Kerko: a
Enver Bytyçi: Kandidatët më të mirë pas pavarësisë!
E merkure, 04.09.2019, 07:59 PM
Vjosa Osmani apo Albin Kurti kryeministër?! Dy kandidatët më të mirë pas pavarësisë!
Nga Enver
Bytyçi
Që
në momentin kur u mbyll afati i krijimit dhe regjistrimit të koalicioneve
parazgjedhore diskutimi më i madh në opinion lidhet me atë se kush do të jetë
kryeministër i ardhshëm i Kosovës! Nëse nuk do të funksionojë konspiracioni
alla shik-as i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, i mbështetur nga Aleksandër Vuçiç,
sondazhet nxjerrin si fituese Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pas saj
Lëvizjen për Vetëvendosje të Kosovës. D.m.th normalisht do të duhet të ulet në
zyrën e kreut të ekzekutivit Vjosa Osmani ose Albin Kurti. Por për këtë
funksion lufton edhe Ramush Haradinaj, i cili me të drejtë shfaqet krenar për
ndërprerjen e procesit të ndarjes së Kosovës dhe ruajtjen e integritetit
territorial të saj.
Shumë
prej analistëve, opinionistëve dhe komentuesve ndalen dhe shkruajnë për njërin
ose për tjetrin, duke pohuar ose mohuar gjithçka për secilin. Disa mungesën e
koalicionit parazgjedhor LDK-VV e konsiderojnë pengesë të ndryshimit. Të tjerë,
përfshirë dhe veten time, jemi skeptikë për ndryshimin e madh dhe kthimin e shpresës,
sepse as Vjosa, as Albini nuk kanë fuqi ta bëjnë këtë. Përfundimisht duket se
po shkohet në shok politik Në fakt pastërti dhe perfeksion politik nuk und të
ketë. Vetëm diçka e rëndësishme duhet theksuar – Kosova asnjëherë pas
pavarësisë nuk ka pasur një e aq më pak dy kandidatë të formatit të Vjosës dhe
Albinit!
Megjithatë
në këtë rast lexuesi do të më lejojë të bëj një analizë krahasuese me
avantazhet dhe dis-avantazhet e secilit prej këtyre dy pretendentëve realë.
Vjosa
Osmani dhe Albin Kurti nuk janë provuar në ushtrimin e pushtetit. Asnjëri prej
tyre nuk ka pasur shansin të ekzekutojë vendime shtetërore, portë dy kanë qenë
pjesë e vendimmarrjes politike. Të dy këta janë tipa që rezistojnë,
kundërshtojnë, kanë guxim e kurajo dhe nuk i nënshtrohen presioneve dhe
diktatit të shefave. Vjosa nuk i është nënshtruar as presionit të shefave të
partisë dhe i ka sfiduar ata. Ka sfiduar gjithashtu shefat politikë në pushtet,
si në rastin e mos-votimit për presidenti të Hashim Thaçit. Ajo kundërshtoi
disa herë koalicionin e mandatit të parafundit me PDK-në. Koha i dha të drejtë.
Ndërsa
Albini është shquar në rezistencën kundër institucioneve të Kosovës, duke i
bërë karshillëk më shumë shtetësisë, sesa bandave në pushtet. Por edhe është
shquar në retorikën për luftën kundër korrupsionit, duke premtuar një qeverisje
me duar të pastra. Por sa kohë e kishte pranë vetes kreun e komunës së
Prishtinës nuk e kritikoi asnjëherë për korrupsion ose për lidhje me oligarkun
e Devollëve të famshëm, miq të Thaçit e Baton Haxhiut. Vjosa ka folur më pak
për luftën kundër korrupsionit, por kundërshton kapjen e shtetit.
Risi
është se as Vjosa dhe as Albini nuk vijnë nga zona rivale për pushtet, si
Dukagjini, Drenica, Llapi apo Anamorava. Mitrovica nuk duket e përfshirë në
këtë lloj rivaliteti për sundim. Kjo do të thotë se të dy kanë mundësi dhe
mendësi qeverisjeje me përfshirje. Ndërsa shumë qeveri të derisotme janë
dëshmuar si përjashtuese. Krahas kriterit partiak ato kanë aplikuar edhe
kritere krahinore. Në rastin e këtyre dy kandidatëve ka shans të mënjanohet
psikologjia krahinariste.
Në
rastin e Vjosës duhet besuar se edhe kriteri ideologjik partiak do të dobësohet
në minimum. Por në rastin e Albinit do të jetë disi e vështirë të mënjanohen
apetitet e militantëve të Vetëvendosjes për privilegje dhe poste publike.
Dallimi
në rezistencën e tyre qëndron gjithashtu te mjetet që ata kanë zgjedhur. Vjosa
zgjodhi luftën dhe alternativën politike të tipit të Ibrahim Rugovës, pra
shoqëruar me durimin si karakteristikë e saj. Albin Kurti nuk e ka të ngjizur
këtë tipar, prandaj ka rezistuar shpesh herë me mjete të dhunshme, disa herë të
panevojshme. D.m.th nuk ka durim për arritjen e qëllimeve të veta politike.
Vjosa
Osmani është e dëshmuar si aleate e padiskutueshme e Perendimit, SHBA-ve,
NATO-s dhe BE-së. Jo pse është shkolluar në SHBA, por se historia e saj
politike nuk shënon asnjë akt që të shkojë kundër aleatëve të natyrshëm të
Kosovës. Kjo përparësi e Vjosës në raport me Albinin e bën figurën e saj më të
kompletuar, më të pranueshme si për opinionin e brendshëm, edhe për atë të
jashtëm. Megjithatë edhe Vjosa duhet ta sqarojë publikun sa i përket asaj se
çfarë ka të bëjë me sektin e Georgo Soros-it! Ndërsa zoti Kurti duhet ta
sqarojë publikun e Kosovës se pse mban një lidhje specifike me presidentin
turk, Rexhep Tayp Erdogan?! Eshtë një lidhje në kuadër të konceptit të ruajtjes
së miqësisë tradicionale me Turqinë, apo ky afrim është i ndikuar nga afeksioni
fetar mysliman?! Dhe më tej, ndoshta është një bashkëpunim i bazuar në interesa
individuale, njëjtë siç janë lidhjet e Thaçit dhe Edi Ramës me presidentin
turk?!
Ka
shumë rëndësi që të dy kandidatët për kryeministër t’i flasin publikut hapur jo
vetëm për programet politike, por edhe për pikëpamjet që ata kanë për
shtetësinë e Kosovës, për territorin, bisedimet me Serbinë dhe aleancat me
aktorët ndërkombëtarë! Ndërkaq janë qytetarët, votuesit ata që kanë mundësi të
zgjedhin çfarë duan dhe kë duan!