Kerko: a
Skënder Kapiti: Gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën Pavarësinë e Kosovës
E marte, 18.02.2020, 07:05 PM
Gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën Pavarësinë e Kosovës
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Sot është Pavarësia e
Kosovës. E ndoqa me shumë vëmëndje emisionin “ Koha per t’u zgjuar “ të orës
shtatë të mëngjezit të Bashkim Hoxhës në
TV “News24”, si emisioni më i ndjekur publikisht në Shqipëri, dhe me thënë të
drejtën prisja se do të kishte urime për Pavarësinë, për 12 Vjetorin e
Pavarësisë në faqet e para të tyre, pasi pas
leximit të gazetave te emisioni vihet ne dispozicion të opinionit
qytetar shqiptar dhe shpresoja që edhe bashkëbiseduesit më Drejtuesin e
emisionit të përshendesnin Pavarësinë e Kosovës. Nuk pati në asnjërën prej tyre
p.sh. një urim “Gëzuar Pavarësinë Kosovë” sic bëhet zakonisht dhe urohet për
festat fetare, partiake, per ato pagane,
të Vitit të Ri dhe të atyre lokale etj. por as nuk u përmënd kur
Pavarësia e Kosovës është festa dhe
ngjarja më e madhe kombëtare shqiptare pas Pavarësisë së Shqipërisë me 28
Nëntor 1912 . Në këtë emision drejtuesi i tij lexon me shumë detaje të gjitha
lajmet, informacionet e ngjarjet, madje
rrjesht për rrjesht si ato kryesoret por
edhe ato më të parëndësishmet që ndodhin në Shqipëri. Ai i lexoi gazetat
“Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Telegraf”,”Dita”, “, Mapo, “Tema”, “Standard”,
“Liberale”, “Ex Libris”, “Nacional” e” Panorama Sport”, ai lexoi faqet e para
të gazetave të shkruara që dalin në Shqipëri, i lexoi të gjitha shkrimet e
faqes së parë , ku shkruajnë me dhjetra redaktorë, pronarët e gazetave,
gazetarë , analistë, opinionistë dhe shkrimtarë , poetë, artistë, intelektualë,
politikanë e historiane etj., por që sot me 17 Shkurt 2020 , në ditën e madhe
të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në faqen e parë të tyre nuk kishte asnjë fjalë e asnjë rresht urimi
dhe as që e përmëndi pervjetorin ndonjëra prej tyre. Ndoshta nesër me 18 Shkurt
2020 një ditë pas festës , ndonjë gazete
në Shqipëri edhe mund të kujtohet e të japë informacion se “Dje Kosova
kishte Pavarësinë”.
Për mediat , televizionet ,
gazetat, politikën e publikun në Shqipëri
dhe emisionet e programet në Shqipëri për ditë e dite i kushtuan
vëmendje 14 Shkurtit, Festës së Shën
Valentinit se sa 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës. Në Shqipëri pse mos të
jetë ditë feste e pushimi 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës , kur aq shumë
kosovarë vijnë atë ditë madje edhe në Shqipëri për festimin e saj ashtu sikurse
festojne edhe vijnë për 28 Nentorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nga
Shqipëria ka pak nga ata qe shkojnë në Kosovë për festën Pavarësisë së
Kosovës.Unë u kisha dërguar katër
gazetave kryesore që dalin në Shqipëri një shkrim timin ku ua uroja shqiptarëve
dhe qeverinë së Albin Kurtit Pavarësinë
e Kosovës, por vetëm Gazeta “bulevard” e botoi në portalin e saj, e cila është
ndër të rrallat media në Shqipëri që promovon të gjitha aktivitetet politike,
diplomatike, historike dhe shtetërore të Kosovës.Pra me rastin e 12 Vjetorit të
Pavarësisë së Kosovës në Shqipëri nuk pari atmosferë feste por pati terr
informativ mediatik e politik ndaj
saj.Ndoshta mund të ketë “ndikuar” edhe fakti i ndryshimit të madh që erdhi në
Kosovë ,fitorja Kurti-Osmani ,fitore e cila nuk i ka pëlqyer elitës politike
dështake të Kosovës por as politkës dhe as mediave mercenare në Shqipëri.
Por kur konstatohet kjo “indiferencë” në Tiranë për një
ngjarje madhore kombëtare sic është Pavarësia e Kosovës vjen në vëmëndje edhe
kjo, botuar në një gazetë në Shqipëri, Tetor 2018:
Publikohet dokumentin sekret të
Ministrisë jashtme greke që tregon të detajuara pagesat e bëra për median,
OJQ-të dhe politikanët shqiptarë. Fondi Sekret, i Ministrisë së Jashtme Greke,
e cila drejtohej nga Nikos Kotzias u zbulua nga gazetari i portalit në Athinë,
iefimerida.gr, Dhimitris Taqis gjatë diskutimit në Kuvendin e Greqisë në 10
tetor 2018, gjatë përplasjes të ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe Nikos
Kotzias, të cilin Kammenos e akuzoi për shpërdorim të fondit sekret rreth 45
milionë euro për tre vitet e fundit (ka zëra se fondi sekret i Kotzias ka qenë
100 milion euro për tre vite). Ajo që është proklamuar në mediat fqinje, në
lidhje me dhënien e fondeve për disa nga mediat shqiptare me qëllim influence
dhe ndikimi në opinion publik shqiptar ….Nga Fondi Sekret i Ministrisë së
Punëve të Jashtme, por edhe të disa ministrive të tjera të Greqisë prej vitit
1990 mbështeten financiarisht shoqata, parti, gazetarë, politikanë, kanale
radiosh, televizione dhe grupacione fetare në Shqipëri. Shumat e para të parave
janë shpërndarë për influencimin e mediave shqiptare. https://telegraf.al/politike/ja-dokumenti-qe-verteton-sa-milione-euro-hedh-greqia-ne-shqiperi-per-politikanet-dhe-shoqatat/