Kerko: a
Dedë Preqi: Opozita primitive sjell në skenë llojin e vet primitiv
E hene, 17.02.2020, 06:00 PM
OPOZITA PRIMITIVE SJELL NË SKENË LLOJIN E VET PRIMITIV
Nga
Dedë Preqi
Në
vendet e zhvilluara demokratike opozita ka një vend të rëndësishëm në rrolin e
vendimeve dhe plotësimin e detyrave që e kontrollojnë pushtetin. Në thelb
opozita do të kishte rrolin për të vepruar të trajtojë shumë çështje në parim
dhe ato, të cilat janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj predentimeve
gllabëruese të pushtetit ekonomik dhe politik të shtetit të vet, duke përdorë
metoda të sakta dhe formula efektive.
Por,
do të ndodhte e kundërta, nëse opozita nuk e luan rrolin e vet aktiv dhe
pozitiv, dhe gjërat e humbasin vlerën e vet nën ndikimin e saj, duke u kthyer
në antivlera, që afirmojnë mungesën e favorshme dhe lozin me fatin e një
populli, i cili ia besoi votën e vet sovranit
dhe atyre që i premtuan për ta nxjerrë dhe çliruar nga rrethanat e
prekshme, që e prekin qenjën njerëzore dhe e ngacmojnë shpirtin e tyre në çdo
hap të jetës.
Deri
më tani Kosova, akoma nuk e ka marrë formën e një shteti praktik dhe të
kuptimtë, që përforcon shtetin dhe vulos qëndrimet ndaj vlerave të veta, dhe së
paku të mbajë një përgjegjësi për mirëqenjën e popullit të vet, por ky popull i
pa përspektivë, sikur mbetët i nënshtruar nga politikat e dëmshme të pushtetëve të pa afta dhe të
dobëta për të menagjuar shtetin e tyre.
Pa
përspektiva e qytetarëve dhe mungesa e kësaj mirëqenje në Kosovën, nuk është
një fat që zbret nga qielli, por thjeshtë nga udhëheqja e një pushteti të
krijuar nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm përmes politikave partiake e klanore,
duke përfituar shuma marramendëse në kurriz të popullit, ku gjendja e tij do të
ishte shçetësuese nga pasojat që i shohim dhe i prekim në jetën e përditshme,
ndërsa shkaqët janë të pa arsyeshme, nëse tani e kemi vetë në dispozicion
shtetin tonë.
Sikur
asnjëherë tjetër, dëshmon se do të kemi një opozitë primitive, po edhe aq dekonstruktive,
me të cilën e ka vështirë të ushtrohet dhe trajtohet pushteti i cilit do që do
jetë në krye të saj. Duhet t’ia shtojmë edhe këtë se, një pjesë e madhe e kësaj
opozite (me një përjashtim të vogël) sikur e kanë humbur arsyen e tyre, shkaku
se nuk janë mësuar ta shohin vetën në opozitë, të cilët me sjelljet e tyre
primitive dhe arrogande, sikur e humbin kuptimin dhe rrolin e vet opozitar në
ecurinë e një Kuvendi të mirëfilltë, duke e ndjerë vetën sikur të nënshtruar
nga dikush tjetër.
Kush
është opozita e sotme në Kosovë, së cilës i prinë PDK, AAK, dhe NSMA, por kjo e
para e ka një bagazh të përvojës së hidhur në lojën e sëcilës kanë hy edhe
partitë tjera opozitare, për të kompletuar realitetin e «madhështisë « së tyre
që ia sjellën vendit me pushtetin e tyre të «modernizuar» nga korrupsioni,
nepotizmi, klanianizmi, krimi i organizuar dhe shumë e shumë prapavija të tjera
të mistershme, dhe sot bëjnë përpjekje për të mbijuar dhe për të krijuar teren
brenda një ekzistence të tronditur pa u ndjerë fare fojtorë dhe të turpëruar.
Asnjë
një shtet, por në këtë rat as Kosova, nuk nuk e përfaqëson madhështinë e vet pa
organizimin e pushtetit, që do të bëhët shërbëtorë dhe do të kujdeset për
mirëqenjen e popullit të vet, i cili e ka ngritë në këtë funksion për t’a
brojtur dhe për t’u kujdesur për jetën e tyre shoqërore, por pa shpërdoruar
vlerat dhe tërësinë e kësaj qenje njerëzore.
Nxitimi
ndjellakeq i opozitës në Parlamentin e Kosovës, që po vrapon të zbrazët me
gjithë mllefin e akumuluar, vetëm pse i ka ndërruar rrolet në Kuvend me pozitën
e tanishme nga LVV dhe LDK, dhe përpjekja e tyre për të penguar punimet e këtij
Institucioni, është më tepër se një ligësi e njerëzve që energjitë e tyre i
shfrytëzojnë në këtë mënyrë dhe pa ndonjë kauzë progresi, por vetëm për ti bërë
keq këtij populli dhe këtij vendi, të cilët nuk shkojnë më largë se në një
pikë, që rrezullton me një ndërgjegje të llojit primitiv, duke treguar rënien e
përgjegjësisë e njeriut të vetëdijshëm, apo e atyre që Kosovën e degraduan me
këtë gjendje të pa lakmueshme.
Para
së gjithash , ne duhet të krijojmë ide që të tejkalojmë krizat e kësaj
shoqërie, të cilat janë të pa arsyeshme dhe i kemi mundësitë që ti tejkalojmë
ato çfarëdo qofshin, falë lirisë dhe demokracisë së vendit tonë dhe duke pasë
parasysh, se nuk na ndanë shumë kohë që jemi dalë nga lufta, e cila ka lënë
shumë trauma në njerëzit e këtij vendi, dhe pasojat i kemi para syve, por
nganjëherë, sikur nuk po i vërejmë nga vërbimet lakmitare për pushtet dhe
përfitimet kapitale.
Do
të ishte absurde dhe e pa arsyeshme të flasim për diçka, e cila është në hapat
e parë të ecjes dhe udhëheqjes, sikur tani qeveria e re Kurti, por mund të
nxjerrim në pah disa elemente të rëndësishme të saj, imazhi i sëcilës është
përpjekja për të shprehur guximin dhe synimin e një imazhi të ri për Kosovën,
si prioritet, që do të kishte tiparin e një pushteti të mirëfilltë, që i
përgjigjet domethënjës së ekzistencës së kësaj shoqërie njerëzore, nga një
vendosmëri e sinqertë dhe e përshtatshme për të zbutë vrazhdësinë e dukurive
negative, që kanë zënë rrënjë në pushtetët e mëhershme në këtë vend.
Megjithatë,
kryeminstri Albin Kurti, së bashku me kualicionin bashkëqeverisës LDK, edhe
sikur të kishin forcën dhe kapitalin e Donald Trumpit amerikan, nuk do ia
arrijnë çëllimit aq shpejtë, që Kosovën ta vendosin në binarët e vet, sepse
lokomotiva e këtij vendi, deri më tani nuk ka ndodhur mbi binarët e duhur, por
ka vepruar nëpër tehun e tyre, mos të thëmi edhe në buzë të një përplasje të
mundshme të vagonave të vet…
Prandaj,
në kuptimin e fjalës si fillestar, kryeministri Kurti, nuk është ai i cili çdo
gjë që e ka marrë tatpjetën dhe të mbrapshtën në Kosovë, nga pushtetet e
dobëta, nuk do të thotë se do të mundet i vetëm ta kthejë për së mbari këtë
vend pa ndihmën e opozitës dhe të tjerëve, por kryeministri në fjalë, duke
marrë detyrën e shërbëtorit të shtetit përbënë një virtyt të lartë dhe ka
ndjenja guximtare të sjell një ndryshim
pozitiv për të mirën e këtij populli dhe këtij vendi.