Kerko: a
Viron Kona: Bajlozi i frikshëm
E premte, 27.03.2020, 11:55 AM
Viron Kona
Bajlozi
i frikshëm 1)
Mbyllur
në shtëpitë-karantinë rrimë, mendojmë,
për
ditët që ikin e për t`pasigurtat ku shkojmë,
në
shoqërinë e pareshtur t`cicërimave t`zogjve,
sirenave
t`policisë e ambulancave që gulçojnë.
Medijet
na bombardojnë non - stop pareshtur,
virusi
i zi përhapet dhunshëm si muzikë horor,
jeta
njerëzore e rruzulli tokësor po tronditen,
na
mban fort n`kthetra bajlozi i zi me
kurorë.2).
Zemërohemi
pareshtur që s`po e mundim dot,
këtë
të paudhë, të paburrë dhe armik tinëzar,
ç`na
duhen armët atomike,raketat hapësinore,
kur
s`bëjmë dot zap këtë korona virus zuzar!?
Mblidhemi,strukemi
familjarë, të rritur, fëmijë,
pranë
njëri-tjetrit në shtëpitë tona - karantinë,
t`kapur
fort nga mankthet çdo natë e çdo ditë,
shpresojmë
jetën, por përfytyrojmë tragjedinë.
Çdo
zbulim shkencor është si një yll në
errësirë,
na
ngjall shpresë se ilaçin e duhur po
zbulojmë,
por
lajmet kaotike kundërshtojnë njëri - tjetrin,
me
telekomanda n`duar stacione jete kërkojmë.
Humbja e besimit
s`po na ndihmon për asgjë,
veçse
na mjegullon keq të ardhmen që na pret,
ndaj,
mblidhuni o të ditur t`gjithë botës
mbarë,
ta
shporrim nga globi këtë xhelat që po na vret!
T`u
kthejmë buzqeshjen fytyrave njerëzore,
të
thithim me tërë forcën e mushkrive lirinë,
të
ngrihemi së bashku kundër bajlozit të zi,
ta
prangosim shpejt në muzeun -karantinë.
-----------------
1).Bajloz (Baloz).
Figurë mitologjike e rapsodive popullore që përfaqëson një rrezik, një vigan të
keq, herë-herë edhe përbindësh.
2). Koronavirus ose
“virusi me kurorë” është një nga dhjetëra viruse, që shkaktojnë gripin dhe
infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Simptomat kryesore janë: lodhje dhe
dobësi e përgjithshme, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje koke, kollë,
temperaturë e lartë dhe ethe. Prekja nga këto lloj virusesh mund të shkaktojë
probleme serioze kryesisht te moshat e vjetra dhe te pacientë me imunitet të
dobët.