Kulturë
Florim Zeqa: Partitë politike nuk e duan ndryshimin, e duan pushtetin dhe vazhdimësinë!
E marte, 28.05.2019, 07:00 PM
Partitë
politike nuk e duan ndryshimin, e duan pushtetin dhe vazhdimësinë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Thyerja
shpirtërore dhe humbja e shpresave të popullatës shqiptare për jetë në
Kosovë nuk është e çastit. Deri të kjo
erdhi si rezultat i mashtrimeve të gjata të pushtetarëve të pasluftës dhe
klasës poltike në përgjithësi.
Dëshprimi
i madh i popullatës fillon pas aktit të rishpalljes së pavarësisë me 17 shkurt
2008-të, e që unë e preferoj ta quaj si akt i njohjes ndërkombëtare të shtetit
të Kosovës.
Siq
u vërtetua në dekadën e parë të pavarësisë, marrja e kompetencave ekzekutive
dhe ligjore nga ndërkombëtarët, nga ana e partive politike në pushtet nuk ishte
kuptuar si një përgjegjësi shtetërore,
por si një mundësi për të vjedhur pasuritë publike dhe plaçkitur buxhetin e
shtetit.
Secila
parti që erdhi në pushtet, varësisht prej fuqisë politike dhe shkathtësisë
zhvatëse e vjedhën dhe plaçkitën çdo gjë në këtë vend.
Përmes
të ashtuquajturit "Proces i Privatizimit", të njëtat parti dhe të
njëjtit politikan në pushtet përvetësuan çdo gjë, i uzurpuan të gjithë tenderët
duke i shndërruar në prona të tyre dhe familjarëve të tyre të gjitha pasuritë
publike, filluar nga fabrikat, uzinat, dhe tokat bujqësore duke i lënë pa punë
dhe pa hise në privatizim qindramijëra punëtorë.
Punësimet
partiake dhe familjare nëpër institucione dhe kompani publike, përveqse u
shndërruan në dukuri shëmtuese të vendit, thyen të gjitha shpresat qyetarëve
për punësim dhe jetë dinjitoze në shtetin e ri të Kosovës.
Liderët partiak i ndanë
pushteti, i bashkon korrupsioni dhe krimi i organizuar
Situata
paradoksale, ku lideret shtetëror nuk merren vesh mes vete për interesin e
shtetit, por merren vesh aq lehtë për interesat meskine të tyre, paraqet anën
më të shëmtuar të "medaljes" së Kosovës së pavarur.
Situata
pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, shënon fillimin e humbjes së
shpresave të qytetarëve dhe katandisjen e jetës institucionale në Kosovë.
Përderisa
opozita kosovare e vitit 2014 (VLAN) qëndroi e bashkuar për afro 6 muaj duke u
thirrur në interesin e shtetit e qytetarëve, brenda natës u nda për interesa
personale të liderëve partiakë.
Zgjedhjet e ardhshme,
test i radhës për qytetarët
Pavarësisht
faktit se kur mbahen, zgjedhjet e ardhshme do të jenë një test i radhës për
qytetarët, ku do të shihet qartë sinqeriteti dhe serioziteti i qytetarëve, do
të testohet vullneti i elektoratit, se a do t'u qëndroj besnik edhe më tutje
partive shpresëthyerëse dhe liderëve të tejinkriminuar, se a do t'i qëndroj
besnik klasës politike apo do të
ndëshkojë kusarët politikë që ua thyen të gjitha shpresat për jetë në këtë
vend!?
Nëse
vërtetë populli e do ndryshimin, atëhere në zgjedhjet e radhës duhet t'i
ndëshkojë të gjitha subjektet politike aktuale me mos dalje në zgjedhje. Vetëm
bojkotimi i tërësishëm i procesit zgjedhor do të ndëshkonte politikanët e
inkriminuar si dhe do të alarmonte faktorin ndërkombëtar.
Me
bojkotimin e zgjedhjeve fillon epoka e re dhe e mirëfilltë e opozitarizmit
qytetarë, për shkak se sot në Kosovë nuk kemi opozitë por vetëm klasë kusarësh
politikë që i vardisen njëri-tjetrit për pushtet.
Tragjikomedia
e opozitës kosovare fillon dhe përfundon tek gjahu i pushtetit.
Nuk
ka si të jetë ndryshe, kur një parti opozitare që pretendon të marrë pushtetin
i vardiset partisë politike që deri dje ishte pjesë e kapjes së shtetit.
Për
këtë arsye dhe shumë të tjera si kjo, nuk mund të arrihet ndryshimi i dëshiruar
pëmes "votës së lirë" për shkak të përafrimit të pushtetit me
opozitën dhe kapjes së tmerrshme të institucioneve shtetërore nga mafio-politika
dhe nëntoka kriminale.
Kap njëri, ç'kap tjetri,
më i zi i riu se i vjetri
Janë
disa terma që i shkojnë për shtati realitetit të krijuar brenda subjekteve politike, si bie fjala; të kapura, të
zaptuara, të zëna pëng apo të uzurpuara nga grupet e interesit.
Fjala
"zaptues", mbase do të ishte e mirë, dhe s'do të kishte lidhmëri me
"kapje" të natyrave të tjera, që i japin kësaj fjale edhe kuptime
erotike, siç janë; "e ka kap" (ka bërë seks me të), e kuptime të
tjera, kur dikush e "shtie" në dorë dikë.
Megjithatë
fjala "uzurpatorë", është më e përshtatshme, më e sakt dhe më ideale
për shumicën e subjekteve politike nën kthetrat e uzurpatorëve, profiterëve e
mashtruesve, injorantëve dhe hipokritëve, klaneve e bandave kriminale të
maskuara nën petkun e pushtetit dhe opozitarëve të etshëm për pushtet nën
maskën e ndryshimit dhe demokracisë parlamentare.
Kjo
klasë kusarësh politikë që moti e kanë humbur legjitimitetin për shkak të mos
daljes së qytetarëve në zgjedhje, ngulfatjes së demokracisë dhe jetës
institucionale, duke ua kanë zënë frymën reformave dhe ndryshimeve substanciale
brenda partive politike,...për të mbajtur pushtetin apo për të ardhur në
pushtet përmes vjedhjes së votës së qytetarëve, gjegjësisht kontrabandimit të
vullnetit të elektoratit të shprehur me votën e lirë.
Pas
17 shkurtit 2008, zgjedhjet në Kosovë, jo vetëm që nuk sollën ndryshim, nuk
patën as kuptim. Një parti e vetme e mbajti pushtetin duke i ndërruar partnerët
politik. Secila parti që hyri në koalicion me kapësit e shtetit doli më e
djegur se tjetra, apo siq i thonë asaj fjalës; "kap njëri, ç'kap tjetri,
më i zi i riu se i vjetri".
Si
pasojë e kësaj situate, qytetarët më lehtë e kanë të besojnë në fundin e botës
se sa në ndryshimin që mund të sjellin subjektet aktuale, të uzurpuara dhe
ngulfatura pamëshirshëm nga kusarët politikë, grupet e interesit, klanet mafioze
dhe nëntoka kriminale.
Pastrimi i skenës
politike nga profiterët dhe matrapazët
Gjendja
e rënduar nga qeverisja e keqe, e çoroditur, antihumane, antishtetërore dhe
antikombëtare e klasës politike në përgjithësi nga mbarimi i luftës e deri më
sot, është produkt i privatizimit dhe monopolizimit të skajshëm të çdo gjëje në
këtë vend, është produkt i degradimit institucional dhe zhvatjes sistematike të
buxhetit të shtetit nga ana e drejtuesve shtetërorë dhe partiak, e cila ka
prodhuar një situatë sa dëshpruese, po aq të pashpresë në mesin e popullatës.
Kjo
gjendje dëshpruese dhe e mjerë ka bërë që popullata të tërhiqet nga të gjitha
zhvillimet politike dhe shoqërore duke i lënë të lirë e të papenguar në
veprimet e tyre skandaloze shkaktarët e gjëndjes katastrofale në vend.
Duke
i duruar mbi supet e veta kusarët politik, është krijuar përshtypja sikur
poullata nuk e ka guximin dhe as vullnetin për t'i hudhur në shportën e
mbeturinave shkaktarët e keq-qeverisjes dhe anarkisë ligjore në vend.
Tërheqja
e intelektualëve dhe forcave progresive nga zhvillimet politike të vendit ka
bërë që meritat për çlirimin e vendit dhe krijimin e shtetit t'i marrin të
pamerituarit dhe antivlerat, ku të papërgjegjshmit dhe pseudopatriotët i
përvetësuan meritat e shumë gjeneratave që sakrifikuan për lirinë që sot e
gëzojmë.
Pastrimi
i skenës politike nga profiterët dhe matrapazët politik dhe nga të gjithë ata
që kanë shkatërruar dhe tjetërsuar pasuritë shtetërore dhe kombëtare, duhet të fillojë me padëgjueshmëri
qytetare dhe bojkotim të kësaj klase kusarësh politikë, këtyre figurave të
prishura politike që rropën e çrropën çdo gjë në këtë vend.
Partitë
politike të shndërruara në korporata fitimprurëse nuk e duan ndryshimin, e duan
pushtetin për zhvatjen e shtetit, ruajtjen e vazhdimësisë së kontrollit mbi
asetet shtetërore dhe publike, ndërkaq liderët partiak synim e kanë pasurimin e tyre të paligjshëm dhe abuzimin
me elektoratin e partive dhe interesat e qytetarëve.