Kerko: a
Përparim Hysi: Tri ngjarje që të bëjnë, të qeshësh
E enjte, 20.02.2020, 07:43 PM
Tri ngjarje që të bëjnë, të qeshësh
(minitregime)
Nga
Përparim Hysi
Në
shtator të vitit 1948, sado që isha 5-vjeç,vullnetarisht shkova në klasën e
parë. Fukarallëk i madh në ato vite të para të pasçlirimit, por,sdado që mund
të ndodhte të vinim ndonjëherë dhe zbathur,askush nga ne, nxënësit, nuk
mungonte pa arsye. Nëse mungoje sot, të nesërmen do dilje para klasës dhe mësuesja të kërkonte arsyen. Po ta gjykonte
që kishe munguar pa arsye, të ngrinte me një këmbë,aty,tek një kënd i klasës.
Kishim mësuese të mirë(vinte nga qyteti) dhe,tek e shihnim veshjen e
saj,krahasuar me gratë e fshatit,dukej e bukur dhe pak hyjnore. Ndodhi që një ditë,
një nga bashkëshokët tanë mungoi. Mësuesja e nxori para klasës dhe e mori në
pyetje.
-
Dil këtu para klasës dhe na trego:-Pse nuk erdhe dje në shkollë?
Ai
doli dhe mezalla se fliste. Hë, pra,- donte ta ndihmonte mësuesja,- fol, mos
rri si memec. Shoku nuk fliste. Atëherë mësuesja u çua nga karrikja dhe i vajti
mbi kokë.
-Fol!
Pse nuk flet?
Dhe
shoku,ashtu si"zhytur-mbytur",gati për të qarë, tha:- Nuk erdha,se më
lau nëna brekët!!! Mësuesja u bë lulkuq në fytyrë,kurse ne shpërthyem me të
qeshura. Tani "faj" i shokut tonë,sikur ra mbi fytyrën lulkuq të
mësueses.Qe ajo që foli mbytur:-Mirë,shko ulu!
Të
nesërmen,si të gjithë,edhe shoku ynë u nis për në shkollë. Kur po i afrohej
shkollës,hodhi sytë nga shtëpia ku
rrinte mësuesja jonë. Për çudi, mësuesja kish larrë rrobat dhe i kish nderë për
të tharë. Ou,-vuri re shoku,- mësuessja paska larë brekët dhe nuk paskemi
shkollë sot. Pa e vrarë më tej mendjen, u kthye në shtëpi. Mësuesja që në orën
e parë bëri apelin dhe, kur pa që shoku ynë mungonte, u betua që do ta dënonte
rëndë. Edhe neve nuk na erdhi mirë nga mungesa e shokut dhe,veç kësaj, prisnim
se si do të ndëshkohej shoku ynë. Sa erdhi mësuesja, na tha mirëmëngjes dhe, pa
bërë apel, i tha shokut:- Pa dil tani dhe dua të dëgjoj se ç'gënjeshtër ke për
të thënë. Doli aty (si para gjyqit) dhe rrinte kokëulur.
-
Pse nuk erdhe dje në shkollë?
-
Erdha unë, - mësuese!
Mësuesja:-Ore
gënjeshtar... dhe u kthye nga ne:- Ishte ky dje?
-Joooooooooo,-
bërtitëm si në kor.
-E
sheh dhe gënjen sheshit.
Ai...
mësuese unë erdha,por kur po kaloja tek shtëpia e Shefitit( shtëpia ku rrinte
mësuesja), pashë që ti kishe larë brekët
dhe thashë:-Nuk paskem mësim sot dhe,ndaj, u ktheva në shtëpi. Tani , e
qeshura jonë,i çau muret e klasës dhe mësuesja u kuq si e vënë mbi prush.
* *
*
Mes
viteve -70' të,në Fier, erdhi për të dhënë shfaqje Estrada e Skraparit. Epo
gjaku nuk bëhet ujë. Prindërit e mi qenë
nga Skrapari dhe i preva një biletë babait (ne jetonim 4 km larg qytetit). U
gëzua nga oferta ime dhe hymë në kinemanë e qytetit. Qe mbushur plot dhe filloi
shfaqja. Numri i parë: një bjonde e bukur, doli nga"pas kuintave" dhe
shkonte diku. Një djalosh (kuptohet aktor) i pret rrugën dhe i thotë:- Unë dua
të them diçka ty.
-Po,mirë,-
pranoi bjondja,- thuama!
-Jo,
jo,- tha djaloshi,- unë do ta them "troç"!
Pas
pak, numri u përsërit, me të njëjtat batuta dhe prisim ç'do ndodhte. Kur dhe,
për së treti,djaloshi përsëri i tha:- Do ta them troç, atëherë u dëgjua britma
e një"aktori" nga salla:- Por thuaja, more më ngrënçë munë!!! Salla
jo vetëm shpërtheu me të qeshura.por duartrokitën "aktorin".
Baba,- i thashë unë,ç'na bëre/!!!
* *
*
Në
Fier ka rrojtur një djalë babaxhan me shpirtin si flori. Mjerisht,është ndarë
nga jeta parakohe. Në shtëpi i thoshin
"Babi" dhe kështu e thërrisnin të gjithë ata që e njihnin. Në të
vërtetë,e quanin MUHAMET.Është fjala,për atë"BABIN"aq të mirë,MUHAMET KLOSIN. Ishte mekanik,por kish jo vetëm duar
të arta në profesionin e tij, por dhe mendje të kthjelltë. Aq i zoti qe në
profesion, sa shpesh me të këshillheshin dhe inxhinierët. E bënte punën me
pasion dhe, kur e fillonte punën,kurrë nuk e linte pa e mbaruar. Nëse e
ndërprisje,kur kish filluar punën, ndjente një bezdisje që nuk ta falte. Shokët ia dinin të
gjitha"huqet" dhe, kur e "provokonin" për ta lënë përgjysëm
punën, e dinin mirë që ai kurrë,për asnjë arsye nuk mbante
mëri."BABI",sado nga familje me biografi të mirë, qe me shpirtqytetar
dhe pak si kundër. Edhe po t'i prisje kokën, nuk të shiste kund. Shokëti bënë
një rreng që për kohën,ishte pak i rëndë. Në Fier,si sekretar i parë në
Komitetin e Partisë, ishte anëtari i BYROSË Politike,Pali Miska. Pikërisht, në
këtë kohë, andej nga Sojniku i GRAMSHIT,kish dalë një ALO QOSE,kryetar
kooperative që bënte 100-ditëpune në prodhim. O burra,-lëshoi kushtrimin
partia,-të bëhemi si ALO QOSE. Ndërmarrja më e madhe në Fier,ishte
"AZOTIKU". Aty shkoi Pali Miska dhe të gjithë lanë punën. BABI ( u
prehtë në Parajsë),atjepunonte në ofiçinë. Kish vënë poshtë një nga manikeritë
dhe i ishte përveshur siç dinte ai. Dy shokë shkuan dhe i thanë:- BABi, lëre
punën ,se po pret shoku Pali.
-Pse
ç'do me mua shoku Pali?
Ata:-
Po bëhet mbledhje e madhe se një punëtor me emrin ALO QOSE ka vjedhur ca
dërrasa në TEC!
BABI,
fshiu duarët tërë varvolinë dhe i bërë tërë nerva,hyri në sallë, pa ia bërë
syri tërr sekush qe para,bërtiti:- More shokë, pse na pengoni në punë? Pse një copë
hajdut me emrin ALO QOSE vjedh dy dërrasa në Tec dhe tërë AZOTIKU lë punën?!!!
Të tërë ranë përmbys së qeshuri.
Presidiumi nuk e hante thatë,por BABI,u shpjegua:-Nuk e di kush qe, por kështu
më thanë:e dëgjova mirë.
Tiranë, 18 shkurt 2020