Kerko: a
Skënder Kapiti: Nuk është fitore e krenari me lyp ndihma e kredi
E merkure, 19.02.2020, 08:43 PM
Nuk është fitore e krenari me lyp ndihma e kredi
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Do
të ishte imazh dhe krenari e madhe kombëtare nëqoftëse Shqipëria do të ishte në
gjëndje për të realizuar dhe eliminuar vetë
pasojat e dëmet e tërmetit, dhe jo të dalësh e të kërkosh ndihma e kredi
nëpër botë. Është fatkeqësi për shtetin që të mos ketë 1 miliard euro për
pasojat e dëmet e tërmetit.
Ta
shkatërrosh ekonominë, ta fusësh shtetin
në krizë gjithinstuticionale, ta detyrosh rininë dhe t’i dertyrosh
shqiptarët që të marrin rrugët e azilit dhe eksodit nga korrupsioni e grabitja
e pasurisë dhe parasë publike, nga pasiguria juridike,ekonomike dhe nga
varfëria e papunësia, dhe ta shesësh si fitore e mburrje ndihmën dhe kreditë
që u
jep bota popullit shqiptar për fatkeqësitë dhe dëmet e shkaktuara nga
tërmeti kjo nuk shkon dhe as nuk të shfajëson për “tërmetet” që i kanë ardhur
shqiptarëve nga keqpushteti dhe keqqeverisja e Ramës dhe Rilindjes , dhe që
prej tyre edhe nuk hapen bisedimet për antarësimin e Shqipërisë në BE. Bota po
të ishte për Ramën e Rilindjen nuk do jipte këtë ndihmë dhe këto kredi, por ato
i dha për solidaritet dhe për Shqipërinë e shqiptarët. Politika e qeverisja ka
mëkatin e madh se prej tyre Shqipëria, zhvillimi, mirëqënia, progresi dhe
antarësimi në BE mbahet peng, dhe prej tyre e pësojnë shqiptarët prej 30
vitesh.
“Në vitin 2013, kur e
mori pushtetin qeveria socialiste, Shqipëria kishte 5.9 miliardë euro borxh të
trashëguar nga qeveria e koalicionit PD-LSI.Në 2020 do të ketë 13 miliardë.
2.2-fishin. 7.1 miliardë Euro më shumë. Po të shtohen edhe 885 milionat e
marrëveshjes së fundit, do të kemi shifrën prej 7.886 miliardë euro më shumë”.
https://telegraf.al/politike/skandali-me-borxhin-ps-e-mori-me-5-9-miliard-euro-sot-arrin-ne-14-miliard-euro/
Kjo
është gropa e zezë ku e ka zhytur Rilindja në borxhe Shqipërinë , dhe që nuk dihet
se ku ka shkuar ky borxh, pasi nuk ka as zhvillim, as rritje ekonomike, as
investime, as rrugë, madje nuk pati as lekë për të dëmtuarit nga tërmeti por
doli duke lypur nepër botë . Dhe të qorrollepsurit militantë e sejmenë të
rilindjes dhe intelektualë, opinionistë
e gazetarë sahanlëpirës na e shpallin hero Edi Ramën pse lyp e merr ndihma e
borxhe nëpër botë, kur per borxhet që
merren populli me taksat e tij do
t’i shlyeje ato. Për një shtet shumë të varfër e të vogël sic është Shqipëria,
ky është një borxh 14 miliard eurosh që e paska falimentuar shtetin , dhe ky
borxh vetëm sa do të rritet pasi do t’i duhet shtetit shqiptar që gjithmonë të
lypi e të kërkojë borxhe të tjera shtesë për të larë e shlyer borxhet e vjetra.
Është
bërë zhurmë dhe po i bëhet jehonë të madhe ndihmave dhe kredive që iu akordua
Shqipërisë nga Konferenca e donatorëve 1.15 miliard euro për pasojat e
tërmetit, ku peshën më të madhe të donacioneve e kredive e dhuruan shtetet
muslimane dhe Banka Islamike, ku nga 100 donatorët e Konferences vetëm Turqia, Katari dhe Emiratet i dhuruan
falas Shqipërisë 41% të dhuratës totale të 100 shteteve të Konferencës së
Donatorëve për pasojat e tërmetit në Shqipëri, tre shtetet e mësipërme dhanë
falas 121 milion euro , ndërsa Franca dhuroi 1 milion, Italia dhuroi 5 milon
dhe të tjerat nga 60 milion që dha
Franca e Italia ishin kredi, pra borxhe që duhet të shlyhen bashkë me kamatë.
Totali i borxheve që dha Konferenca e 100 donatorëve ishte 885 milion euro. Por
duhet thënë se borxhet gjithmonë janë
barrë e madhe për shtetin shqiptar. Kjo nuk duhet konsideruar si fitore
e qeverisë së Rilindjes dhe as si fitore personale e Edi Ramës sic bëjnë disa
gazetarë e opinionistë nëpër mediat servile e mercenare . Të kërkosh ndihma dhe
kredi nuk është krenari, por do të kishte qenë mirë që Shqipëria t’i kishte
pasur vetë këto euro dhe mos të kishte dalë kryeministri me strajcë për të
lypur.
P.
sh. Japonia u godit tmerrësisht nga cunami, e po kështu edhe Turqia me pasojat
e stermëdha të termetit të para 20 viteve u godit përsëri tani së fundi nga një
tjetër tjetër i fuqishëm, dhe SHBA e Britania goditen nga ciklonet e tornadot,
por pasojat shkatërrimtare apokaliptike e tyre i eliminojnë dhe rindërtimin e bëjnë vetë shtetet e tyre,
pa kërkuar nga të tjerët as ndihma dhe as donacione.
Do
të thotë dikush se ne nuk jemi shtete të forta si ato.
Por
pikërisht kjo është edhe përgjigjja më e mirë për titullin e këtij shkrimi,.
Pasi pyesim se: kush është shkaku dhe cilët janë autorët pse Shqipëria nuk
është shtet i fortë dhe nuk është në gjëndje që t’i ketë vetë as 1 miliard euro pë të rindërtuar
vëndin. Përgjigja është se shkaktarët
janë: politika dhe politikanët hajdutë, të korruptuar ,të papërgjegjhëm që
pengojnë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Pra që Shqipëria është në një
gjëndje të tillë financiare që jo vetëm se nuk ka 1 miliard euro për të
riparuar dëmet e tërmetit, por shteti dhe qeveritë shqiptare duke përfshirë
kështu edhe qeverinë aktuale gjithmonë kërkojnë nga ndërkombëtarët ndihma e
donacione për të larë e shlyer borxhet e mëparshme, për rrogat e administratës
dhe për të mbushur arkën e shtetit të cilën e ka boshatisur gropa e
korrupsionit. Pra, ata të cilët krenohen se siguruan ndihma e donacione dhe
huara e kredi janë pikërisht qeveritarët dhe kryeministri që bëjnë batërdinë me
paranë publike dhe që e kanë cuar shtetin buzë falimentimit. Ndihmat dhe kreditë donatorët i japin për Shqipërinë
dhe shqiptarët, por si borxhe do t’i
kthejnë e do t’i paguajnë po shqiptarët
dhe jo qeveritarët dhe as kryeministri. Bota e ka ndihmuar Shqipërinë edhe në
kohën e rënies së komunizmit, në ato vite të rënda kur pa ndihmën e Europës dhe
perendimit Shqiptarët do vuanin urie; Perendimi dhe Europa e ka ndihmuar
Shqipërinë edhe pas ngjarjeve katastrofike të vitit 1997 ku shteti u rrënua
tërësisht, dhe kjo tani është ndihma e tretë e madhe për pasojat e tërmetit.
Shqiptarët u janë mirënjohes botës për ndihmat e kreditë e tyre në kohë të
vështira , por shqetësimi për shqiptarët është se mos do të vidhen dhe mos do
të abuzohet me paratë e ndihmave dhe të borxheve ashtu sikurse shpërdorohet,
përvetësohet dhe abuzohet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me paranë
publike.