Kerko: a
Shefqet Dibrani: Paqja kriminale dhe klientelizmi mediatik
E merkure, 25.09.2019, 08:39 PM
Letër ambasadorëve (11)
PAQJA
KRIMINALE DHE KLIENTELIZMI MEDIATIK
Problemet
e brendshme në Kosovës janë të zgjidhshme, vetëm se duhet vullneti i Amerikës
dhe aleatëve të saj nga vendet e BE-së!
Shkruan:
Shefqet DIBRANI
Të nderuar Ambasadorë dhe staf diplomatik, Kosova është
një vend i vogël por ka një klientelë mediatike të fuqishme, e cila është shtylla
e tretë (nëse jo e para), e krimit politik, ekonomik dhe mediatik.
Praktikisht mediat në Kosovë janë vazhdimësi e mentalitetit komunist, që
drejtohen drejtpërdrejt nga ato struktura ose nga bijt e tyre të famshëm, të
cilët nënë sloganin e një kulture urbane dhe të një emancipimi kanë luajtur rol
negativ në të gjitha proceset nëpër të cilët kaloi Kosova.
Sot kjo klientelë është pasuruar shumë, ka shtrirë
rrjetin dhe ushtron monopol të përgjithshëm mbi mendimin publik duke ndikuar
drejtpërdrejt edhe në politikat e gjithmbarshme ndërkombëtare në Kosovë. Ky
shembull shihet edhe në fushatën zgjedhore kur janë aktivizuar të gjitha çarqet
e nëntokës për t’i ruajtur interesat e tyre, edhe atëherë kur proceset shkojnë
në dëmë të Kosovës dhe interesave strategjike të SHBA-ve dhe Bashkimit
Evropian, d.m.th, kjo klientelë është mjaftë ndikuese, prandaj me tërë
kapacitetet e logjistikës së tyre po prodhojnë pasiguri në Kosovë, e cila nëse
shikohet me llupën e Amerikës dhe të BE-së, mund të disciplinohet kollaj,
shpejt dhe sigurt. Kosova është vend i vogël që mund të kontrollohet kollaj, pa
pasur nevojë me bërë shpenzime të mëdha dhe pa futur në funksion logjistikë të
avancuar.
Më duket se si askund në botë mediat në Kosovë, (pa
përjashtim), janë kundër sundimit të ligjit, prandaj stimulojnë kryesisht
klientelën e cila prodhon pasiguri. Në rast të iniciativave nga sektori i
drejtësisë, mediat po lozin rolin e hetuesit, prokurorit dhe të gjykatësit.
Mediat në Kosovë, nuk udhëhiqen nga kodi moral i gazetarisë, prandaj nuk njohin
ligj dhe interesa nacionale, ato janë shndërruar në struktura parapolice që
komandohen nga klane e grupe të lidhura me segmentet e politikës për të
prodhuar pasiguri. Kjo vërehet në çdo segment të udhëheqjes shtetërore në
Kosovë, andaj aty ku nuk ka sistem juridik funksional, dhe aty ku nuk ka siguri
të mjaftueshme, mungojnë investitorët të cilët e kishin stabilizuar gjendjen
ekonomike shpejt sigurt dhe qëndrueshëm.
Mediat në Kosovë, kryesisht prodhojnë pasiguri, madje
sikur janë edhe kundër prezencës së Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë, ndërsa
prezencën diplomatike e dëshirojnë, me kusht që ajo të mos ndërhyjë në
mentalitetin mediatik, që është krijuar në Kosovë, i cili i ka specifikat e
veta mjaftë karkteristike, prandaj e bënë të dallueshëm nga mediat tjera në të
gjitha vendet që dolën nga diktaturat komuniste.
Të nderuar Ambasadorë, sot në Kosovën që vëzhgohet nga Ju
dhe Bashkësia Ndërkombëtare, është krijuar një klientelë mediatike shumë e
rrezikshme e cila është pjesë e grupeve dhe interesave politike. Mediat në
Kosovë, po i prodhojnë të gjitha efektet negative, prodhojnë pasiguri të madhe
dhe janë kundër secilës vlerë e cila e mbron interesin nacional, janë kundër
çdo nisme që demokratizon Kosovën dhe janë kundër secilit individ, qoftë ky
gazetar a shkrimtar, qe nuk i përketë klientelës së tyre. Dhe kjo si duket
bëhet për ta dështuar shtetin e Kosovës, i cili për mediat dhe klientelën
komuniste të LKJ-së që i dominon këto media, Kosovën e bëjnë kurban, vetëm për
ta dështuar projektin e Amerikës i cili ka synim zgjerimin e demokracisë edhe
në vendet e Ballkanit me theks të posaçëm Kosovën.
Ka 20 vjet, mediat po udhëhiqen nga e majta komuniste,
madje duke shënuar një paradoks të llojit të vet, pasi nuk ka shembull tjetër
në Evropë, e as në vendet e lindjes, në ato shtete e tek ata popuj që dolën nga
diktatura komuniste, ku mediat e tyre në shkallë 100%, kontrollohen dhe
udhëheqin nga komunistët, bosët e të cilave ishin drejtpërdrejt strukturë e
sistemit paraprak shtetëror, madje shumë sish, ata më të fuqishmit janë bijt e
prindërve që ishin strukturë e LKJ-së, ose ishin epror me ndikim në sektorin e
dhunës dhe të shërbimit sekret jugosllav dhe në atë të Serbisë.
Nëse bëhet një Vetting, një verifikim për tua parë CV
secilit redaktor dhe drejtues mediatik, jo se do t’iu dalin si pjesë e sistemit
paraprak, por do të shihet se edhe drejtuesit e mediave janë bërë milioner,
ndërsa edhe pasuria e tyre qenka grumbulluar pas luftës. Këto teza që po i
parashtrojmë do të vërehet edhe në punën e stafit drejtues në të cilën janë
angazhuar gazetar dhe analistë të besuar, kurse kori propaganduas janë po të
njëjtit mbase qe 30 e sa vjet.
Sado që ka ndryshime dhe përparim në Kosovën e pas
luftës, analistët e tillë dhe ata që drejtojnë mediat, shohin vetëm zi. Kjo
kategori po bënë shpëlarjen e trurit, redaktoret dhe drejtuesit e mediave janë
fajtorët gjigant të kaosit dhe moszbardhjes së krimeve qe duhet t’i bëjë një
gazetari hulumtuese, por jo kjo gazetari mediatike e cila është nën kontrollin
e grupeve kriminale, sa për të prodhuar pështjellim publik.
Sot në cilësinë e drejtuesve të opinioneve publike, kudo
nëpër mediat e Kosovës si dhe në TV-të e shumta, më shumë i shohim bandat e
kriminalizuara, vrasësit klasik, vrasësit ideologjik dhe vrasësit shpirtëror,
se sa intelektual kredibël dhe të aftë për t’i avancuar proceset. Pa fije
turpi, në mediat e Kosovës, reahabilitohen kriminelet dhe diktaturat më të
egra, më të marra, kurse në anën tjetër përjashtohen dhe injorohen gazetar e
struktura të ndershme dhe jashtë sferës së klientelës kriminale. Nëpër mediat e
Kosovës himnizohen doktrinat komuniste, marksiste leniniste dhe ato staliniste
e shumë më pak konceptet liberale, socialdemokratike dhe mentaliteti demokratik
i sistemeve nëpër vendet e BE-së dhe të ShBA-së.
Edhe sot e kësaj dite, as shoqëria shqiptare dhe as
mediat e Kosovës nuk janë distancuar nga krimet e komunizmit, përkundrazi
komunistët, marksist-leninistët e dhunuesit e fjalës së lirë, ligjërojnë
ideologjinë e tyre duke fajësuar gjithë botën e qytetëruar pse nuk kuptojnë se
për tu bërë patriot është dashur me qenë marksist– leninist, enverist, titist,
stalinist e kështu me radhë. Nëse gjërat shikohen nga ky prizëm, do të vërejmë
se këto mediume vazhdimisht brohorasin për miqësi të përhershme me Amerikën,
edhe kur mendojnë se besimi në komunizëm e paskan bërë për romantizëm
ideologjik.
Mediat në Kosovë nuk mund t’i mbrojnë të drejtat e
punëtorëve kur secili medium dhunon punëtoret e vet, i diskriminon ata me paga
dhe shantazhim në jetën e secilit. Mediat në Kosovë iu kanë borxhe të shumta
bashkëpunëtrëve të vet, madje në Kosovë kemi media të cilat me muaj të tërë
shfrytëzojnë fuqinë punëtore-gazetarët, pa iu dhënë pagën mujore, pastaj i
hudhin në rrugë duke u tallur me secilin individ që kanë bërë përpjekje për të
siguruar një vend pune në këtë sektor sa human po aq delikat.
Si askund në vendet post komuniste, mediat në Kosovë,
janë ato mediume të cilat degradojnë, censurojnë dhe anatemojnë personalitetin
e atyre që nuk i përkasin klientelës së tyre. Ata parapëlqejnë gazetarë,
prodhojnë analist që vijnë nga fusha e informatorëve në sigurimin e shtetit,
duke i bërë analist edhe vrasësit klasik e vrasësit e specializuar. Pa dilemë
si askund tjetër mediat në Kosovë drejtohen nga ish bashkëpunëtorët e shërbimit
informativ serb e jugosllav. Pra, fajtor kujdestar janë mediumet të cilat kanë
prodhuar këtë kaos në nivel Kosove, janë moderatorët e TV-ve dhe analistët e
përhershëm të cilët janë shndërruar në klientelë për politikanët me dosje e
vepra kriminale. Siç tham edhe ata janë bërë milioner, të pasur dhe me
privilegje të shumta udhëtimi, spiunimi dhe shantazhimi të të gjithëve në
raport me faktorin ndërkombëtarë që vepron në Kosovë.
Pushteti i tretë, (nëse
jo i pari), janë
mediat të cilat e penalizojnë individin, më zi e më keq se vet prokuroritë?!
Natyrisht me një dallim substancial: Derisa prokuroritë gjejnë shkas një gabim,
një veprim, një krim të bërë, mediat të penalizojnë nga smira, nga xhelozia, po
më shumë nga inati. Mediat të penalizojnë se janë pjesë e krimit, dhe atë e bëjnë
nga interesi në mbrojtje të klientelës së tyre politike. Mediat ta penalizojnë
edhe shkrimin letrar, madje edhe poezinë. Shkrimtarët e sistemit, studiuesit
dhe hartuesit e librave, nëse nuk je pjesë e klanit të tyre të injorojnë dhe të
penalizojnë duke të linçuar e përjashtuar. Mediat në Kosovë, janë trefish ma
kriminale se vet grupet klandestine.
Gazetat në Kosovë shpifin, trillojnë dhe zezojnë mbi
këdo, dhe kjo çuditërisht në emër të fjalës së lirë, ndërsa palaço gazetar ta
nxijnë jetën duke shpifur etiketuar e shantazhuar. Zakonisht kjo ndodhë kundër
atyre që nuk janë pjesë e klientelës. Ky shtyp, këto media mund të penalizojnë
sikur të ishe jo autor por sikur të ishe vet aparati i dhunës dhe ndëshkimit.
Mediat në Kosovë nuk kanë kod etikë mbi fjalën publike, gazetar e redaktor në
Kosovë janë dëshmuar si strukturë e sistemeve paraprake dhe pikërisht kjo
klientelë kriminale ka drejtuar vendin tonë tash e 20 vjet drejt kaosit në të
cilin jemi. Këto media kanë përgjegjësi edhe për gjuhën e përdalë, për shprehjen
vulgare e perverse, për kodin e ndytë në mediat shqiptare.
Këto media janë edhe kundër standardeve gjuhësore dhe
kundër të të gjitha të arriturave me mund e sakrifica. Penalizimet në shtypin
shqiptarë janë gjithfarëshe, ato nuk njehin kodin e vlerës, pasi nuk kanë as
frikën nga drejtësia. Gjuha e mediave, niveli gjuhësor dhe foljor i tyre është
katandisur si mozomakeq.
Për ta njohur veten, vetveten, intelektuali duhet me
pranuar për tu zgjedhur drejtues, pastaj shih shtypi i lirë, në Kosovën e lirë
dhe demokratike çfarë të të bënë, çfarë trillon dhe shpif, pa e pasur dert nëse
kështu po lëndohet e cenohet interesi nacional, ai ndëshkon secilin dhe
pushkaton individin e ndërgjegjshëm, nëse ai ka pranuar me u angazhuar. Mediat
në Kosovë nuk pranojnë asnjë vlerë dhe asnjë përparim nëse ajo gjë nuk është
arritur nga klientela e tyre, nga grupet e caktuara kriminale.
Mediat në Kosovë, nuk ngurrojnë për të thirrur për vrasje
publike, për vrasje mediatike e për vrasje sistematike. Ato mund të të ngritin procese
për fjalën publike dhe në rast kur të dështojnë nuk janë në gjendje të kërkojnë
falje morale se sa për vrasjen, e tentim vrasjen, e kanë bërë në çastin kur
është penalizuar individ publikisht.
Nga shpifje të tilla, shkrimtar e gazetar kosovar janë
përballur edhe para gjykatave ndërkombëtare, dhe klanet kriminale edhe në
Evropën Perëndimore. Shkrimet përkthehen me tendencë dhe nisin procese
juridike, e kur epilogu merr kahen e viktimës, ata tërhiqen zvarrë dhe heshtin
duke mos e shënuar e regjistruar epilogun e procesit.
Pastaj vetëm në Kosovë mund të të ndodhë që Kryeministri
i vendit, Parti e caktuar Politike, të shpifin çfarë të duan e çfarë t’iu
teket, kundër individit, kundër intelektualit, kundër gazetarit dhe kundër
shkrimtarit. Pastaj këtë lajm e publikojnë të gjitha mediat, gazetat,
televizionet dhe radiot e shumta. Të gjitha, pa përjashtim do të krijojnë
sensacion me lajmin e rrejshëm i dal nga kryeministria, krypartia, nga shoqëria
kriminale, dhe ky penalizim, ky lënçim, ky degradim bëhet jashtë çdo kodi moral
ligjor e njerëzor. E kur pason reagimi nga viktima, të gjitha gazetat,
televizionet dhe mjetet tjera mediatike refuzojnë publikimin e viktimës,
deklaratën e të lënduarit, e të persekutuarit dhe të diskriminuarit. Në Kosovë,
nuk ka prokuror, nuk ka avokat, nuk ka institucione që e mbrojnë në mënyrë
humane intelektualin i cili mund të jetë atakuar publikisht nga Kryeministri i
Vendit, nga Krye Partiaku, madje këtu heshtin edhe miqtë, por edhe të gjitha
Ambasadat dhe Ambasadorët, e bashkë me ta edhe të gjitha mekanizmat e tjerë
ndërkombëtar në Kosovë!
Të nderuar Ambasadorë, sot në Kosovë, me çdo kusht po
mbrohet “PAQJA KRIMINALE”. Çuditërisht ju ndeshim edhe juve përballë këtyre
demagogëve duke mbrojtur këtë paqe kriminale, madje del shumë qesharake kur
bëhen thirrje për popullin nga këto mediume, veçmas kur përballë jush janë
kriminelët e njohur duke ju intervistuar, andaj thirrja që i bëhet popullit për
të mos i votuar kriminelët duket sa qesharake po aq komike?! Kjo thirrje duket
qesharake sepse ju nuk po jeni në gjendje për t’ua drejtuar gishtin atyre që
janë kriminel, e në anën tjetër as drejtësia nuk është në gjendje për t’i
prangosur as kriminelët klasik dhe as vrasësit e demokracisë, e le më kjo
drejtësi ti ndjek penalisht edhe mediumet që krijojnë paqe kriminale.
Paqen kriminale, pa ndal po e stimulojnë mediat e
shkruara dhe elektronike që veprojnë në Kosovë. Paqja kriminale po mbrohet për
çdo mbrëmje nëpër televizionet e shumta në të cilat gazetarë e analistë të
zhytur në krim e kriminalitet mbllaqitin për demokraci, prandaj konstatojmë se
mediat në Kosovë, me qasjen e tyre të njëanshme, janë klientelë, përkatësisht shtylla
e tretë (nëse jo e para), në funksion të kaosit të përgjithshëm, i
cili kundërmon një frymë komuniste e cila është kundër demokracisë në Evropën
Perëndimore, po më shumë kjo frymë kundërmon luftë speciale e kundërshtimi ndaj
prezencës amerikane në Kosovë!
Vijon...
St. Gallen, 21 shtator 2019.
*Sh. Dibrani, është
autor i 25 librave të cilët kryesisht i trajtojnë zhvillimet politike në
Kosovë. Ai prej më shumë se tre dekadash jeton dhe vepron në Zvicër.