Kerko: a
Gani Mehmetaj: Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës
E premte, 04.10.2019, 10:21 PM
Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës
Nga Gani
Mehmetaj
Rugova
e mbajti deri në fund të jetës në zyrën e tij fotografinë emblemë me Papa Gjon
Palin e Dytë. Qytetërimi evropian ishte përcaktimi i tij jetësor. Strategjia
kombëtare e filozofisë së Rugovës ishte: “Kosova e integruar në Bashkimin
Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Çdo
shmangie nga kjo strategji është fatkeqësi kombëtare, ndryshim i boshtit që e
ve në dyshim pavarësinë dhe e ve në rrezik qenien tonë kombëtare . Ndërkaq, ka
forca rrënimtare që përpiqen ta mbajnë shtetin tonë vasal të Turqisë e lamë
thiu të arabëve. Është rasti i fundit që mund të shkëputemi nga vazaliteti me
Perandorinë e së keqes. Këtë duhet ta kenë vath në vesh pasuesit e Rugovës.
Po
ashtu aleancat me ato parti që janë kundër këtij përcaktimi janë rrënuese për
shtetin tonë dhe tradhti ndaj strategjisë së Rugovës.