Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Karantina Serbi -Shqipëri nuk mund të quhet minishengen

| E shtune, 28.12.2019, 06:44 PM |


Karantina Serbi - Shqipëri nuk mund të quhet minishengen

Nga Gani Mehmetaj

Karantina Serbi-Shqipëri nuk mund të quhet minishengen, është karantinë ku i ka futur më të drejtë Bashkimi Evropianë. Vuçiqi e Rama janë mashtrues e delirantë, që ua dinë mendësinë shtetasve të tyre. Por sado t'ia bëjnë qefin njëri- tjetrit (njëri për ta shuar nostalgjinë e shqiptarëve për Jugosllavisë që nuk e përjetuan mbi kurriz, tjetri për të dal në det, që kurrë s'do ta gëzoj) , dy shtetet e tyre janë të izoluara nga Evropa dhe nga bota. Vuçiqi e ka vetëm 100-150 kilometra nga Beogradi Rumunin dhe Hungarinë , por mund t'i shoh vetëm si dhelpra rrushin.  Rama dyert e Otrantit notë e me anije klandestine mund t'i kalojë.

Të dy shtetet me takimet e tyre duan ti bëjnë shantazh Evropës, duke ia shkelur syrin Rusisë, por edhe Evropa ua shkel syrin që të merren me njëra- tjetrën e të mos i bezdisin me kërkesa, sepse serbët e shqiptarët nuk janë të gatshëm të bëhen evropianë.

Shqipëria nuk pati asnjë hipotekë nga e kaluara, pos komunizmit më mizor në rruzullin tokësor që i la të gjymtë dhe, islamizimit agresiv në dhjetëvjetëshin e fundit, që i shkëputi nga kontinenti. Serbia ka bërë krime në tërë ish-Jugosllavinë, krimet e luftës do ta ndjekin kohë të gjatë. Ka edhe tutelën ruse mbi kokë si makth, që nuk e le të marr frymë. Ndërkaq,  flirton me Tiranën  me shpresën se do të zhvat ndonjë copë të Dardanisë (Trepçën).

Vuçiqi dhe Rama mund të sillen si kali në lëmë brenda karantinës Serbi-Shqipëri, por nëpër Dardani e Mal të Zi u duhet të kërcejnë kaladibrançe (mbi njëri-tjetrin).

Nëpër Dardani e Mal të Zi, Rama e Vuçiqi mund të kalojnë vetëm kaladibrançe.