Kerko: a
Enver Bytyçi: Policia e fashiste në sheshin Skënderbej
E shtune, 09.05.2020, 04:18 PM
Policia e fashiste në sheshin “Skënderbej” dhe një thirrje për Sandër Lleshin!
Nga
Enver Bytyçi
Në
diktaturën e Hitlerit kishte një lloj policie të moralit! Në diktaturat
komuniste policia vihej në veprim për atë që quhej “shkelje e moralit
komunist”! Në Iranin e sotëm kjo lloj policie është institucion kushtetues dhe
“mbron” moralin fetar islam, më saktë diktaturën e Khomeinit!.
Sot
në Ditën e Europës, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, pamë praktikisht se
çfarë përfaqëson kjo lloj policie e moralit fashist. Ajo dhunon çdo qytetar, i
cili kundërshton dhunën, mashtrimin, gënjeshtrën, korrupsionin dhe politikat e
shkatërrimit të Shqipërisë nga ana e kryeministrit të vendit dhe kryetarit të
Bashkisë së kryeqytetit! Ndërkaq ambasadori Soreka me këtë rast i bën fresk
kryeministrit Rama në një konferencë të përbashkët për medien! Fashizëm në
ditën e fitores mbi fashizmin dhe i bekuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë!
Dhe
diçka për ministrin Lleshaj, jep së paku në fund të epidemisë së Rilindjes
dorëheqjen, që t’ju mbetet sado pak integritet dhe dinjitet prej mirditori!