Kerko: a
Hilmi Saraçi: Rezistenca dhe lufta në Bivolak (Burim) (1941)
E merkure, 06.05.2020, 11:31 AM
Rezistenca dhe lufta në Bivolak (Burim) (1941)
(Në
vitin 2007 Azem Hajdini-Xani ka shkruar një libër që bënë fjalë për luftën në
Artakoll, respektivisht në Bivolak, por disa ngjarje të lidhura me luftën në
këtë hapsirë të Artakollit nuk qendrojnë, veçanërisht për luftën e zhvilluar në
vitin 1941 në Bivolak, Hajdini bazohet në disa të dhëna të pasakta si dhe nga
disa deklarime të dëshmitarëve që nuk ishin pjesëmarës (prezent) në këtë luftë
, nuk ishin të gjallë kur është
zhvilluar lufta në Bivolak, prandaj deklaratat e tyre për këtë luftë janë të mangta dhe fare pak identike
me rrjedhen e këtyre ngjarjeve të luftës në Artakoll).
Nga
Hilmi Saraçi
Lufta në Artakollë kundër forcave serbo komuniste (çetnike), në veçanti e luftetarëve të kësaj ane ( Artakollit, respektivisht Bivolakut), fatkeqësisht nuk është shënuar dhe nuk është bërë fjalë sa duhet nga historianët tanë, fare pak është shkruar për veprimtarinë e tyre patriotike, luftën e tyre për rezistencën kombëtare , gjatë përiudhës 1918-1947, në veçanti
Lufta
në Bivolak (1941) është njëra ndër luftat më të lavdishme të kësaj periudhe
kundër forcave kriminale serbo-çetnike në Artakoll. Bivolaku gjithmonë ka qenë
halë në sy e armikut serb, sepse nga ky fshat kanë lindur dhe kanë zhvilluar
veprimtarinë e tyre patriotike shumë luftetarë, prandaj në këtë vit (1941) forcat
e shkapërderdhura serbo çetnike me rastin e invadimit të forcave gjermane,
kishin vendos që një natë të hërshëm, para mengjesit ta shfrytëzojnë këtë parregullësi dhe ta sulmojnë Bivolakun më parë e pastaj edhe
fshatrat të tjera të Artakollit që shtriheshin rrëzë Qyqavicës, në lindje .
Këtë organizim kriminal e kishin organizuar serbët e Gllavotinit dhe të
Prilluzhës, në krye me Stojanin, një gjandar i njohur në atë kohë për zullum
ndaj shqiptarëve.
Një
mengjesi të hershëm Muharrem Klinaku nga Bivolaku kishte shkuar në Zabelin e
Gllavotinit për dru, respektivisht për ta shikuar tereninë në këtë
kohë të përzier. Derisa ishte duke shikuar terenin , nja 20-30 metra larg tij degjohej një bisedë. Kur
ishte afruar më afër , kishte vërejtur një çetë ushtarësh çetnik me armë të
llojeve të ndryshme . Ata mbanin konsultimin e fundit për të realizuar sulmin
kriminal, të përgatitur enkas për fshatin
Bivolak . Muharremi në këtë rast kishte dëgjuar urdhërin nga eprori
çetnik që të vrasin dhe të prejnë kënd ta gjejnë nga banorët e fshatit Bivolak
dhe më në fund t’i kallin shtëpitë e tyre (shqiptarëve). Me të dëgjuar këto
mendime dhe urdhëresa të çetnikëve , me shpejtësi të rryfeshme ishte këthyer në
fshat. Më parë kishte lajmëruar meshkujtë (luftëtarët) Saraçi si Fejzulla
Saraçin, Avdi Saraçin , Bajram Saraçin, Fazli Saraçin ,Ismail Saraçin Ahmet
Saraçin, Hasan Saraçin e të tjerë , pastaj kishte shkuar në familjen Klinaku.
Ende zgjuat i kishte gjetur Murtez Klinalun , Elez Klinaku dhe Sadri Klinakun
të cilët ishin përkatitur me qerre për ta bajtur sanën .Pasi u kishte treguar
se çka kishte parë dhe çka kishte dëgjuar të “Zabeli i Gllavotinit”, si
luftetarët Saraçi ashtu edhe luftetarët Klinaku e të tjerë nga fshati me
shpejtësi kishin marr armet dhe kishin zënë pozitat në të tri anët e rrugëvë që
shpie në drejtim të fshati, ku nga këto drejtime serbët çetnik do të mësynin në
fshat…
Tani
veç ishin afruar çetnikët të varrezat, në drejtim të ” Përpjetëses” Luftëtarët
Saraçi dhe Klinaku me shpejtësi të
rrufeshme kishin dalur në krye të rrugës
dhe kishin urdhëruar që të ndalen
çetnikët, por Stajan Xhandari që printe në krye të kolonës ishte përgjegjur se
janë gjandarë që kanë për të kryer disa
punë rutinore- shtetrore. Ne nuk lejojmë që të hyhet në fshat në këtë kohë ,
natën dhe nuk njohim as gjandarë as pushtet të Serbisë kishte jehuar zeri i Sadri
Klinakut i cili e kishte marr në nishan
Stojan Xhandarin të cilin e qëllojnë në krahun e djathtë, dhe e
plondosin për toke.
Pastaj
kallet lufta në të dy anët. Forcat çetnike e ndalin turrin duke u përpjekur të
dëpërtojnë në anën e djathstë kah “Kodra” ku hasin në pozicionin ( priten) e luftetarëve Saraçi (Ismail
Saraçi, Ahmet Saraçi, Hasan Saraçi e të tjerë). Në këto momente vriten disa
çetnikë, ndërsa të tjerët marrin iken në drejtim të Prilluzhës. Jehona e luftës në Bivolak shpejt merr dhenë dhe tani
fshatrat për rreth Artakollit , por edhe
të Drenicës me luftetarët e tyre në krye me Mehmet Gradicën vijnë për të
luftuar kundra bandave çetnike . Mitrolozi i Mehmet Gradicës jehonte dhe kund
vend nuk u linte çetnikëve të cilët nga frika ,shumica prej tyre ishin mbytur
në lumin Sitnicë duke u përpjekur për të
shpëtuar…
Armet
e çetnikëve tani kishin mbetur në pozicionet që kishin zënë, por duhej njohuri
që të përdorën disa armë si mitrolezi i
rëndë e disa të tjera . Hysen Hyseni
gjithashtu nga Bivolaku. njëri ndër pjesëmarësi e luftës në Bivolak kishte
njohuri në përdorimin e armëve të llojeve të ndryshme , prandaj shpejt i vënë
në përdorim mitrolezin kundër armikut. Nga kjo luftë në Bivolak vritet një
fëmij i vogël i Muharrem Klinakut që nëna e tij e mbante në krahëror. Në Strofc
vritet Xhemë Azem Hasani, ndërsa plagoset Sefer Mehmeti nga Bequku një
luftëtarë i njohur në këtë anë gjatë luftës me çetnikët…
Në
këtë luftë për shkak të ndihmës që kishin dhënë disa serbë nga fshati Bivolak,
mbëturinave serbo çetnike për ta sulmuar fshatin Bivolak në shënjë hakmarrje vritën dy djem të Xheka
Milenkoviqit , vëllai i tij ,Gila dhe një fëmër nga familja Markoviq e cila
kishte pasur qëndrime nacionaliste dhe shofeniste ndaj shqiptarëve në fshat dhe
më gjerë , shumë herë kishte nxjerr telashe gjatë kësaj periudhe . Mirëpo për këto vrasje më vonë, si duket,
Xheka ishte hakmarr indirekt duke ndikuar në ushtrinë gjermane që në mesin e
saj ishin të infiltruar edhe disa mbeturina serbo çetnike , të cilët një ditë kishin ardhur në Bivolak dhe i kishin marr Zenullah Saraçin ( djalin e Fejzullahut,15
vjeçar) dhe Avdyl Klinakun (60 vjeçar) të cilët në mes të Hamidisë dhe
Bivolakut , të “Arat e çerkezve” i kishin pushkatuar…
(Fragmemt nga libri im: ”Shpalime nga historia dhe
trashëgimia”)