Kerko: a
Anton Berisha: Kufinjt? jan? rregulluar me projektin amerikan
E merkure, 06.05.2020, 11:22 AM
KUFINJTË JANË RREGULLUAR ME PROJEKTIN AMERIKAN
Nga
Anton Berisha
Debati
per patriotizem ndermjet Kurtit dhe Haradinaj ka te beje me primatin e mbajtjes
gjalle te temes se shpetimit te territorit te Kosoves, nje perralle qe ecen
mire si teme e brendshme e pa asnje ndikim ne kontekstin nderkombetar. Eshte e
njejta gje, sikurse tema e Thaqit per korigjime kufinjsh, bashkime territoresh,
ngase perrallat janë bërë model i berjes se politikes vendore.
E
verteta, qendron, se shteti i Kosoves eshte nje projekt nderkombetar
respektivisht amerikan dhe si i tille eshte i paprekshem.
Por,
çlirimi i Kosoves, sakrificat tona shekullore, edhe pas 20 vjetesh nuk sollën
çlirimin e brendshem.
Nje
popull qe nuk mund te çlirohehet brenda vetes, nuk mund te krijoje paqe per
veten e as per popujte tjere.
Prandaj,
ashtu siç ishim te paafte per t’u çliruar vet, ashtu siç jemi te paafte per te
krijuar rend demokratik, do te detyrohemi qe pertej vetes te kontrollohemi;
derisa brenda vetes, askush nuk e ka ndermend te na ndihmojë.
Zgjodhem
modelin autokratik, anarkik, komunist apo demokratik, me rend e ligj apo te
kriminalizuar e ideologjik, eshte çeshtje e brendshme e jona perderisa nuk
prekim te tjeret.
Pervoja
e ketyre dekadave ka deshmuar, se vetem dr. Rugova arriti te gershetoj
tradicionalen dhe perendimoren. Ishte ai qe mbylli hapesiren ideologjike e
mentalitetin e pushtueseve lindorë.
E
meqe nuk doli nje tjeter, kemi mbetur ne mes te rruges, deri dikund ngjashem me
boshnjaket, te vetmit ne Europë!