Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Nëse nuk jeton për diçka, vdes për asgjë
E enjte, 17.10.2019, 09:13 PM
Nëse nuk jeton për diçka, vdes për asgjë
Ka
njerëz që hyjnë në jetën tonë dhe e lënë përsëri. Ka edhe njerëz që qëndrojnë për
një kohë, duke lënë gjurmët në zemër. Dhe pas kësaj nuk jemi kurrë më të
njëjtë. Sytë mund të buzëqeshin, goja mund të qeshë, por pikëllimi i zemrës nuk
mund të shihet nga askush.
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
O
shqiptarë! Mos braktisni vendlindjen, prindërit, motrat, vëllezërit, gjyshërit,
gjyshet dhe të ikni në hiç, atje ku nuk
u dëshiron askush. Shijoni gjërat e vogla, sepse një ditë do të dëshironi të
shikoni prapa dhe të zbuloni se ato ishin të mëdhatë.
Çfarëdo konfliktesh apo sa pak kohë
të këmbimit keni ju me pleqtë e familjes së juaj, duhet të parafytyroni se si
do të ndjeheshit ju nëse në momentet e fundit të jetës nuk keni asnjë familjar
afër jush që të komunikoni.
***
Për çfarë jetojnë shqiptarët nëse nuk
është për të bërë jetën më pak të vështirë për njëri-tjetrin?
Kur
e pranojmë se ne vet krijojmë vuajtjet tona, atëherë mund ta çlirojmë veten nga
dhimbjet, frika dhe neurozat - njëherë e përgjithmonë! Kur e kuptojmë se është mendja
jonë ajo që është përgjegjëse për të gjitha dhimbjet, me rrjedhën e pandërprerë
të mendimeve duke u përballur me të kaluarën - njëkohësisht merakosemi për të ardhmen, atëherë do
të gjejmë veten tonë të vërtetë.
Ne jemi të gjithë qenie të ngritura dhe
duhet të rivendosim kontaktin me natyrën tonë më të thellë si dhe të shprehim
veten përmes realitetit tonë shumë të veçantë hyjnor në botën fizike - gjatë
gjithë kohës. Atëherë ne për herë të parë do të përjetojmë paqe dhe harmoni në
veten tonë, në atdheun tonë dhe me botën e jashtme. Dëshmia se ekziston një
realitet më i lartë nuk gjendet në diskutimet intelektuale, por në një mënyrë
ose në tjetrën, ju vini në kontakt me të shenjtën.
Ne nuk kemi asnjë përgjigje në
pyetjen se cili është misioni ynë, çfarë duhet të bëjmë këtu në Tokë. Ne
jetojmë në errësirën e jashtme se kush jemi dhe pse jemi këtu, e megjithatë e
dimë se duhet të ketë një kuptim
***
Gjyshja ime, ka
thurur rroba për nipërit e mbesat e saj të ardhshme.
Në fëmijërinë e
hershme, shpeshherë, kur dielli po perëndonte (në Sydney, Australi), qëndroja
vetëm me gjyshen në kopshtin përpara shtëpisë, disa dhjetëra metra prej
bregdetit. Dëgjonim dhe shikonim valët e ujit, hënën dhe yjet që shkëlqenin në
qiellin e mahnitshëm. Gjyshja ime (nëna e nënës) m`i tregonte përrallat e
njëjta përsëri dhe përsëri. Njëra prej tyre: “Një grua e vetmuar ishte aq e
zgjuar saqë pa asnjë problem sajonte lloj-lloj rroba të reja nga asgjëja, prej
hiçit. Mrekulli e jashtëzakonshme që ndodhte për shkak të aftësive të saj të
mbinatyrshme...”.
Edhe në kohërat e dhimbshme përqafuam
humorin. Për gjashtë vjet ajo jetoi me kancerin e trupit, para se të binte në
gjumin e thellë me familjen përreth saj.
"Laura! Tani
ndodh kjo, ti duhet të vish", - i
telefonoi gjyshja nënës time para disa ditësh.
Fryma e gjyshes është më e dobët tani
dhe sytë e saj janë mbyllur. Babi dhe nëna ime ulen në buzë të shtratit duke e
mbajtur për dore. Gjyshja merr frymën e saj të fundit, e rrethuar nga "tufa"
e saj, siç na quante ajo me shaka. Gjyshi i tha lamtumirë bashkëshortes së tij
të jetës; nëna ime, dy tezet dhe tre dajallarët e mi u përshëndetën për herën e
fundit me nënën e tyre.
Pikëllimi nuk kalon.
Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim i ngjan detit. Kur fillojnë, valët
janë shumë të shtrënguara. Pastaj vijnë dallgët, por kurrë nuk do të ketë më
një pamje të detit.
Kjo është ngushëllimi im i vetëm sot.
Se pikëllimi nuk ka asnjë efekt prapaveprues. Se pikëllimi i sotshëm nuk mund
të mjegullojë ngjyrat djeshme.
E vetmja gjë që mbetet është mungesa,
ulur pranë një njeriu shumë të dashur, e cila ka disa ditë që ka shkuar, pak e
mbështetur në krahët e nipit të vogël, rrethuar nga nata...
Gjyshja ime, ti ishe një ujë i qetë me një
fund të thellë.