Kerko: a
Entela Binjaku: Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri
E premte, 25.10.2019, 08:48 PM
Mbahet në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri
Nga Entela
Binjaku
Është
mbajtur ditën e enjte në Tiranë Forumi i Sipërmarrjes Rumani-Shqipëri.
Organizuar
nga Ambasada e Rumanisë në vendin tonë aktiviteti mblodhi bashkë në sallën e
konferencave të hotelit Tirana AS sipërmarrës dhe përfaqësues të Dhomave të
Tregtisë dhe Industrisë nga të dyja vendet.
Në
fjalën e hapjes znj. Patricia Flavia R?DU? e ngarkuara me punë si Këshilltare
për Ekonominë dhe Tregtinë falënderoi për gadishmërinë për bashkëpunimin dhe i
ftoi të pranishmit të ndiqnin axhendën e këtij takimi.
Në
forumin e 24 tetorit 2019 Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë SH.T. Mircea
Perpelea falënderoi njerëzit e biznesit që kishin udhëtuar nga Rumania dhe e
konsideroi këtë aktivitet si një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Tregu
shqiptar është tërheqës dhe i gjallë. Zhvillimet që ka bërë Shqipëria japin
besimin se është duke ecur në rrugën e duhur”, u shpreh z. Perpelea. Turizimi
është një ndër sektorët ku Shqipëria mund të ofrojë shumë me një vijë
bregdetare thuajse 10 herë më e madhe se vija bregdetare e Rumanisë edhe pse
Rumania është 10 herë më madhe se Shqipëria.
Duke
ju drejtuar sipërmarrësve shqiptarë, ambasadori
u shpreh se Rumania ofron një numër të madh mundësish. Ai foli për
hapjen si një element i rëndësishëm në dobi të të dyja vendeve.
“Mes
të dyja vendeve ka një lidhje të hershme dhe si në çdo marrëdhënie tjetër, në
themel qëndron besimi. Si përfaqësues i Rumanisë jam ndjerë si në shtëpi që kur
kam ardhur, ndaj edhe miqtë nga Rumania i ftoj të hedhin një hap të ri në
marrëdhëniet mes dy vendeve”.
Fjalën
e mori z. Mihai Andritoiu, President AFPICE, Konsulli i Nderit i Mbretërisë së
Kamboxhias në Rumani dhe njëherazi Presidenti i Nderit të Dhomës së Tregtisë
dhe Industrisë Rumani-Shqipëri.
Ai
prezantoi fillimisht kuadrin gjatë të cilit realizohet edhe ky forum. “Nisma
17+1 mbledh bashkë Përfaqësuesit e Dhomëve te Tregtisë dhe Industrisë të 17
vendeve plus Kinën. Çdo vit forumet mbahen në shtete të ndryshme dhe këtë vit
po mbahet në Tiranë. Delegacioni rumun këtë vit është i madh në numër".
Në
këtë forum që po kryhet me nismën e ambasadës janë 26 përfaqësues që po marrin
pjesë. Përbërja është e larmishme duke nisur me sipërmarrës që vijnë nga
mjedisi, turizmi, agrobiznesi, moda, industria e makinave, por edhe nga mjediset universitare dhe të
edukimit.
Presidenti
i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës z. Nikolin Jaka shprehu
gadishmërinë dhe mbështetjen e institucionit që ai përfaqëson dhe drejton duke
propozuar edhe axhendat e përbashkëta dhe terrene bashkëpunimi të përshtatshme
për të dyja palët.
Më
tej në forum e mori fjalën z. Costica Mustata, Presidenti i Dhomës së Tregtisë
dhe Industrisë së Bukureshtit.
I
sapo zgjedhur në këtë pozicion z. Mustata shprehu befasinë e këndshme për
zhvillimet që ka njohur Shqipëria në këto 25 vitet që kur ai kishte vizituar
për herë të parë vendin tonë.
“Kam
parë një Shqipëri tjetër ndaj dhe e përgëzoj popullin shqiptar për përparimet e
bëra. Duke qenë se Shqipëria ndodhet në rrugën që paraprin aderimin në BE,
këshilla ime për miqtë shqiptarë do të ishte: mos bëni gabimet që kemi bërë
ne”.
Më
tej z. Mustata, bëri një paraqitje të Dhomës së Tregitsë dhe Industrisë së
Bukureshtit e cila "vitin që kaloi festoi edhe 150 vjetorin e
themelimit. Kjo dhomë është me e vjetra
në raportet mes biznesit dhe autoriteteve të shtetit". Duke shprehur disa statistika ai tha se
"kjo dhomë përfaqëson 23% të të gjitha bizneseve rumune. Bizneset në
Bukuresht realizojnë 17 % nga totali i eskporteve rumune dhe përcjellin 30% nga
tërësia e importeve që kryen Rumania.
Dhoma
e Tregtisë dhe e Industrisë së Bukureshtit ka firmosur rreth 100 marrëveshje
bashkëpunimi dhe ndaj e ftojmë edhe Dhomën e Tiranës të firmosim
marrëveshjen".
Kjo
do të ishte edhe marrëveshja e parë që z. Mustata firmos në cilësinë e detyrës
së re. Ai ftoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës të vizitojnë
Rumaninë pasi siç u shpreh ai: “populli rumun e simpatizon popullin shqiptar
ndaj dhe marrëdhëniet e komunikimit mund të vendosen më thjeshtë”. Marrëveshja e bashkëpunimit mes të dyja
Dhomave të Tregtisë kishte përfunduar ndaj dhe nga ky forum të dy presidentët
vendosën të firmosin edhe marrëveshjen e re.
Në
forumin e 24 tetorit një grup të madh sipërmarrësish përfaqësoheshin nga z. Dan Dragomir zv. Presidenti i Dhomës së
Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut të Vëlçeas.
“Kjo
është hera e tretë që e vizitoj Shqipërinë",- tha z. Dragomir duke i përshëndetur të
pranishmit edhe me disa fjalë në gjuhën shqipe. “Vëlçea",- tha ai,- "njihet si nga zonat më të
bukura të Rumanisë, e bekuar nga 57 manastire dhe të tjera vlera që e bëjnë atë
nga zonat më tërheqëse turistike". Ai foli për 5 drejtimet kryesore të
ekonomisë ku mund të bashkëpunohet mes të cilave: turizmi, mjedisi, agrobiznesi
etj. Ai përmendi edhe mundësinë e vlerësimit të rivendosjes së linjës së
drejtëpërdrejtë ajrore Tiranë – Bukuresht.
“Natyrisht
kërkojmë të shihen se cilat janë programet qeveritar të zhvillimit në to”, u
shpreh z. Dragomir, ku përfaqësuesit shqiptarë të institucioneve shtetërore
mungonin.
Më
tej u vijua me biseda mes pjesëmarrësve dhe takimet bilaterale.
Forumi
17+1 do të vijojë punimet gjatë ditës së premte në Hotel “Plazza”.