Kerko: a
Dedë Preqi: Kur vajton fajtori
E enjte, 20.02.2020, 08:00 PM
KUR VAJTON FAJTORI ME LOT ALIGATORI
Nga
Dedë Preqi
Do
të ishte një fantazi dhe absurditet me fjalët e kryetarit të Serbisë,
Aleksandër Vuçiq, kur thotë se, është një vend
i rëndësishëm i Evropës, që përkrahë fuqishëm taksën që ka vendosë
Kosova kundër mallërave të Serbisë dhe Bosnjes, edhe pse ky vend nuk e ka
hallin e taksës, por e ka në plan se si do gjejë edhe ndonjë një vegëz tjetër,
që ti largojë miqtë e Kosovës, por edhe të krijojë neglizhencë dhe huti në
disfavor të saj.
Të
gjithë e dinë se për cilin vend të Evropës bëhët fjalë, sepse Serbia, është
«dregëza» e kahershme jugosllave, aty ku filloj zgjeba, një sëmuarje e rëndë
psiko-politike, që e shkakëtoi mentaliteti dhe miti i populli serb kundër të
tjerëve, dhe preku pamëshirshëm edhe popullin e pa mbrojtur shqiptarë, dhe kjo
zgjebë kur fillon me u kru, do paraqet rrezik për tërë Ballkanin, sikur
infeksioni i «koranovirusit» kinez të sotëm, që mund ta rrezikojë botën.
Edhe
pas gjithë asaj të kaluare të hidhur dhe gjenocidiale që u shkakëtoj Serbia,
vendeve ballkanike, në veqanti ndaj popullit boshnjak të Bosnjës dhe popullit
shqiptarë të Kosovës, duke shkatërruar gjithçka materiale dhe njerëzore të
kësaj qenje, dhe ky lloj mentaliteti akoma nuk ngopët, nuk do, apo nuk di të
ngopët ndonjëherë me veprime e saj djallëzore, duke e ditur se kjo botë mjafton
si hapësirë për gjithë njerëzit e këtij rruzulli, dhe njeriu të dallohet një
çik nga bishat dhe egërsirat.
Vaji
i këtij lloji nuk ndalet me lot krokodilli, pothuaj asnjëherë para opinionit të
botës, për ta pranuar si të tillë dhe përmes ndjenjës së dhemsurisë së saj, e
cila nuk e pranon se është fajtore dhe mëkatare, duke u paraqitur si viktimë,
dhe duke iu ankuar Evropës dhe Amerikës, që ta shpëtojnë nga situatat e tilla,
posaqërisht nga politikat e ligjeve të Kosovës, si një argument trillues i saj,
gjëja se serbët e Kosovës, janë të abuzuar dhe nuk po munden të integrohen në
këtë vend përmes këtyre politikave diskriminuese dhe ligjeve të këtij vendi,
duke e treguar të kundërtën, sepse në realitet populli serb në Kosovë, është
populli më i priveligjuar se asnjë minoritet tjetër në këtë vend.
Vaji
i Vuçiqit, i pastër si loti i aligatorit, duke vajtuar dështimin e planit për
ndarjen e Kosovës, përmes korigjimit të kufijëve, të cilit plan ia dhanë famën
Hashim Thaçi, me Edi Ramën, që do të ishte një dramë e rrezikshme për shtetin e
ri të Kosovën dhe popullin e saj, i cili po sa i hapi sytë dhe u këndell pakëz
pas gjithë asaj rrëmuje që ia shkakëtojë lufta e barbarisë serbe, dhe shoqëria
e këtij vendi ka mjaftë sfida të tjera para vetës, tani sikur shpërthejnë
urugane e llava të tjera, vetëm për ta ndrydhur jetën dhe të ardhmën e këtij
populli.
Do
të ishte me vend, nëse e shtrojmë pyetjen, se pse mirremi më shumë me Serbinë,
se me çështje të tjera më të rëndësishme ?
Serbia
është vorbulla më e rrezikshme në Ballkan, në të cilën është e futur edhe
Kosova pa vullnetin e saj, dhe qelsi që e mbyll dhe e qel derën e kësaj
vorbulle ekziston dikund, edhe pse Kosova e kishte njëherë në dorë me
ndërhyrjen e NATO-s, mirëpo, atë qelës si duket e humbëm vetë me fajin tonë,
prandaj në këto rrethana, të cilat pasojnë në vazhdim, me pjellën e Asosacionit
në veri, me Korigjimin e kufijve, me «minishengenin ballkanik» pastaj vjen Demarkacioni me Serbinë, dhe
shumë mini e makro të tjera, që do dalin nga kuzhina e regjimit të
Beogradit, sinjalizon hiq më pak se
nxitjen një lufte të re në Ballkan, për të krijuar modelin e Serbisë së Madhe,
ku pasojat do të ishin edhe më fatale se ç’mendohet, kur edhe Rusia, në krye me
Putinin, është shumë e interesuar dhe e angazhuar të bëjë një përçarje në
Ballkan, pastaj të vazhdojë edhe përçarjen e Evropës.
Kosova
dhe lidershipi kosovar nuk duhet të hamendet se si të orientohet, sidomos aty
ku do ta gjente mbështetjen më të fuqishme dhe bazën për të mbijetuar si shtet
sovran, vetëm e vetëm me SHBA-të, dhe aleatët e saj. Dhe atëherë kur Amerika i
ndërron pushtetet dhe lidershipin e saj, do të udhëheqët nga republikanët, apo
demokratët, konceptet politike për Kosovën nuk ndryshojnë, sepse populli i
këtij vendi është i përkushtuar si gjithëherë ndaj Kosovës dhe ky është fati i
popullit dhe shtetit tonë.
Është
shumë absurde, përveq Gjermanisë, si mundet Evropa ta përgëdhel vajin e Vuçiqit
dhe popullit serb, dhe sa kohë duhet të dëgjohet vaji i tyre trillues, së paku
të ndjehët fajtore për gjenocidin e fundit që shkakëtoj popullit shqiptarë të
Kosovës dhe atij boshnjak të Bosnjes, me ç’rast mëkatët e asnjë krimineli nuk
mund të falën dhe nuk mund të fshehën, por mund të zbutën, duke përdorur vetëm
një fjali të shkurtër, që ka domethënjën e « kërkimfaljes » për këta
njerëz të pafajshëm.