavicë). Ishin të lodhur dhe të raskapitur nga lufta që
kishin zhvilluar kohë më parë , por edhe të uritur shumë sepse që disa ditë
vështirë e kishin pasur të gjejnë bukë. Prandaj Azemi në takimin që kishte
mbajtur me luftëtarët e rezistencës kombëtare të “Kroi i Hajdukit”, kishte urdhëruar katër luftëtarë që të
shkojnë në Ashlan të Tahir Ashlani dhe
të organizojnë me fshatarët përgatitjen e ushqimit për 60 luftëtarë, pasi ishte
nata e bajramit, ashlanasit kanë traditë organizative për festat fetare dhe për
festa tjera kombëtare dhe respekt ndaj luftëtarëve të rezistencës-kishte thënë
Azemi. Ai më herët të shumten e kohës e kishte
kaluar në kullën e Veli Ashlanit dhe e njëhte mirë bujarinë dhe
mikpritjen e ashlanasëve. Mirëpo, si
duket Tahir Ashlani me rezervë e kishte pranuar këtë porosi të Azemit, pasi që
ishte natë e bajramit, njerëzit nuk kanë sa duhet për këto raste as për vete,
prandaj kishte propozuar që këta luftëtarë të shpërndahen edhe në disa fshatra
të tjera dhe mos të ngarkohen vetëm ashlanasit. Kur i kishin treguar Azemit,
pasi ishin këthyer të “Kroi i Hajdukit” (Qyqavicë), Azemi ishte hidhëruar pa
masë, prandaj kishte urdhëruar që të merren masa ndëshkuese ndaj Tahir
Ashlanit. Në mesin e luftëtarëve kishin qënë të pranishëm luftëtarët: Sadri
Saraçi, Avdi Saraçi dhe Bajram Saraçi. Me të dëgjuar urdhërin e Azem Bejtës,
Sadri
Saraçi kishte reaguar, pasi Tahir Ashlani dhe vëllai i tij Ferati ishin dhëdurr
të tij dhe të Hamit Saraçit.( motra e Hamitit , Zyla ishte e martuar për
Tahirin, ndërsa motra e Sadriut,
Shehidja ishte e martuar për Feratin), prandaj për këtë arsye Sadriu nuk ishte
pajtuar me një veprim ndëshkues ndaj dhëndurrëve dhe familjes së tyre . Kështu Azemi i hidhëruar
për reagimin e Sadriut, kishte nxjerr pistoletën dhe kishte dashur që ta vrasë
Sadrinë, por edhe Sadriu kishte nxjerr pistoletën kundër Azemit. Në këto
momente kishte hy ndërmjet Halil
Xhemaili nga Vërrnica e Avdiagës dhe
kishte evituar më të keqën…(dekleratë e Avdi Saraçit, Bajram Saraçit dhe
të Hamdi Ashlanit).
Në
këto momente Azemi ishte ulur dhe kishte ndezur një cigare në qehlibar dhe
kishte thirr Sadriun që të ulet pranë tij. I kishte zgjatur dorën dhe e kishte
përqafuar duke thënë se “përpak të prisha se nuk e paskam ditur se kam një
bashkëluftëtar kaq trim që guxon të drejtojë armën Azem Bejtës. Prej sotit
kurkush më afër meje nuk ka me qenë se Sadri Saraçi”. Disa shokë të pranishëm ,
jo për ta nënçmuar Azemin, kishin thënë se kemi shumë luftëtarë të tjerë trima
si Sadriu. Këngëtari popullor për këtë rast kishte kënduar: (Fragment)
Azem
Bejta një mbret i ri
Sadri
Saraçi i rri karshi…
Si
shqiponja luftojnë për liri…