Kerko: a
Gani Mehmetaj: Pse duhet ta shpërblejmë Serbinë me territore të Dardanisë?
E enjte, 12.09.2019, 08:13 PM
Pse duhet ta shpërblejmë Serbinë me territore të Dardanisë?
Nga Gani
Mehmetaj
Sepse
ushtarët e policët e tyre përdhunuan e pastaj masakruan mijëra gra e vajza
tona? Sepse vranë foshnjë, fëmijë, gra e burra të pambrojtur? Sepse kryen
gjenocid të paparë ndaj popullatës shqiptare në Dardani? Sepse as pas njëzetë
vjetësh nuk u përkulën para varreve të viktimave të tyre, nuk i kërkuan falje
kombit tonë? Sepse, vazhdojnë të bëjnë shantazhe e të pengojnë shtetin tonë me
të gjitha mjetet? Sepse e ushqejnë me urrejtje të sëmurë popullin e tyre kundër
kombit tonë? Sepse nuk ndjejnë pendesë as nuk duan t’ia dinë për ato që bëri
ushtria e policia e tyre?
Serbinë
duhet ta shpërblejmë me territore tona edhe për faktin se janë arrogantë e
primitiv ndaj nesh si ai rrugaçi që të ka rrahur e keqtrajtuara dhe prapë të
kërcënon se do të te rrah e do të te keqtrajtojë.
ShBA-të
me Bill Klintonin dhe Britania e Madhe me Toni Blerin, krahas Francës, Italisë,
Gjermanisë etj. e bombarduan Serbinë, për t’i shpëtuar shqiptarët nga
shfarosja dhe për ta ndëshkuar Serbinë për gjenocid. NATO e çliroi Dardaninë
dhe e dëboi ushtrinë serbe që të na e jepte mundësinë ta bënim shtetin tonë të
lirë e të pavarur, në kufijtë që na i pranoi bota.
Pse
sot disa qarqe ndërkombëtare e harruan gjenocidin serb dhe përpiqen ta
trajtojnë të barabartë xhelatin (Serbinë) e viktimën (Dardaninë)? Pse nuk ua nxjerrim sërish në sheh krimet e
përdhunimet serbe, por heshtim si qyqe? Pse takohemi me udhëheqjen e Serbisë
sikur të mos kishte ndodh asgjë, ndërsa nuk ia përmendim asnjëherë të kaluarën?
Pse
kreu i shtetit tonë me mediat që e mbështesin përpiqen ta bindin popullatën se
nuk është asgjë t’i japim copa territoresh Serbisë? Pse i kemi bërë militantët
partiakë koka delesh që vetëm të blegërijnë dinë? Pse po përgatitëm për të
keqen me gjakftohtësi të frikshme?
Kush
është ai që do të guxojë të jep copa territoresh dhe të mos e mallkoj
historia brez pas brezi? Pse duhet ta lejojmë kreun e shtetit shqiptar
ndërmjetës, apo mesit për faljen e territoreve tona, kur i njohim dhe e dimë se
ata janë të gatshëm të shesin nanë e tatë, prandaj nuk e kanë vështirë të
shesin edhe një copë tokë ‘kosovare”. Pse duhet të lejojmë të bëjnë tregti
territoresh me Serbinë kreun e shtetit tonë, kur e dimë se ata akuzohen për
krime lufte, akuzohen për vrasjen e shqiptarëve, territorin e të cilëve duana
t’ia falin Serbisë?