Kerko: a
Skënder Kapiti: Urime shqiptarëve 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
E diele, 16.02.2020, 05:28 PM
Urime shqiptarëve dhe Qeverisë “Kurti“ 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Me
12 Qershor 1999 NATO dhe UÇK çliruan Kosovën duke e mundur dhe dëbuar njëherë e
përgjithmonë kolonizatorin barbar serb nga Kosova, dhe me Me 17 Shkurt 2008
Kosova shpalli Pavarësinë, gjë e cila pra shënoi krijimin e Shtetit të Ri
shqiptar të Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht, pavarësi e cila erdhi pas përpjekjesh, mundimesh e sakrificash
mbinjerëzore të popullit martir të Kosovës.
Pra,
Shqiptarët e Kosovës qëndruan, sfiduan dhe sakrifikuan për shtetin, për atdheun
dhe për Kombin për të siguruar, garantuar dhe zhvilluar liritë dhe të drejtat
kombëtare, progesin qytetar, progresin arsimor, kulturor, ekonomik dhe
mirëqënien. Shqiptarët e Kosovës luftuan
për dinjitetin kombëtar,për
lirinë, për drejtësinë dhe për lumturinë kundër padrejtësive, jolirisë
dhe kundër barbarisë sllavo-serbe.Por ky 12 Vjetor i shpalljes së Pavarësisë,
Kosovën e gjen të “okupuar”, të rrezikuar dhe të kërcënuar e të plagosur nga korrupsioni, krimi i organizuar,
papunësia, varfëria dhe nga eksodi, të cilat Kosovës dhe popullit të saj i
vijnë nga politika, pushteti dhe nga sistemi i drejtësisë, nga mafiooligarkia e
cila ka kapur shtetin dhe ligjin, dhe ka bllokuar patriotizmin, demokracinë,
zhvillimin, drejtësinë e integrimin.
Nuk
e meritonte populli shqiptar i Kosovës keqqeverisjen dhe tradhtinë që atij i ka bërë në këto vite
klasa politike, elita politike e saj. Kur zhgenjen politika dhe keqqeveris
qeverisja, kur korrupsioni dhe hajnija e pushtetit dhe e drejtësisë kapin
shtetin dhe nuk japin llogari para askujt dhe as para ligjit, kur mashtrimet e
gënjeshtrat bëhen të bezdishme dhe monotone, dhe kur humbet shpresa e besimi te
shteti, politika, drejtësia e qeverisja
atëhere festa , as ajo kombëtare nuk ka entuziazmin e duhur por venitet e zbehet.
Prandaj
është koha për reflektim dhe ndryshim për të çuar në vënd amanetin dhe
sakrificat e popullit shqiptar dhe të
qindra e mira heronjve e dëshmorëve të kombit për një Kosovë të lirë, të
fortë politikisht, ekonomikisht, demokratikisht, të mirëqënë dhe të emancipuar në rrugën e qytetërimit europian
me dinjitet ashtu sikurse edhe kombet e tjera të Europës.Dhe falë demokracisë
që ajo bën të mundur lirinë e zgjedhjes për të bërë ndryshimin, Kosova,
verdikti i saj me 6 Tetor 2019 bëri zgjedhjen e duhur , pasi bëri edhe
ndëshkimin e duhur duke e larguar nga pushteti keqeverisjen e mëparshme, sepse
vetë historia e një kombi të lavdishëm
si ajo e kombit shqiptar, është përpjekje e pandërprerë për liri, dhe
liri, do të thotë: përpjekje e lufte kundër pushtuesit të huaj dhe kundër jolirisë,
korrupsionit dhe padrejtësisë.
Urime
gjithë shqiptareve 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovë. Urime familjeve të
dëshmorëve të lirisë; urime invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së; urime
sportistëve dhe xhudisteve të Kosovës dhe të gjithë meritorëve që i shërbejnë
me përkushtim e përgjegjshmëri kombit dhe atdheut.
Urime
kryeministrit Kurti, Qeverisë së re të drejtuar prej tij, dhe i urojmë suksese
asaj në reformimin dhe në drejtimin e shtetit e të shoqërisë për forcimin dhe konsolidimin e Pavarësisë,
të ligjit, drejtësisë dhe në rrugën e shtetndërtimit të shtetit modern demokratik e ligjor për të cilat kanë
sakrifikuar patriotizmi dhe kombi shqiptar, për të cilën votuan shqiptarët me 6 Tetor 2019. Kjo pasi te Kurti, te sinqeriteti, korrektesia,
pastërtia dhe patriotizmi i tij kanë
besim dhe shpresë shqiptarët se gjërat do të ndryshojnë për nga përmirësimi dhe
për nga më e mira kombëtare për ta nxjerrë Kosovën nga ky udhëkryq ku e kanë
futur politika korruptive dhe injorante e paraardhësve të tij; politika e interesave personale,e papërgjegjshme,
dështake dhe antipublike e tyre.