Kerko: a
Gani Mehmetaj: Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit
E premte, 27.12.2019, 02:00 PM
Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit
Nga
Gani Mehmetaj
Sulmi
i kryeministrit të Shqipërisë ndaj partive politike e institucioneve në
Dardani, i mbështetur nga analistët mercenarë të televizioneve të Tiranës, me ngjanë në sulmet e Enver Hoxhës e të
komisarëve partizanë kundër "kokëderrave kosovarë" , që nuk bindeshin
se ata serbët i kanë vëllezër.
Partizanët shqiptarë e çarmatosen popullatën tonë, ndërsa u morën vesh të futeshin brigadat
serbo-malazeze që bënë masakra ndaj popullatës së çarmatosur.
Kështu,
me neve u armiqësuan, e bënë aleat e shtet mik Jugosllavinë dhe e dëbuan
Britaninë e Madhe e SHBA-të.
Edhe
tash komisarët shqiptarë me terror mediesh duan të na e thyejnë kokën tonë të
trashë që ta pranojmë kapitullimin ndaj
Serbisë , a "minishengenin" e
tyre për të mirën tonë, thua se ata e dinë çka është e mirë për ne dhe çka është e keqe. Ata na e dashkan të mirën, kurse ne
"kokëderrat kosovarë" nuk e ditkemi.
Janë
të pacipë, të shitur dhe të shpërfytyruara nga urrejtja lukunia e udhëheqësve të emisioneve tematike
në televizionet shqiptare dhe portaleve
pse nuk e duam Serbinë e Vuçiqit apo
cilëndo Serbi. Tërbohen si qentë e
çartur a si kuçkat e hallakatura anal-listat , na fyejnë e na denigrojnë pse ne i shohim më përbuzje marrëzitë e tyre
serbofile.
Edhe
më tutje mu si partizanët e komisarët e Enver Hoxhës ne jemi "
"kokëderra kosovarë", meqë me kokëfortësinë tonë proverbiale nuk
bindemi që Serbia të na ripushtoj.
Janë
të gatshëm mercenarët e çmendur ta
dëbojnë Perëndimin e ta zëvendësojnë me
fantazmën e Jugosllavisë mu si Enver
Hoxha. Janë të gatshëm ta rrënojnë faktorin politik e shtetëror të Dardanisë që t'ia trasojnë rrugën Serbisë
në Durrës e në Shqipëri, mu si e bënë rrënoja faktorin shqiptarë në Maqedoni
për t'ia plotësuar orekset sllavëve të Shkupit, apo si i zhvendosën dhe i shkombëtarizuan
shqiptarët nga Presheva, Bujanovci e
Medvegia, kur Tirana e mori rolin
patërnalist, ndërsa në fakt e bëri punën e djallit, ia dorëzoi këto rajone Serbisë si në pjatë të argjend.
Jugosllavia
ka vdekur, thonë "kosovarët
kokëderra", rroftë Jugosllavia,
thonë mercenarët shqiptarë dhe budallenjtë e hallakatur. Sado të çirren dhe të
ulërijnë natën e ditën bijtë e bijat e
Enverit dhe mercenarët e çmendur, Jugosllavia ka vdekur, por derisa të binden
ata, neve do të na shkaktojnë shumë dëme e andralla.