Kerko: a
Hysen Dizdari: 12 vjet pavarësi e Kosovës – 20 vjet Kosovë e lirë
E marte, 18.02.2020, 06:49 PM
12 VJET PAMVARSI E KOSOVËS - 20 VJET KOSOVA E LIRË
FALIMENDERIT
!
THANK
YOU ! SHBA DHE BRITANI E MADHE
NGA
HYSEN S. DIZDARI - Studjues i
Filatelisë
Kosova historikisht ka qënë ka dhe
mbetet djepi i shqiptarizmit dhe i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,por dhe
faktori themelore i krijimit të shtetit të sotëm shqiptare dhe i fitores së pamvarsisë me 28 nëntor 1912 në
Vlorë.Historia nuk mund të harrohet se shqiptarët e Kosovës kanë derdhur gjakun
e tyre në shekuj për të mbrojtur lirin
dhe pamvarsin e Kombit Shqiptare.Prandaj dhe çlirimi i Kosovës ,me ndrehyrjen ushtarake
të Natos ,me 12 qershor 1999 dhe shpallja e pamvarsisë me 17 shkurt 2008 janë dy ngjarje me rëndësi të madhe historike
për Kosovën dhe të gjithë Kombin Shqiptarë .
Për të nderuar alealtët tanë në
çlirimin e Kosovës , Posta
e Kosovës emetoi një emision me pesë pulla postare kushtuar udhëheqsve të
shteteve demokratike aleate ,miqve të mëdhenj të popullit
shqiptar, Presidentit të SHBA, Bill Clinton, dy Sekretareve të Shtetit, zonjës
Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, Kryeministrit të Mbretërisë së
Bashkuar, Tony Blair, si dhe Komandantit Suprem të NATO-së, gjeneralit Wesly
Clark në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Këto
personalitete botërore kanë meritën e madhe sepse përkrahën luftës e drejtë të
popullit Kosovës, dhe morën vendimin për
fillimin e bombardimeve të NATO-së,me 24 mars 1999 ndaj ushtrisë pushtuese ish
jugosllave, dhe arritën të shpëtojnë popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi
etnik dhe gjenocidi sllav shekullore.
Me
datën 10 qershor 1999 trupat e NATO-së hynë në Kosovë ,të cilat pas 78 ditë
bombardime ajrore me datën 12 qershor 1999 arritën të çlirojne tërsisht territorin
e Kosovës.
Më
17 shkurt
të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës
shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës,ku Kosova shpallet si shtet i pavarur, sovran
dhe demokratik.
Posta e Kosovës ,për të kujtuar,datën 12
qershor 2019 emetoje një emision me pulla
kushtuar kësaj date me titullë ,,20 Vjet Liri,,
Ky emision përmban pesë pulla postare me vlera të njëjta monetare si
më poshtë:
Pulla e parë me vlerë
2 euro paraqet një portret të Presidentit SHBA, Bill Klinton i cili është dhe ideatori
dhe arkitekti i pamvarsise Kosovës.
Me
rastin e fillimit të sulmit të NATO-së, Presidenti amerikan Bill Clinton në një
fjalim drejtuar popullit amerikan argumentoi shkaqet e ndërhyrjes së NATO-së:
“Arsyet që ne sulmuam Serbinë
janë: humanitare, të perspektivës dhe strategjike….”
Pulla e dyte me vlere
2 euro,paraqet një portret të Kryeministrit Britanis Madhe Tony Blair ,i cili
mbeshteti pa rezerva ,Presidentin Clinton dhe bombardimet e Natos në Kosove
duke dhënë nj kontribut
madhor në arrtjen e pamvarsisë Kosovës. Kryeministri, Tony Blair i bëri të njohur po atë mbrëmje kombit të tij arsyet e ndërhyrjes së NATO-së ku theksoi:
“ Bota e qytetëruar nuk mund të lejojë akte të tilla dhune dhe
agresioni në zemër të Evropë….”
Pulla e tretë me vlerë
2euro paraqet një portret të ish Sekertares
Shtetit të SHBA ,Znj.
Madeleine Albright e cila ka meritën e madhe me punën
e saj diplomatike dhe aftesitë e saj
profesjonale arriti të bindi Presidentin
Klinton për çeshtjen e drejtë të domosdoshmërisë të ndërhyrjes armatosur për çlirimin
e Kosovës.
Pulla e katërt me vlerë 2 euro,paraqet një potret të
Gjeneralit Natos Ëesli Clark cili me guxim dhe trimëri ,zbatoi me mjeshtëri
parimet taktike dhe strategjike të artin ushtarak në kushte e reja të luftës,duke
arritur fitoren dhe çlirimin e Kosovës
vetem me bombardime ajrore pa futur në luftim forcat toksore dhe me humbje
minimale në forca dhe mjete luftarake.
Pulla e pestë me vlerë 2 euro paraqet një portret të ish Sekertares
Shtetit të SHBA ,Znj.Hillary Clinton ,ish-Sekretare e Shtetit
,senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në
2001. Nga viti 2009
deri në vitin 2013,
ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA.Zonja Clinton është e njohur dhe admiruar
në gjithë botën për mbeshtetjen e saj në mbrojtje e të drejtave dhe lirive të
njeriut .Kontributi i saj qëndron në mbeshtetjen që ajo i dha Kosovës gjatë
vitit 1999 dhe sidomos si Sekertare e Shtetit gjatë viteve 2009-2013 ,në
ngritjen dhe konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës.
Mirënjohje dhe
falenderime të përjetshme këtyre përsonaliteteve dhe veçanarisht për SHBA
dhe Britanis Madhe për ndihmen e tyre në
çlirimin dhe fitoren e pamvarsis të Kosovës.
Gëzuar ditën e
pamvarsisë Kosovë dhe shqiptarë kudo në botë.
Tiranë me 17.02.2020