Kerko: a
Gani Mehmetaj: Karantina Serbi -Shqipëri nuk mund të quhet minishengen
E shtune, 28.12.2019, 06:44 PM
Karantina Serbi - Shqipëri nuk mund të quhet minishengen
Nga
Gani Mehmetaj
Karantina
Serbi-Shqipëri nuk mund të quhet minishengen, është karantinë ku i ka futur më
të drejtë Bashkimi Evropianë. Vuçiqi e Rama janë mashtrues e delirantë, që ua
dinë mendësinë shtetasve të tyre. Por sado t'ia bëjnë qefin njëri- tjetrit
(njëri për ta shuar nostalgjinë e shqiptarëve për Jugosllavisë që nuk e
përjetuan mbi kurriz, tjetri për të dal në det, që kurrë s'do ta gëzoj) , dy
shtetet e tyre janë të izoluara nga Evropa dhe nga bota. Vuçiqi e ka vetëm
100-150 kilometra nga Beogradi Rumunin dhe Hungarinë , por mund t'i shoh vetëm
si dhelpra rrushin. Rama dyert e
Otrantit notë e me anije klandestine mund t'i kalojë.
Të
dy shtetet me takimet e tyre duan ti bëjnë shantazh Evropës, duke ia shkelur
syrin Rusisë, por edhe Evropa ua shkel syrin që të merren me njëra- tjetrën e
të mos i bezdisin me kërkesa, sepse serbët e shqiptarët nuk janë të gatshëm të
bëhen evropianë.
Shqipëria
nuk pati asnjë hipotekë nga e kaluara, pos komunizmit më mizor në rruzullin
tokësor që i la të gjymtë dhe, islamizimit agresiv në dhjetëvjetëshin e fundit,
që i shkëputi nga kontinenti. Serbia ka bërë krime në tërë ish-Jugosllavinë,
krimet e luftës do ta ndjekin kohë të gjatë. Ka edhe tutelën ruse mbi kokë si
makth, që nuk e le të marr frymë. Ndërkaq,
flirton me Tiranën me shpresën se
do të zhvat ndonjë copë të Dardanisë (Trepçën).
Vuçiqi
dhe Rama mund të sillen si kali në lëmë brenda karantinës Serbi-Shqipëri, por
nëpër Dardani e Mal të Zi u duhet të kërcejnë kaladibrançe (mbi njëri-tjetrin).
Nëpër
Dardani e Mal të Zi, Rama e Vuçiqi mund të kalojnë vetëm kaladibrançe.