Kerko: a
Fahri Dahri: Vërtet e vërteta është një por ‘’babalët’’ kundër saj janë shumë (II)
E diele, 16.02.2020, 12:07 PM
VËRTET E VËRTETA ËSHTË NJË POR "BABALËT(¹)" KUNDËR SAJ JANË SHUMË
II
b)Tronditja e së vërtetës brenda
familjes
Le të shëputemi
nga këto aspekte për tu ndalur edhe tek e verteta e marëdhënieve brenda
familjeve.
Me nisjen e këtij
shekulli, filluan të bien tek-tuk disa këmbana ndryshe nga ato të dëgjuarat e
zakonshme. Filluan të mbijnë disa “këpurdha” të hijshme dhe tërheqëse. Mendimi
tërësor ishte se një epokë e re po fillonte me shpresë se do shoqërohej me
ndryshime thelbësore në të mirë të shoqërisë tonë.
Kësaj shoqërie
etnike, mbi të cilën gjatë dymijë vjeçarit të erës sonë, i kanë kaluar po thuaj
të gjitha mbrapshtitë e sjelljeve të të tjerëve, grabitje territoresh, vrasje
dhe dëbime masive të banorëve nga trojet e veta, gjenocide, persekutime,
poshtërime. Akte veprimi këto të pashoqe, të cilat janë kryer nëpërmjet
mashtrimeve, gënjeshtrave dhe shpifjeve të pandërprera të përdorura
kundër “një të vërtete”, të së vërtetës së qenies të etnisë
pellazgo-ilire, të gjuhës së vetme, të pa shoqe që ka rrjedhur nga burimi i
mënçurisë pellazge.
Shoqëria etnike që
kemi trashëguar, arriti t’u qendrojë fort, nuk u asimilua, sepse u mbështet
fuqimisht tek përcaktimi i etnisë sipas gjuhës, territorit, traditave,
zakoneve; nuk u nënështrua në asnjë rast pushtuesave të huaj as politikisht, as
ekonomikisht, as fetarisht, por diti të manovrojë me zgjuarsi herë nëpër male,
herë me përballje, herë duke venë në veprim kripto-besimet, të gjitha këto në
shërbim të ruajtjes së identitetit dhe ja doli mbanë. Sot është një shoqëri që
lakmohet për karakteret e saj që dallohen dhe shquhen pa vështirësi nga popuujt
e tjerë.
Krahas këtyre
tipareve të domosdoshme për tu përballur me sulmet e ashpra deri në çdukjen e
etnisë sonë, rol të pazëvëndësueshëm ka luajtur të “mbërthyerit” fort dhe pa
ekuivok tek qeliza bazë e shoqërisë “Familja”. Vlerësimi, respekti, nderimi
ndaj familjes, e ndërlidhur me gjuhën, territorin, kanë qenë dhe janë shtyllat
e hekurta të pacënueshmërisë së identitetit, janë vetë siguria për
vazhdueshmërinë e prejardhjes sonë të shumëzilepsjes e cila i shtyn të tjerët
drejt vrasjes të së mirës, të veçantës, të paarritshmes prej tyre.
Por gjatë këtyre
tre dekadave, tek-tuket e këmbanave rezultojnë se janë shumuar, po ashtu dhe
këpurdhat që filluan të mbinin, tashmë nga shtrydhja nxjerin helm, i cili
përhapet me shumë dëshirë dhe me pasion nga disa të ashtuquajturit pronarë e
moderatorë të mediave, të subjekteve ekonomike, kompanive, pjesërisht deri edhe
në institucionet shtetërore, tek të cilët ka zënë vend mendimi dhe veprimi se
gjithçka, përfshi moralin, artin, arsimin, drejtësinë, familjen, etj, duhet
trajtuar me konceptin e mallit, i cili shitet dhe blihet me para sipas çmimit.
Të konceptuarit në këtë mënyrë ka dhënë dhe po jep goditje të rënda edhe tek
familja, e cila, sipas realitetit aktual, e ka kaluar fazën e tronditjes dhe po
merr zhvillim faza e venitjes, shpërbërjes, dukuri të shpeshta që vrehen
përditë me divorcet, uljen e numurit të martesave me celebrimë, vrasjet brenda
çifteve etj. dhe lënie përparësi bashkë jetesës, lidhjeve jashtë martesore,
lidhjet e çifteve të përkohshme në vartësi të "më jep para të të jap si
mall-virgjërinë". Të tjera raste njihen pranimet e lidhjeve në çifte
me vendosje kushtesh edhe kur nuk arrihen me të ardhurat nga punët normale, apo
mundësitë reale.
Çifte
bashkëshortore, edhe me kohë mbi 20 vjeçare, me fëmijë të rritur, nën
presionin, trysnitë dhe frymëzimet e mjeteve propagandistike me shumë bollëk,
të shpërndara me lehtësi dhe aspak përgjegjësi morale, etike, apo dhe ligjore,
që na "dhurohen" nga interneti, televizionet, mediat online apo të
printuara, emisionet televizive me tema zhvillimi pa limite, shfaqje
humoristike me banalitete gjoja gajasëse e mjaft të tjera, japin ndikime drejt
degjenerimit dhe mbi të gjitha arrijnë të vlerësohet jo moralja, menefregizmi
idiot që shkon deri në mëndjemadhësi, e mendojnë se me të vepruarit kështu u
jepet e drejta të krenohen se fitojnë statusin e “njeriut të civilizuar”.
Një pjesë të mirë
të shoqërisë sonë e ka pushtuar thënia e kahershme e popullit “Shih rrushi
rrushin e piqu” mbas së cilës po vrapojnë djem e vajza, prej të cilëve
pesha specifike anon tek te rinjtë e të rejat që janë pjesë e dyndjeve dhe
lëvizjeve demografike nderurbane të pas vitit nëntëdhjetë, tek të cilët ishte
krijuar boshllëk në njohjen dhe zhvillimin ekonomiko-scial. Në këtë grupim të
rinjësh dhe të rejash përfshihen edhe çifte bashkëshortësh si ata që kanë
vite emigrimi të martuar dhe ata që lidhin martesa të qëllimshme për të
përfituar shtetësi apo leje qendrimi jashtë vendit.
Të neveritshme, të
pakuptimta dhe të dëmshme për shoqërinë janë ndarjet bashkëshortore me
pretendimet “dua të jem e/i lirë sepse tashmë jam franceze, italiane,
spanjolle etj”. Kërkojnë shkëputje nga përgjegjësitë familjare pa u
qederosur (shqetësuar) për fëmijët e tyre, për prinderit, rrethin familjar,
rrethin e krushqive dhe atë shoqëror.
Në statusin e
këtij studimi, e ndjej shpirtërisht të lëshoj pyetjen:
- Ç'farë
përfitojnë këta individë, qofshin meshkuj apo fema të pushtetshëm ose jo? Dhe
përgjigjja është se:
- Ata përfitojnë
pasuri, ofiqe, por humbasin familjen, respektin dhe të qënurit njerëz, gjë që
nuk i preokupon sepse e kanë humbur realitetin, të vërtetën!
Jetojmë në këtë
epokë, që duam apo nuk duam, jemi përfshirë, ose jemi të pushtuar nga
paudhësitë e mësipërme. “Epidemia” e së keqes ka rënë dhe ka zënë vend tek ne,
bile me një komoditet që na habit me konceptimin e tingujve acarues të
këmbanave, të cilat tashmë nuk bien tek-tuk, por janë shndërruar në një
shumëllojshmëri tingujsh konkuruese me orkestrat më të dëgjuara klasike.
Nuk prirem nga
alarmet dhe dhënie informacionesh të pavërteta, as nga mos venia në qendër të
vemendjes të informacioneve të vërteta, të cilat si njera dhe tjetra, ose të
dyja bashkë duhen kapur si fenomene të shfaqura, që janë në veprim dhe duke u
mbështetur fort në disa parime që i trashëgojmë, të mundësojmë me veprime
konkrete për të përmirësuar kualitetin e jetesës që nga vetvetja, familja,
shoqëria dhe sistemi i drejtimit të shoqërisë në tërësi.
Të gjithë e dimë
dhe kemi dëgjuar shprehjen e popullit që “çdo e mirë apo e keqe” së pari
lind, merr fomë dhe zhvillohet tek vetvetja.
- Nëse çdo njeri
arrin të kuptojë dhe të ndajë të mirën nga e keqja dhe anasjelltas, pa dyshim
arrihet suksesi i dëshiruar dhe me çlirimin e secilit individ nga paudhësitë e
të gjitha llojeve, arrihet shpëtimi në tërësi i shoqërisë.
- Nëse çdo njeri
nuk arrin ta kuptojë se e keqja dhe e mira e ka fillesën tek vetvetja, por ja
transmeton dikuj tjetër, pa dyshim nuk arrihet tek përmirësimi dhe nuk mund të
pretendohet për të ndryshuar jo një, po asnjë situatë të padëshiruar,
përkundrazi lehtëson vazhdimin e të kundërtës, mbjell dhe kultivon
degjenerimin, korrupsionin, konfliktet, armiqësitë antagoniste dhe ato jo
antagoniste. “E vërteta që është një” ndeshet, përballet me mashtrimet,
gënjeshtrat, shpifjet, vese këto nga më të neveritshme për çdo shoqëri, prej të
cilave nuk shkëputen edhe vjedhjet brenda vetes, familjes, të afërmëve,
shoqërisë dhe shteti i cili arrin të vjedhë veten por që dora hajdute e shtetit
shtrihet pa frikë dhe pa droje në xhepat e popullit që e ka besuar për ta
menaxhuar. E thënë shqeto shqip, kjo është situata e sotme në gjithë
shoqërinë tonë, ku elementi keqbërës jo që nuk luftohet, por ka zaptuar majat
dhe drejton duke mashtruar, gënjyer, shpifur se gjoja po menaxhon të vërtetën.
Nuk mohohet se për
njerëzimin ka tre konceptime për jetën, e shkuara, e tashmja dhe dhe e ardhmja.
Krahas këtyre ndarjeve është fakt se çdo njeri, individ, arrin të njihet vetëm
me dy nga këto ndarje, atë që shkon dhe atë që është, dmth të shkuarën dhe të
tashmen, ndërsa privilegji për njohjen dhe kalimin në të trija ndarjet e kanë
popujt. Kjo është një e vërtetë. Dhe për këtë të vërtetë, çdo individ, shoqëri
punojnë dhe jetojnë vetëm në të tashmen, por që shpejt kthehet ose quhet e
shkuar, prandaj thuhet në të shkuarën.
Është kjo e
vërtetë që detyron ti përkushtohemi të tashmes, e shkuara ishte e dikuj tjetër
ose dhe e jona, së cilës i është kushtuar vemendja përkatse që mbartet tek e
tashmja. Në këtë gjykim lind edhe përqëndrimi ynë për të ardhmen së cilës ne i
shërbejmë me të sotmen.
Përvoja na dikton
të përqendrohemi tek e tashmja, kjo se çdo njeri jeton në këtë të tashme, e
djeshmja është e jetuar dhe i është dhënë përqendrimi e përkushtimi përkatës që
e disponojmë në të sotëmen, si kundër përkushtimi ynë për të sotmen, pa asnjë
dyshim do ti vlejë të ardhmes.
Pse duhet të
"mbledhim" mendjen dhe të gjykojmë në këtë drejtim?
Sipas përvojës tre janë arësyet:
a).- Nuk humbim kohë për të menduar se në të djeshmen,
në të shkuarën, gjërat duhej të bëheshin ashtu apo kështu, mbasi koha që ikën
nuk kthehet dhe truri ynë "shpëton" nga të menduarit për atë që nuk
arrihet.
b.- Duke u çliruar nga të menduarit e pikës
"a", fitojmë kohë mendimi dhe përqëndrimi më shumë për ti vënë në
shërbim të së sotmes.
c). - Me këtë gjykim vlen edhe problemi lidhur me
përkushtimin e të ardhmes. Nëse e kuptojmë të plotë të vërtetën e përkushtimit
ndaj të sotmes, automatikisht i kemi kushtuar përqëndrim të ardhmes, u spjegua
se e sotmja shpejt shndërrohet në të ardhme. Kjo një e vërtetë që na ndihmon në
çlirimin e mendjes–trurit nga ngarkesa të panevojshme.
Por mendimi ndaj të njëjtit fenomen, sidomos shoqëror,
nuk mund të jetë unik, kjo në vartësi të edukimit familjar, kulturës së çdo
shoqërie, periudhave, pra në tërësinë e fazave të zhvillimit të njerëzimit. Të
vetëdijshëm përpara këtyre qendrimeve, rëndësi të veçantë për ti mposhtur,
duhet ti jepet vemendjes tonë për të depërtuar në mënyrën se si përcaktohen
idetë, ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve. Shpesh na ka ndodhur dhe na ndodh,
qoftë dhe jashtë vullnetit tonë, të rrëmbehemi nga fiksacionet ndaj kryerjes së
një veprimi apo mos veprimi të dikuj, si ndaj nesh dhe të tjerëve.
Fiksimet si: Pse u shpreh në atë, apo në këtë mënyrë
ai?, ose ç’farë donte të thoshte, ku duhet të dilte? Pse nuk veproi sipas
dakortësisë? Ç’farë di ai/ajo që më mban qendrim të rezervuar (mëri, inat,
zemërim, urren)? Dhe plot hamendje të tilla që prodhojnë dyshime, shqetësime
mes njerëzve; nga ndonjëherë këto ndodhin edhe mes njerëzve shumë të afërt, të
dashur.
Fiksimet ndodhin jo vetëm ndaj këtyre rasteve, por kur
“lëshohen frenat” e mendjeve tona, arrihet të “merakosemi” edhe me problemet e
të tjerëve, qoftë mes thash e themeve, zilive apo keqdashjeve, si fjala vjen:
Ku i gjeti paratë ai/ajo që u bë kaq i pasur?, Cilin ka mik/mikeshë që siguroi
truall ndërtimi në atë vend strategjik?, kush e ndihmoi që u ngrit aq shpejt në
atë post tepër të rëndësishëm?, si arriti të bëhet pronar i kaq apo aq vilave?,
etj. fiksime të tilla të krijuara mes individëve, apo grupe njerëzish me
pronat, mallrat sendet, paratë. Fiksimet ndodhin edhe në diskutimet mes dy apo
më shumë njerëzve, ku përflitet (mbahen në gojë) për lidhjet femra- meshkuj,
jashtë normave morale, jashtë martesore.
E vërteta në politikë?. Nëse i konceptojmë fenomenet
me këndvështimin e kësaj teme, nuk është e vështirë të kuptosh se politika dhe
partitë politike gjatë këtyre tre dekadave nuk i përafrohen të vërtetës. E
shtjellojmë: Politika, partitë politike për 30 vjet janë marrë tërësisht me të
djeshmen (të shkuarën) dhe të nesërmen (të ardhmen), kur vemendja dhe
përqëndrimi, duhet të jenë tek e sotmja (e tanishmja). Kur mendimet dhe
veprimet përqendrohen e përkushtohen tek e djeshmja, ka veç humbjes kohe,
dëmtohet ecja përpara, sepse e djeshmja nuk kthehet, as ndreqet.
Të jemi koshientë “Nga e djeshme të mundohemi të
përfitojmë, por jo të përqëndrohemi me diskutime, apo kritika të pa fund, ashtu
siç praktikisht është vepruar.Të vepruarit ashtu, nuk ka vend për të vërtetën,
përkundrazi është vepruar dhe veprohet për të mashtruar, gënjyer dhe shpifur,
metoda dhe mënyra të vepruari për të kënaqur egon e të sotmes”. I tillë mbetet
edhe të përqendruarit, apo përkushtimi duke mashtruar, gënjyer dhe premtuar për
të ardhmen. Tridhjet vjet politika ka deklaruar dhe propaganduar vit për vit
dhe fushatë për fushatë se :”Do ta bëjmë
Shqipërinë si gjithë Europa”. “Do të luftojmë korrupsionin, nepotizmin do të
marrë përparësi meritokracia, do të vendoset drejtësia, do të ndërrtohet shteti
i së drejtës, dhe plot premtime të tjera me
do të”.
Të gjithave sa sipër u shtohet parashtesa “do të”, që
kupton dhe nënkupton përqendrime dhe përkushtime për të nesërmen (të ardhmen),
duke mos kryer asnjë veprim në të sotmen, që i shërben pa dyshim edhe të
nesërmes. Ky kurs të vepruari dhe të propaganduari, sinonim i “Babales”, në
vetvete përbëhet nga kurthe, mashtrime, gënjeshtra, shpifje, sajesa të cilat përdoren
nga politika dhe partitë politike në kundërvënie ndaj të vertetës që kërkon
veprim, përqendrim dhe përkushtim tek e sotmja, “e tanishmja”.
Të tashmes, i vijnë për shtat deklarimet për vepra dhe
veprime që janë kryer dhe po kryhen, dmth: “ U krye ky apo ai premtim”, “u
relizua kjo apo ajo Reformë e këtij apo atij sektori”, “U dënuan dhe u
sekuestrua pasuria e këtyre persona ish VIPA”, etj. Por këto deklarime ka 30
vjet që nuk dëgjohen, nuk është pranuar të jepet asnjë llogaridhënie, por
arrihet të thuhet se “dënimi i kësaj apo asaj qeveria jepet e merret me humbjet
apo fitoret në zgjedhje”. Kur rezultatet e zgjedhjeve manipulohen, paguhen dhe
vidhen nga më i “forti”. E vërteta tretet, “Babalet” lulëzojnë, shqiptarët dhe
Shqipëria humbasin!.
Të gjitha këto
sjellje dhe paragjykime me fakte ose jo, ndikojnë në trurin e njeriut dhe
shkaktojnë strese, ankthe, shqetësime të shumta dhe aspak të nevojshme, por
stimulojnë në krijimin dhe përhapjen e viruseve të ndryshme sëmundjes si
diabeti, i cili është stimuluar shumë mbas vitit 1990, përfshirë sëmundjet
mendore, acarime të forta nervore me përfundime në veprime horrore, vrasje të
shpeshta edhe brenda anëtarëve të së njëjtës familje. Realisht po jetojmë në
një periudhë kohe seriozisht jo miqësore, por jemi përpara pasigurive që
krijohen nga mungesa e ushtrimit me drejtësi të kodeve penale, civile, famljare
dhe mos ndëshkimit të personave që shkelin ligjet, regullat dhe normat më
elementare që rregullojnë marrëdhëniet mes familjeve, grupnjerëzve dhe
shoqërisë në tërësi.
Të gjitha sa u tha
në mënyrë të drejtë trokasin në qenien tonë dhe mbjellin ankthe, strese, lindin
veset e pa pëlqyera si inatet, zëmërimet, urrejtjet ndaj njerëzve më të afërt,
më të dashur, deri edhe në eliminime fizike bashkëshorten/ bashkëshortin, apo
të kalojne në sëmundje nervore. Zhvillimi i vrullshem i jetës tonë, i
shoqëruat me ngarkesat e mësipërme negative, padyshim pengon ecurinë
normale të së sotmes, na largon nga të qenurit vetvetja, përkeqëson
marrëdhëniet me ata që na rrethojnë.
Në përfundim
mendoj se njerëzimi duhet të shkëputet nga dualizmi mes të vertetave dhe
mashtrimeve, gënjeshtrave apo shpifjeve; nga dualizmi mes moralit të shëndoshë
dhe degjenerimit. Personalisht më pëlqen që familjet, shoqëria jone të mbajë
fort kahjen e të vërtetave dhe moralit të shëndoshë, duke u larguar me neveri
qendrimeve dhe sjelljeve të pa principta ndaj mbrapshtive që u atakuan
pjesërisht si shembuj në këtë trajtesë.
Njerëzit që pasurohen, të njëjtë me ata që kapin majat e pushtetit, kur
nuk i meritojnë, errësira u pushton shpirtin dhe pasojat ndikojnë në shtimin e
vuajtjeve të popullit.
Shënim (¹):“Babalët”=Sinonim i mashtruesve, intrigantëve, hipokritëve, gënjeshtarëve,
shpifsave.
Tiranë, më 14
Shkurt 2020.
Studiues Fahri Dahri