Kerko: a
Tefik Ramadani: Ideologjia politike nuk ngatërrohet me çështjen kombëtare
E premte, 08.05.2020, 12:36 PM
AKTIVITETI I SHTUAR I LDK-së NË GJERMANI
IDEOLOGJIA POLITIKE NUK
NGATËRROHET ME ÇËSHTJEN KOMBËTARE
(Jeta
është e shkurtër, por e vërteta rron shumë dhe arrin larg - Shekspiri)
Nga
Tefik Ramadani
Para
disa ditësh u mbajt një takim i zgjëruar i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck
të B. Würterberg-ut. Këtë takim e udhëhoqi kryetari i aktivit të LDK-së Xhafer
Leci. Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e kryesisë së degës të LDK-së për
Gjermani, Emrush Lokaj e Osman Doda, sekretari i nëndegës për B. Würterberg
Mejdi Laçaj, e shumë bashkatdhetarë nga rrethina e Stuttgartit. Mysafirë të
ftuar në këtë takim ishin ish të burgosurit shumëvjeçarë në burgjet komuniste
të Kosovës dhe të Shqipërisë, Kadri Osmani, aktualisht kryeredaktor i revistës
“Shqipëria etnike” që botohet në Zvicër, Idriz Zeqiraj, i burgosur për shumë
vjet në Shqipëri, aktualisht kryetar i nëndegës së LDK-së për Rheinland-Pfalz
dhe Tefik Ramadani, i dënuar për veprimtari politike pas vitit 1981.
Takimin
e hapi kryetari i aktivit Xhafer Leci. Pasi i përshëndeti mysafirët dhe të
pranishmit në sallë kërkoi që me një munitë heshtje të nderohen dëshmorët dhe
gjithë ata që derdhen gjakun për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pastaj fjalën
ia dha Kadri Osmanit, i cili e vlerësoi lart veprimtarinë e LDK-së dhe të
kryetarit Rugova. Duke u shërbyer me një anekdotë, ai kritikoi ata të cilët më
shumë luftuan për karrierë se sa për Kosovën. Vrasjet politike janë një
realitet i turpshëm dhe të gjithë ata që janë përgjegjës herdokur duhet të
dalin para gjyqit. Kadri Osmani tha se Rugova e dinte se në Tiranën zyrtare nuk
mund të llogariste për ndihmë. Ai nuk pranoi të bashkëpunojë as me Tuxhmanin,
sepse e kishte me hile. Dr. Rugova injoroi Tiranën zyrtare, pra pasuesit e
sistemit komunist-stalinist edhe pas luftës, sepse asgjë e mirë nuk mund t’i
vijë Kosovës nga stalinistët, qofshin ata të Tiranës apo të Prishtinës. Emrush
Lokaj foli gjerësisht për aktivitetin e LDK-së në Gjemani dhe për kontributin
që ka dhënë kjo degë në ndërtimin e institucioneve të Republikës të Kosovës dhe
në interna-cionalizimin e çështjes shqiptare. I ftoi bashkatdhetarët që edhe
mëtutje të kontribuojnë duke e ndihmuar Kosovën në të gjitha format e mundshme.
Idriz Zeqiraj e përshkroi rrugën e LDK-së gjatë këtyre 11 vjetëve, duke sfiduar
pushtuesit jugosllav. Politikën paqësore e imponoi raporti i forcave,
megjithatë dr. Rugova mendoi edhe për luftën. Nisma për krijimin e Minis-trisë
së Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës në fillim të viteve `90-ta,
është dëshmi bindëse që demanton falsifikimet e qëllimta. Duke folur për
organizimin që ia bëri LDK-ja diasporës shqiptare, në veçanti për ndihmën morale e materiale
dhënë Kosovës, Idriz Zeqiraj potencoi me fakte se begatimi i fondeve
mundësoi mbijetesën e Kosovës për më shumë
se një dekadë. Është djersa e mërgimtarëve tanë, ajo që armatosi dhe ushqeu
Ush-trinë Çlirimtare të Kosovës. Rrjedhimisht, duke qenë një prapavijë e fortë
e luftës edhe disapora ishte e pranishme në vetë luftën. Donatorët e Fondit të
Republikës së Kosovës të shprehur në 3%-in obligativ do të jenë gjithëherë
qytetarë të nderuar dhe të respektuar të Kosovës. Pastaj foli edhe për jetën
partiake sot dhe për fushatën e qetë që ishte zhvilluar në zgjedhjet e mbajtura
në Kosovë. I uroj fitoren LDK-së, por njëherit përkujtoi se ishte ky një
nderim, por edhe një obligim i madh për LDK-në.
Tefik Ramadani apeloi për një tolerancë dhe një bashkëpunim më të madh
të subjekteve poli-tike të Kosovës. Edhepse Kosova tani është e lirë nga
makineria vrastare ushtarako-policore serbe, ajo ende nuk e ka arritur qëllimin
e saj final, njoh-jen e pavarëisë. Ne shqiptarët tha, duhet të mësohemi me
thelbin e demokra-cisë dhe pluralizmit, se duhet të respektohet mendimi i lirë
dhe se kundër-shtari politik nuk është armik, por partner me të cilin duhet
bashkëpunuar, për të mirën e përgjithshme. Duke iu përgjigjur në një pyetje të
një bashkatdhetari për atdhetarin e madh, të ndjerin Metush Krasniqi, Tefik
Ramadani përkujtoi fjalët e Baces Metush se:…”Me qenë dielli komunist, nën atë
diell nuk kisha me u ngroh, sepse komunizmi edhe rrezet e diellit i prish” dhe
shtoi se baca Metush ishte një burrë i madh i Kosovës, i cili kurrë nuk e
ngatërroi ideologjinë politike me çështjen kombëtare dhe për këtë mbetet
shembull dhe udhërrëfim për të gjithë neve. Në emër të Bashkësisë Shqiptare për
B Würtemberg tubimin e përshëndeti Faridin Tafallari.
Pastaj
pasuan pyetjet e bashkatdhetarëve për problemet e ndryshme me të cilat
ishin të preokupuar. Çështja e pajisjes
së mërigmtarëve me dokumente të udhëtimit nga UNMK-u, u shtrua si një ndër
problemet më akute momenntalisht. Ata ishin të një zëri se më nuk dëshirojmë të
udhëtojmë më pasaporta serbe. Takimin me një fjalë të shkurtër e
për-shendeti edhe sekreteri i nëndegës
për Baden-Württemberg Mejdi Laçaj. Takimin e shpalli të mbyllur kryesuesi
Xhafer Leci. Në fund për bashk-atdhetarë u shfaq një program i shkurtër
muzikor, nga grupi i Stuttgart-it.
Tefik Ramadani "Bota sot", 22 shkurt 2001