Kerko: a
Florim Zeqa: Ja pse duhet votuar Fetah Rudi, dëshmori i gjallë numër 95 në listën e LDK-së!
E merkure, 25.09.2019, 08:05 PM
Ja pse duhet votuar Fetah Rudi, dëshmori i gjallë numër 95 në listën e LDK-së!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kandidatët
për deputet në listat e partive politike për aq sa mund të kenë dallime, kanë
edhe ngjashmëri në mes tyre. Megjithatë, një kandidat për deputet është më i
veçanti, që dallon skajshmërisht prej kandidatëve të tjerë.
Është
kandidati numër 95 në listën zgjedhore të LDK-së, pra fjala është për Fetah
Rudin, intelektualin dhe veprimtarin më të përkushtuar, ushtarin e lirisë dhe
më besnikun i vizionit rugovian për shtetin e Kosovës.
Kush është Fetah Rudi!?
Fetah
Rudi ka lindur me 10.08.1964 në fshatin Rud, komuna Malishevës.
Shkollën
fillore e ka kryr në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Qamo
"Marshalli Tito" në Gllogovc (Drenas) përgjatë viteve të 80-ta. Si
nxënës i shkollës së mesme, vitin 1982
regjimi okupues i Serbisë e burgos Fetah Rudin për pjesëmarrje në
demonstrata për Republikën e Kosovës, duke e dënuar me 3 muaj burg dhe masën
shtesë ndëshkimore, përjashtim nga shkolla.
Pas
një viti Fetahu vendosë të regjistrohet në QAMO "Luigj Gurakuqi" në
Klinë, ku edhe aty e përcjellë i njëjti "fat", ku pas tre muajve
përjashtohet nga shkolla për të njëjtat motive, të pjesëmarrjes në demonstrata.
I
përndjekur nga regjimi pushtues i kohës, detyrohet të emigroj në Slloveni, ku
punon si punëtorë krahu deri në vitin 1984, por edhe aty nuk e lënë të qetë.
Në
vitin 1984 detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak në Tuzëll dhe Banjallukë.
Peripecitë e viteve 1984/85 gjatë shërbimit ushtarak ishin të shumta e të
panumërta, ku disa herë mirret në pyetje dhe maltretohet fizikisht nga sigurimi
i shtetit jugosllav.
Më
të kryer shërbimin ushtarak, pas një qëndrimi të shkurtër në shtëpi, Fetahu
përseri shkon në Slloveni për shkaqe ekonomike, për të vazhduar punën si
punëtorë krahu deri në fund të vitit 1990.
Vlenë
për të theksuar, se gjatë qëndrimit në Slloveni, krahas punës fizike, Fetah
Rudi ka qenë i angazhuar me veprimtari atdhetare në shoqatën
"Migjeni" dhe "Alternativa" në Lubjanë.
Pas
kthimit nga Sllovenia në vitin 1990, Fetahu i vazhdon studimet në SHLP
"Bajram Curri" në Gjakovë. Pas studimeve angazhohet si mësimdhënës në
shkollën "Asim Vokshi" të fshatit Rud, ku punon me zellë e përkushtim
deri më 15 dhjetor të vitit 2000, ku bandat kriminale i ndalin përkohësisht
rrugëtimin pishtarit të dijes në fshatin BYTYQ (të Ura e Bytyqëve) me një sulm
qyqarë.
Pas
kuorimit një vjeçar në Itali, Fetah Rudi në karrocë i kthehet përseri
aktiviteve dhe jetës publike në Kosovë.
Në
vitin 1991 zgjedhet Kryetar i nëndegës së LDK-së për fshatrat Panorc, Rud e
Llapqevë.
Në
vitin 1992 zgjedhet Kryetar i FR të LDK-së dega në Malishevë, post të cilin e
ka mbajtë deri në vitin 1998.
Fetahu
ishte pjesëmarrës aktiv nga formimi i Ministrisë së Mbrojtes dhe UÇK-së nga
fillimi deri në mbarim të luftës, duke dhënë kontribut të çmuar në unifikimin e
frontit të luftës kundër pushtuesve serb.
Fetah
Rudi ishte anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për disa mandate deri
në vitin 2010, si dhe anëtarë i Kryesise së LDK-së dega në Malishevë, post të
cilin e mbanë aktualisht.
Të
rrallë janë veprimtarët siq është Fetah
Rudi, i urtë e i guximshem, i sinqertë dhe i vendosur, besnik dhe i pathyeshem
ne vizionin e tij, që ka moralin dhe ndërgjegjën e pastër, që ka vetëdijen e
shëndoshë dhe shpirtin fisnik.
Suporti
më i madh në rrugëtimin politik dhe atdhetar të Fetahut janë familja e tij,
vëllau Shaipi, djali dhe nipat e tij.
Edhe
pse Fetahu jeton në kushte minimale, asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të ankohet
per diçka.
E
kemi dëgjuar të jetë mirënjohës dhe falenderues për ndihmat dhe mbështetjen e
bashkatdhetarëve nga mërgata e jonë.
Fetah
Rudi me karrocën e tij është shndërruar në simbol të qëndresës dhe heroizmit,
të sakrificës dhe guximit në denoncimin e vazhdueshem të krimit dhe kriminelëve
që gjymtuan qenjën tonë kombëtare.
Fetah Rudi bartes moral
i listës së LDK-së
Nëse
e dëshironi ndryshimin në LDK dhe mbarë Kosovën, përzgjedhjen e kandidatëve për
deputetëve në listën e LDK-së duhet ta filloni nga numri 95 deri në 110. Pra
kësaj radhe lista e kandidatëve të sinqertë për deputet nga radhët e LDK-së
fillon nga numri 95!
-Në
numrin 95 e keni vlerën më sublime të LDK-së rugoviane,
-Në
numrin 95 e keni atdhedashurinë,
-Në
numrin 95 e keni heroizimin dhe sakrificën njerëzore,
-Në
numrin 95 e keni dëshmorin e gjallë të LDK-së rugoviane,
-Në
numrin 95 e keni forcën intelektuale të ushatrit të lirisë,
-Në
numrin 95 e keni pastërtinë e shpirtit fisnik të një atdhetari,
-Në
numrin 95 e keni njeriun e guximshën dhe të pathyeshëm në sfidat e kohës.
-Në
numrin 95 e keni bartësin e listës së qindra veprimtarëve të vrarë për motive
politike gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
-Numrin
95 në ulësen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta keni ndërgjegjën më të
pastër kombëtare i cili në çdo seancë të kuvendit do t'i thërret ndërgjegjës së
fjetur të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e vrasjeve
enigmatike të veprimtarëve më të guximshëm dhe më të devotshëm të LDK-së
rugoviane.
Vota
për Fetah Rudin, do të jetë votë edhe për të ndëshkuar ndërgjegjën e vrarë të
LDK-së post-rugoviane, e cila dy herë radhazi, pa e dhënë asnjë shpjegim e
largoi nga lista për deputet.
"E
treta e vërteta" e thotë një fjalë e urtë popullore, mëgjithatë kësaj
radhe të njëjtit drejtues të LDK-së, më shumë nga frika e humbjes dhe
ndëshkimit në zgjedhje sesa respekti për të, e vendosën Fetah Rudin në listën
zgjedhore në numrin 95!
Nuk
e kam as idenë më të vogël, sipas cilës logjikë e vendosen në numrin 95 njeriun
më besnik, më të dëshmuar, më të vendosur dhe më të guximshëm, personalitetin
më të spikatur nga 110 kandidatët për deputet në listën e LDK-së.
Kandidatët
për deputet duhet vlerësuar sipas aftësive dhe meritave që posedon individi, e
jo në bazë të meritave të prindit, vëllaut, dajës apo dikujt tjetër nga lidhja
familjare apo farefisnore.
Renditja
dhe darja e deputetëve në listën zgjedhore sipas shijes dhe interesave
personale, e jo sipas kontributit dhe meritave të kandidatëve, do t'i vë në
lajthitje votuesit e rinjë.
Ja pse duhet votuar
numri 95 në listën zgjedhore të LDK-së
Fetah
Rudi për më tepër se deputet, do të jetë përfaqësues i familjarëve të qindra
veprimtarëve të LDK-së të vrarë tinëzisht pas shpine, në kurthe e prita me
urdhër të shpirtëzinjëve shqiptarë.
Vota
për Fetah Rudin nga zgjedhësit kosovarë, do të jetë ndëshkimi më i madh për
ideatorët dhe urdhëdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.
Vota
për Fetah Rudin do të jetë pak më tepër se ndëshkim edhe për ndërgjegjën e
vrarë të drejtësisë kosovare, përkatësisht gjykatësve dhe prokurorëve, policëve
dhe avokatëve që heshtën vrasjet më makabre kriminale ndaj gjakut më të pastër
shqiptarë.
Fetah
Rudi me karrocë në Parlamentin e Kosovës, qoftë edhe pa e folur asnjë fjalë të
vetme, ka për të dëshmuar ekopën më të errët të pasluftës, atë të vrasjeve
politike në Kosovë.
Fetah
Rudi me përkushtimin dhe guximin e tij është shëmbulli më i mirë i një idealisti
të përbetuar, të cilit as plumbat e tradhtarëve nuk i ndalën rrugëtimin në
misionin e shënjtë të lirisë dhe pavarësisë së vendtit të tij.
Njeriu
me karrocë në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë dëshmia më e fuqishme
e sakrificave dhe sfidave nëpër të cilat kaluan atdhetarët dhe idealistët në
këto 20 vjetët e pas çlirimit të Kosovës
Karroca
e Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës do të jetë denoncimi më i ashpër për
kriminelët, urdhëdhënësit dhe projektuesit e vrasjeve poltike, do të jetë mallkimi
më i madh për prokurorët, gjykatësit, policët hetimor dhe gjithë ata që heshtën
krimet e pasluftës.
Prezenca
e karrocës së Fetah Rudit në Parlamentin e Kosovës do të jetë ndërgjegje e
vrarë edhe për bashkëpartiakët e tij që ishin në pushtet dhe nuk e bën as hapin
më të vogël për zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve...
Fetah
Rudi në karrocë në sallën e Parlamentit të Kosovës do të shihet si simbol i
sakrificës dhe guximit që i thërret ndërgjegjë së pastër kombëtare dhe
ndërkombëtare për zbardhjen e të gjitha krimeve të pas luftës në Kosovë.
Vota për Fetah Rudin,
votë për çlirim shpirtëror
Prandaj
vota për numrin 95, është votë për ndryshim substancial dhe pozitiv, është votë
që sjellë freski dhe risi në Parlamentin e Kosovës, që sjellë frymë dhe kulturë
të re të zhvillimit të debateve përmbajtësore në kuvend.
Prapa
numrit 95 në listën e fitores së LDK-së është emri i Fetah Rudit, njeriut që
dha gjithçka për lirinë e Kosovës, që ushqeu dhe shpërndau frymën rugoviane për
afro tri dekada gjithandej Kosovës, trojeve etnike dhe diasporës shqiptare.
Pa
kontributin e Fetah Rudit, fryma rugoviane e LDK-së do te ishte e mangët dhe e
jo kuptimplotë.
Sikurse
në luftë, ashtu edhe pas saj Fetah Rudi asnjëherë nuk u gjunjëzua para
kërcënimeve dhe shantazheve. Pas atentatit kriminal të vitit 2000 Fetah Rudi
doli akoma më i fuqishëm. Edhe pse në karrocë invalidore, asnjëherë nuk e ndali
aktivitetin politik dhe atdhetar.
Të
gjithë ata që përcaktohen që me 6 tetor të votojnë numrin 95 në listën e
LDK-së, jo vetëm që votojnë për frymën rugoviane të LDK-së, do të ndihmojnë ndryshimin e
mentalitetit qeverisës në vendin tonë.
Kuvendit
të Kosovës i duhen njerëz dhe
personalitete të guximshme siq është Fetah Rudi dhe shumë të tjerë që
janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.
Fetah
Rudi me karrocë në kuvend, përveqse do të jetë përfaqësues i denjë i frymës
rugoviane dhe zë i elektoratit rugovian, do të jetë zë i fuqishëm i të gjithë
dëshmorëve të vrarë pas shpine nga bandat kriminale.
Fetah
Rudi me karrocë në kuvend, do të jetë thirrje e vazhdueshme për sistemin e
drejtësisë, për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike të pas luftë në Kosovë.
Qytetar
të Republikës së Kosovës, forca e ndryshimit është në dorën e juaj, ju jeni ata
që më votën e lirë dhe demokratike më 6 tetor mund të përcaktoni kahet e
zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit jo vetëm për katër vitet e ardhshme,
por mbase për disa dekada.
Vota
për Fetah Rudin me 6 tetor 2019, do të jetë votë për dinjitet njerëzor dhe
çlirim shpirtëror, të ngulfatur për dy dekada rresht në Kosovë.