Kerko: a
Namik Selmani: Ditëlindjet e poetëve
E merkure, 15.01.2020, 08:09 PM
Ditëlindjet
e poetëve
-Urim
për ditëlindjen tuaj Neki Lulaj-
Nga
Namik Selmani
Ditëlindjet
e poetëve janë ditëlindjet e festave të kombit. Se kush më shumë se ata ia
bëjnë nderin shpirtit të çdo kombi. Sot këtë nder e ka. poeti, atdhetari,
njeriu i mirë fjalëëmbli, tribunali, dollingritësi. Neki Lulaj thotë se jeta i
ka dhënë një lumë njerëzor që e nis ditën e natën e tij atje në ata jastëk që
lahen me ujin e një toke kaq vitale si Gjermania. ka shpirtin poetik i ka dhënë
besën ndaj shkronjës shqipe. Edhe shijen e birrës Peja dhe ajrin e pastër te Belles legjendare mos e
harroni.
Sot
ai mbush 65 vite jetë.
Mos
pyesni kurrë poetët se sa vite jete kanë. Mos i pyesni! Se do të bini në
sinorët e mëkatit. Poeti jeton dy jetë brenda vetes, jeton frymën e lavdishme
të rrugës të heronjve, të vendeve të grykave të lëçitësve të shkronjave. Shikoni
se me kë mburren sot kombet e mëdhenj! Mes tyre janë dhe poetët, ata arkitektët
e fjalës së tyre.
Gëzuar!
Në pamundësi për ta pirë një gotë vere për ditëlindjen tënde që gëzon të gjithë
bashkëkombasit dhe shtetet ku fisi është shpërndarë Evropë, , do të sjell një
kupë me vargje. Uroj që të jenë ëmbëltorë dhe aspak nostalgjikë për vitet që ke
kaluar. Shih para, vetëm para, miku im. Hej sa ëndrra vargërore kemi ende! Hej,
dhe ti do të jesh sërish prijatari i këtyre ditëve i këtyre betejave të reja të
kombit tonë .
Asnjëherë
nuk e ka parë poeti jetën me sy të shtrembër. Është gati që t’u thotë miqve atë
fjalë monument “Shihmë në sy!” Është dhe një fjalë e urtë frankofone, mbase
gjermane. “Shihmë në sy! Ja ku jam!” Edhe kur i është dashur të mbrojë idealet
e kombit, edhe kur ka patur një mik të nderuar e i është dashur që ta shtrojë
një pjatë gjellë më shumë dhe një gotë më shumë verë, nuk ka parë me sy të
shtrembër. Madje as do shohë.
Ai
merret vetëm me thelbin. I keni parë besoj ato arra që shiten jo për ngjyrën e
lëvozhgës, por për thelpinjtë e saj që duhet të dalin sa i kap me dorë.
Përndryshe, aha, do zemërohesh me atë që i ka shitur apo me atë vend nga kanë
ardhur.
E
e njeh thelbin e asnjëherë nuk e ka të kalbur
O
poet, ç’ma trazove sot fjalën. Fort bukur ma trazove Neki Lulaj! Gëzuar!
Një
ditë e bukur për ju, por edhe për miqtë tuaj në Shqipëri e jashtë ne mergatë e në të gjithë Gëzuar
ditëlindjen! Gëzofsh jetën nganjëherë edhe si të vijë. Ke në dorë motivin, për
të cilin jeton. Ke fjalën që shkruan dhe lexon. Ke në dorë durimin. Mos qofshi
vetëm nostalgjikë ku të fut pa dashur kjo ditë e vecantë për atë që keni bërë
po më shumë largpamës për atë që do të bën qoftë edhe si fitimtarë sfidash.
Shëndeti qoftë prijatari i ditëve të mbushura me urime.
Me
shumë mirënjohje, gëzim dhe respekt Namiki.!
-Mes
Janari 2020-