Kerko: a
Nebi Dragoti: Motivet e Parmës
E merkure, 12.02.2020, 08:11 PM
NEBI DRAGOTI
MOTIVET
E PARMËS
LOJË NDJENJE
S’jam
ters rrugaç që rrugëve bredh,
pra,
qenin te porta mos ma lësho.
Në
natyrë dal, natyrën kam qejf;
zemra
për ty s’ më rreh. Mos mendo!
Qeni
s’më leh më, bishtin tani tund,
ti
nuk dalke, të ruajnë ty me qen?
Dashur
pa dashur çdo lidhje merr fund,
me
ty kështu s’ lidhet njeri për jetë.
Tani
mëso mirë ç’është dashuria:
dashuria
s’ lidhet me zinxhir si qen.
Vashat
tona të bukura viseve të mia
nuk
ruhen e fatin e zgjedhin vetë.
S’
jam ters rrugaç që rrugëve bredh,
qenin
te porta kot mos ma ndërse!
Dal
gazmor, shijoj natyrën e qetë
e
për ty zemra, jo, aspak s’ më rreh.
VALLËZIM DIMRI
Veson
edhe ditën,
brymë
nëpër drurë
dhe
drurët u thinjën,
dhe
veshën okitën.
Veç
dafina reziston
me
dendesi gjethesh të gjelbërta,
si
nuse, si nuse
në
gjirin e vet zogjtë strehon.
Ah,
sikur degët që prek
me
ngrohtësi vargjesh t’I ngroh,
por
dimri s’ më le,
“
se ç’ bëj, e di unë”, më thotë.
Variacione
natyre
shtjellon
dimri kaçurrel:
me
erën bën koncert,
vallëzon,
akull
shtron,
borën
lulebardhoshe hedh.
SFILATË NATYRE
Vjeshta
zotëron natyrën gjithandej:
era
vjeshtore me gjethet pikturon,
gjithandej
vagabondja natyrën zhvesh,
shtron
qilima shumëngjyrshe në tokë.
Dimri
i sertë, i rreptë mbi qilima shkel
me
rrobe akulli a rrobe bore për qejf
me
costume dimrore gjithçka vesh
e
në këtë mrekulli qesh a nuk qesh.
Ke
parë ti, kam parë unë dhe të gjithë:
vjeshta
qilima gjethesh platit përtokë
e
dimri na fërshëllen me alfabetin mors,
me
sfilatë mode stinët njeriu shikon.
Në
ç’ stinë iki e s’ vi, jo, nuk e di,
të
sigurtën sfilatë natyre do ta kem
pranverë,
verë, dimër plot stuhi
mbi
varrin tim do të luaj ky refren.
HARMONI
Në
Veri të Italisë, metaforikisht,
në
Parma ka qetësi,
qetësi
e gjithanshme në gjelbërim.
Gjelbërim
jete pastë për të gjithë!
Me
këtë qetësi sikur zbritur nga qielli
gjithë
natyra shendetshëm me paqë
është
mbarsur në harmoni.
Harmonia
njerëzore
me
aromë kënaqësie pa djallëzi
për
kulturë flet me siguri.
***
Dendësi
mjegulle sheh,
bulëza
uji në degë
reflekse
ngjitëse si lot,
ç’
margaritarë në mëngjes!
Mjegulla
shtrihet, zbardh,
mjegulla
rrezet ndalon,
ndërsa
dielli plot inat
i
bie me rrezet shkop.
Këto
mjegulla t’i shtyjmë,
t’i
tretim që ty të shoh.
Shpërthe
, moj e allta ngjyrë:
do
diell jeta mbi tokë.
FLUTURIM PAQËSOR
Kam
ëndrra që fluturojnë si zogjtë,
si
zogjtë udhëtarë në ajër pa kufi.
Këndojnë
zogjtë hareshëm nëpër botë,
hareshëm
paqësore këndofsh ti, poezi !
Kam
ëndrra që fluturojnë si zogjtë,
si
zogjtë shtegtarë ajrit pa kufi.
MISION POETIK
Ç’
dreq njeriu qënkam,
ç’
vëzhgues i rreptë që jam:
përkulem
si
agronom në token e lëruar,
plisa
dheu shkërrmoq me duar
në
dheun e largët Italian.
Qënka
njëlloj kimikisht
si
tokë Shqipërie,
si
edhe e shteteve të tjera njëlloj
për
rritje të çdo bime,
për
rritje të kulturave të drithërave
për
plotësim ushqimesh, njëlloj.
Për
vëvhgim poetik
si
ajri për jetën vlen,
vlen
si oksigjen
ky
mision…
Madhështi
idesh rrezato, varg,
pra
ç’u duhet popujve aggression,
të
zihen,
të
grinden,
luftra
të bëjnë,
të
derdhet gjak,
kur
çdo tokë banorët e vet mban!?
Ç’
dreq njeriu qënkam,
ç’
vëzhgues i rreptë që jam!?
PEIZAZH PARKU
Park
natyral shlodhës parmez*,
park
i qetë me drurë të lartë serbes…
Për
njeriun ç’ park i madh komod,
në
shëtitje rraca njerëzore shikon.
Në
mesin e parkut liqen artificial,
shpendët
gazmor çohen shatërvan.
Refren
zërash shpendësh në paqë;
ju
këngë paqeje përhapuni çdo anë!
*parmez,
Parma.
NGROHTËSI LIRIKE
Sa
e ftohtë kjo natë parmeze
me
gjysmë hënë të ftohtë laqrt,
lulka
akulli shtron porsi pelte
dhe
formon tabllo hëne me art.
Kjo
natë parmeze kaq e ftohtë
si
pikturë e karakterit të njerëzve,
kur
unë dëshiroj fjalën e ngrohtë,
kur
dhe s’kam ç’u bëj indiferentëve.
Mbase…
indiferentizëm nata mbjell,
se,
ja, sa indiferentë edhe yjet lart…
Lirikë
bukuroshe, në letër më zbret;
lirika
ime çliron ngrohtësi në varg.
***
Mua
kafja e Durrësit më shijon vërtet,
ooo,
më shumë se në çdo vend tjetër,
kur
dorë e sinqertë shqiptari ma sjell
me
shqipen kaq të ëmbë duke qesh…
Ah,
kafja e Durrësit më shijon vërtet!
VASHË E PARMËS
Vashë
e Parmës kaq serbese,
në
rrugë kryeneçja vashë;
të
ta ulja kryeneçësinë,
por
ç’e do, ah , jam plak!
Ah,
të isha djalë i ri,
djalosh
i bukur siç isha,
do
ta këpusja kokën si lule,
do
ta fusja në gjoks
e
në zjarr dashurie
të
bëhej flake,
bashkë
të treteshim
tërë
një jetë!
Ah,
të isha djalë!
FOKUSIM BUKURIE
Natyrë
sheh e shijon bukuri!
Dorë
qëndistari
gjithë
madhështi ka ngritur
kostelacione
shtetesh përrallore
për
piedestale shekujve:
njeri,
o njeri,
dora
jote, mendja jote
dritë,
dritë jete,
mrekulli!
MOTIV POLITIK
Tokë,
ajër, qiell
pasuri
e rruzullit toksor
ndriçuar
nga një diell…
Popujtë
jetojnë:
miqësi,
dashuri ndër kombe të ketë!
Popujtë
luftën urrejnë,
ja,
ç’ devizë e shkëlqyer!
Politika
të marri shembull;
politika
e ndërkryer
kur
do të jetë në rregull?...
FILOZOFI JETE
Bar
këtu e lule livadheve
e
drithëra buke gjithandej;
pemë
,bagëti,
industri
le të ketë,
le
të ketë shkencë.
Industri
lufte mos të ketë!
Jeta
në lulëzim të përhershëm
e
qeshur, pa lot, pa gjak
le
të jetë!
***
Këtu
në Veri të Italisë
me
dorën e ngrirë
veriu
dimër bën
siç
dimër bën në çdo vend,
ndersa
lart ndriçon vetëm një,
bukuroshja,
e qeshura
Hënë.
DËSHIRA
Tjetër
dëshira,
tjetër
arritja
për
atë që ti do…
Duhet
përgatitja,
fuqia,
dituria.
Këtë
ta dish
dhe,
sigurisht,
nuk
janë të milimetruara
hapat
njësoj
për
të gjithë.
NESËR
Këmba
lodhet gjithë ditës
edhe
duart gjithashtu.
Vjen
mbrëmja:
shlodhet
dhe truri,
dhe
sytë,
dhe
veshët,
se…nesër
ka
prapë rrugë.
PSE?
Pse
lindja e ditës qesh
dhe
pse, pse
agimi
bukurosh shton shpresë?
Dielli
ëndrrat
budallaqe përze
dhe
njeriut i thotë:
“
Përpara,
përpara
ec!”
AEROPORTET
Aeroportet
presin, përcjellin
tonelata
ndjenjash dashurie:
zbarkojnë
mall për çmallje.
Gjithandej
ka rreze ndjenjash intime.
Aeroportet
presin krahhapur
përvluar
mallit për t’u çmallur,
por
edhe përcjellin me pak lot në sy.
Mua
më përcjell dhe Atdheu…
Atdhe,
si t’ia bëjmë mallit ne të dy?!