Kerko: a
Gani Mehmetaj: Nën flamurin e Muhametit
E marte, 17.09.2019, 09:05 PM
Nën flamurin e Muhametit
Nga
Gani Mehmetaj
Flamuri
i Muhametit valëvitet kërcënueshëm në dhjetëvjetëshin e fundit në Dardani e në
Shqipëri. Flamuri i Muhametit është ai flamur që e tundnin terroristët islamikë
në Siri e në Irak, duke përdhunuar gra e vajza, është ai flamur që e dogjën
rinia e PDK-së në qendër të Prishtinës. Por nuk janë vetëm shoqatat myslimane,
të lidhura me terroristët në Siri e Irak, që e valëvisin këtë flamur të ne, nuk
janë as vetëm xhamitë e Bashkësisë Islame nga u nisën qindra terroristë në pa
kthim, nuk e valëvisin flamurin e pejgamberit vetëm hoxhët që çdo ditë nxisin
në xhihad (luftë gjenocidi kundër jo myslimanëve).
Flamuri
i Muhametit ka depërtuar në të gjitha instancat shtetërore, e ka zëvendësuar
flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar. Feja në Dardani nuk është ndarë nga
shteti, ndërsa islami është bërë fe shtetërore. Sikur nuk mjaftoi kapja e
shtetit apo kancerizimi islamik i shtetit, edhe partitë politike po e valëvitin
flamurin e Muhametit me agresivitete të paparë. E nisën me hoxhë Kastratin,
paratë e të cilit nuk dihen nga vijnë e ku shkojnë, ndërsa e shfrytëzon
fatkeqësinë kombëtare të shqiptarëve-varfërinë për ta popullarizuar islamin me
dyfytyrësi të skajshme.
Kreu
i qeverisë jo vetëm e dekoroi me urdhrin "Gjergj Kastrioti", hoxhën
"humanist" që është fyerje për emrin e heroit tonë kombëtar, por e
cyti edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës të bëjë foto në grup me te. Ju
kujtohet se si e mbërthyen në kryq Naim Abazin islamistët, gati e çmenden vetëm
pse tha se hoxhë Kastrati e ka lehtë me paratë e huaja të bëhet zemër mirë. E
detyruan këngëtarin e tmerruar nga frika e linçimit të kërkonte falje publike
pse e tha të vërtetën.
Këtë
hoxhë, duan ta prezantojnë ndryshe nga islami primitiv i hoxhë Shefqetit, që u
bë përrallë e objekt tallje të te rinjtë me primitivizmin e tij. Por hoxha
zemër mirë më paratë e huaja, predikon xhihadin (luftën deri në shfarosje të
jomyslimanëve) në rrjetet sociale pa i bërë syri verr. Ndërkaq, shtetarët tonë
në vend të hulumtojnë prejardhjen e parave të tij, i lëpihen, e joshin, ia
lakmojnë pasurinë, por jo fenë, fenë nuk ia duan fare. Kreu i qeverisë e i
Kuvendit të Kosovës nuk janë fetar, janë ateist.
Liderët
e partive nga babëzia për mjeljen edhe të fondeve tjera islamike, nisën të
dalin në ekran me gratë e mbuluara beduine, duke i prezantuar si vlerë. Po
gratë shqiptare të partive të tyre, që nuk kanë rroba beduinësh dhe prapa të
cilave nuk janë fondet islamike, si e ndejnë vetën? Kanë vlera ato gra
shqiptare, apo duhet të mbulohen, të bëhen gra bedune, që t'u rriten vlerat?
Ç'është kjo çoroditje mentale e shthurje morale e partiakëve tonë? Pse na
kthejnë qindra vjet prapa? Do ta pranojnë votuesit rikthimin e ferexhesë e
nënshtrimin e gruas? Do ta pranojnë jo kulturën beduine, në vend të kulturës
evropiane?
Në
ndotjen e ambientit kombëtar prinë i pari i "Vetëvendosjes". Ai e
valëvitë jo vetëm flamurin e Muhametit nga Sarajeva në Stamboll e tutje në
Palestinë si asnjë tjetër, por u përkul para varrit të Izetbegoviqit që
predikonte shtetin e kalifatit, u takua me liderë islamikë në Stamboll, shkoi
në Palestinë të vazhdonte misionin paqësor të Beogradi, nxori nga naftalina H.
Ferajn, një kufomë osmane që të pështiros kur ia dëgjon emrin.
I
pari i Vetëvendosjes me guximin e tij antikombëtar i sfidoi shqiptarët si asnjë
tjetër. Por athua do ta pranojnë me republikën e tij islamike në vend të
bashkimit kombëtar që e predikonte dikur? Do ta ulin kokën simpatizuesit e tij
para fantazmës osmaniste të një kufome politike, tip dështaku H. Feraj që ua
prezantoi? Do ta pranojnë flamurin e Muhametit dhe flamurin e osmanistëve, në
vend të flamurit shqiptar që e valëvisnin dikur?
Partitë
tjera të opozitës sivjet nuk i kapa të flirtojnë me islamin, të nxjerrin në
sipërfaqe fantazmat osmane, të valëvisin flamurin e Muhametit, apo të takohen
fshehurazi me hoxhallarët dhëmbë palarë? Shpresoj të jenë mbushur mend, sepse
ata e dinë se prostituimi me islamikë votues nuk u sjell. Janë fondet e mafisë
islamike që po e tundojnë çdo kë.
Prandaj
në zgjedhjet e tetorit do ta votoj atë parti që e përjashton islamin nga
shteti. Do ta votojë atë parti që në vend të flamurit të Muhametit e valëvit
flamurin e Dardanisë a flamurin shqiptar. Do ta votoj atë parti që del në ekran
me vajza e gra të veshjes evropiane apo veshjes shqiptare që rrezatojnë
zgjuarsi, sinqeritet e energji e jo gra të mbuluara beduine të nënshtruara si dele. Do ta votoj atë parti që
del në mbrojtje të shqiptarëve, e dënon shqiptarofobinë në Gadishull, ndërsa do
ta fshi mercenarin anadollak që del në mbrojtje të islamit, sulmon kinse
islamofobinë, ndërsa ua ka hedhur sytë fondeve islame. Do ta votojë atë parti
që ma risjellë Evropën në Dardani e jo ata që e ftojnë islamin beduin e
fantazmat e frikshme të osmanizmit. Do ta votojë atë parti që nuk është e
lidhur me krimin e organizuar, mafinë islamike e mafinë sllave.