Kerko: a
Florim Zeqa: 12 vjet njohje ndërkombëtare, 12 vjet izolim!
E hene, 17.02.2020, 07:21 PM
12 vjet njohje ndërkombëtare, 12 vjet izolim!
Shkruan
Florim Zeqa
Edhe
pse me qeveri të re, Republika e Kosovës 12 vjetorin e njohjes ndërkombëtare
është duke e pritur më e katandisur si asnjëherë më parë; me fusnotë*, me
pozicion inferior dhe me status të hapur në arenën ndërkombëtare, me tkurrje
njohjesh, mes takses 100 % dhe reciprocitetit me Serbinë, mes idesë së
korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve, mes minishëngenit ballkanik dhe
makroshëngenit kombëtar.
Pas
rihapjes së statusit të Kosovës, jo vëtëm që më nuk po bëhet më fjalë për
njohje të reja, sfiduese për qeverinë e re mbetët mbrojtja e 17 shkurtit
2008-të, gjegjësisht mbrojtja e njohjeve ndërkombëtare, sovranitetit dhe
integritetit territorial të vendit kundrejt invazionit politik të Serbisë.
Si
rezultat i personalitetit të dyfisht të liderëve shtetëror, që 12 vjet Kosova
vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të ri-shpalljes së pavarësisë së 17
shkurtit 2008-të, duke i kaluar 12 vite izolim me njohje ndërkombëtare, pa
mirëqënje qytetare dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore.
Rihapja
e statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit, Kosovës i kushtoj me tërheqjën e
18 njohjeve ndërkombëtare.
17 shkurti 2008, akt i
njohjes formale të shtetit të Kosovës
17
shkurti 2008 nuk e solli pavarësinë dhe as Republikën e Kosovës, por ishte
vetëm një akt i njohjes formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Dëshmi e
kësaj që themë është protektorati 21 vjeçar mbi Kosovën dhe varësia e plotë e
lirisë sonë nga forcat paqeruajtëse ndërkombëtare (KFOR).
Presidenti
historik Ibrahim Rugova asnjëherë nuk kërkonte rishpallje të pavarësisë, por
vetëm njohje formale dhe përmbyllje të protektoratit ndërkombëtar, formimin e
Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe forcimin e shtetit
ligjor.
Arsyeja
pse Rugova kërkonte vetëm njohje e jo rishpallje të pavarësisë, është fakti, se
ai ishte i vetëdijshëm se, në historinë e krijimit të shteteve ekziston vetëm
një datë dhe një ditë e shpalljës së pavarësisë, jo dy apo tri sosh!
Edhe
pse me vetëm një njohje (nga Shqipëria), Kosova një herë ka shpallë pavarësinë
e saj më 2 korrik 1990-të, edhe pse në rrethana të okupimit klasik, e ka
historinë e funksionimit të shtetësisë së saj, ka edhe kushtetutën e shpallur
dhe miratuar nga deputetët shqiptar më 7 shtator 1990 në Kaçanik.
Pse nuk ndodhi njohja
ndërkombëtare e Republikës së Kosovës para 17 shkurtit 2008!?
Nuk
ndodhi më heret për arsye se presidenti historik, arkitetkti i shtetit të
Kosovës, Ibrahim Rugova nuk ishte i gatshëm të pranonte kompromiset e dhimbshme
e as ndryshimin e përmbajtjes së elementeve shtetërore që solli 17 shkurti;
duke filluar nga simbolet antikombëtare, përmajtjen multietnike të shtetit e
deri të një kushtetutë e hartuar jo mbi vullnetin dhe nevojat e popullit, por
në bazë të një pakoje që avancon pakicat (serbe) në dëm të popullatës shumicë
(shqiptare) në vend.
Atë
që e solli 17 shkurti 2008, është në kundërshtim të plotë më vullnetin
plebishitar të popullit të Kosovës të shprehur në referendumin popullor të
26-30 shtator 1991.
Rikonfirmim
i referendumit gjithëpopullor, 2 korrikut e 7 shtatorit 1990, ishte lufta
çlirimtare, gjaku i derdhur për liri dhe sakrificat e panumërta të popullit të
Kosovës.
Ikja
nga këto data, është ikje nga themelet e shtetit të Kosovës.
Republika
e Kosovës pas 17 shkurtit 2008, erdhi si rezultat i një lidershipi të
papërgjegjëshëm, që pranoj të tjetërsohet vullneti i popullatës shumicë të
Kosovës për hatër të atyre ndërkombëtarëve që nuk e duan një shtet të dytë
shqiptar në Ballkan.
Tashmë
të gjithë e kanë kuptuar se Kosova "multietnike", jo vetëm që nuk
është vullnet i popullatës shumicë, është shkelje e gjakut të dëshmorëve dhe
martirëve, mohim i sakrificave të panumërta të popullit shqiptar të Kosovës
ndër dekada e shekuj.
Levizja e lirë për
kosovarët, e drejtë e privuar nga Brukseli
Edhe
pse Kosova është i vetmi vend në rajon me prezencën më të madhe ndërkombëtare,
shtetasit kosovar kanë mbetur të vetmit të getoizuar në rajon, pa të drejtën e
levizjes së lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian!
Kushtet
dhe kriteret e njëpasnjëshme të vëna padrejtësisht ndaj qeverive të Kosovës për
liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian, na kushtuan me humbje territori,
thyerje shpresash për qytetarët dhe mungese të përspektivës zhvillimore të
vendit.
Akoma
më të paparashikueshëm liberalizimin e vizave për qytetarët kosovar e bënë
dialogu me Serbinë, i kushtëzuar me gjithçka dhe çdo gjë që e favorizon dhe
fuqizon shtetin serb karrshi shtetit të Kosovës
Pra,
edhe në këtë përvjetor të 12-të të njohjes ndërkombëtare të Republikës së
Kosovës, po vazhdon getoizimi i padrejtë i shtetasve kosovar dhe privilegjet
për shtetin serb nga bashkësia ndërkombëtare.
12
vjet pas njohjes së shtetit tonë nga bashkësia ndërkombëtare, është e kundërta
e asaj çka kanë pritur e dëshiruar qytetarët e Kosovës: mungesë sovraniteti,
mungesë territori, mungesë lirie, mungesë zhvillimi ekonomik, mungesë
demokracie dhe barazie qytetare në vendin tonë.
Si
do që të jetë, Kosova ka nevojë për një qeveri që realizon Republikën e 2
Korrikut dhe Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, për të hapë rrugën e realizimit
të idealit të shumë brezave për një
shtet të përbashkët shqiptar në Ballkan.
Urimi
më i mirë në 12 vjetorin e njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë, do të ishte
që Kosova të jetë e liruar nga strukturat kriminale në veri, si dhe e liruar
nga uzurpatorët e shtetit në brendi të vendit, përkatësisht nga kusarët politik
të "Cosa Nostra"-s apo mafias kosovare të shekullit 21 në të dyja
nivelet e qeverisjes, si kusht i domosdoshëm për rritën dhe zhvillimin e
shtetit tonë-Republikës së Kosovës.