Kulturë
Gëzim Llojdia: Arkeologët italianë dhe Shqipëria e viteve 1880-1944
E hene, 20.05.2019, 09:06 PM
Arkeologët italian dhe Shqipëria e viteve 1880-1944
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Burimet
italiane por edhe ato shqiptare shqyrtojnë njw fakt: se arkeologët e huaj
patën interes në vitet ‘ 20 për gërmime arkeologjike në tokën e lashtë të
shqiponjave. Te Academia.edu morra një material të cilën ja kërkova fillimisht
G.Lepore që ka përgatitur një katalog :” Qytetet antike dhe peizazhi në
Shqipëri”. Një shekull kërkimesh arkeologjike italo-shqiptare dha miratimin, që
në thelb përbënë edhe një material të plotë të shkruar nga Sandro De Maria nën
përmbledhjen:Arkeologët italian dhe Shqipëria (1880-1944).S.De Maria thotë:Do
fillimit të mijëvjeçarit të tretë ato që do të rikthejnë marrëdhëniet dhe
bashkëpunimin midis kulturës të jenë vitet mbyllëse të mijëvjeçarit të dytë dhe
italiane dhe asaj shqiptare në fushën e arkeologjisë prehistorike, klasike dhe
mesjetare, pas një pushimi të gjatë, të paktën prej fundit të luftës së dytë
botërore. Vështirësitë ishin mbi të gjitha të karakterit politik lidhur me
mosmarrëveshjet e mëparshme dhe situata politike e brendshme në Shqipëri,
ngjarje që vonuan ristabilizimin e lidhjeve midis këtyre dy vendeve për një
kohë të gjatë .Raportet midis dy vendeve në këtë aspekt do “shërohen” vetëm në
vitin 2000, pas fillimit të Fushatave Arkeologjike Italiane të Universitetit të
Bolonjës në Phoinike, në rrethin e Sarandës. Nuk ishte e lehtë të riktheheshim
pas gjithë këtyre viteve të errëta, ndërsa në të njëjtën kohë disa projekte nga
vendet perëndimore kishin ristabilizuar
marrëdhëniet, duke paraprirë ato të Universitetit të Bolonjës me Institutin
Arkeologjik Shqiptar.
2.Sandro
de Maria shkruan:Rrëfimi i marrëdhënieve midis brigjeve lindore dhe perëndimore
të detit Adriatik dhe detit Jon, shpesh here pa një kualifikim me vlera
shkencore, të kryera nga udhëtarë të vetëm apo grupe të koordinuara, shtrihet
në një hark kohor të gjatë dhe të komplikuar. Tregimi I këtyre ngjarjeve fillon
shumë larg në kohë, por ngjarjetme rëndësi më të madhe do të zhvillohen në
fillim të shek. XX .Ngjarjet për të cilat do të flasim, e kanë zanafillën nga
një udhëtim që u zhvillua në gjysmën e parë të shek.XV, mbi një anije të vogël.
Ky udhëtim u krye të paktën dy herë, nga Ankona me destinacion brigjet
epiriote,udhëtim i cili për shkak të stuhive u detyrua fillimisht të kryej një
ndalesë në Zara (Kroaci). Më pas lundrimi do të vazhdoj deri në brigjet e
Artës, që në antikitet njihej si Ambrakia, një koloni e Korintit, sonte
pozicionuar në pjesën jugore të krahinës së Epirit modern. Mbi këtë anije, më
1435, pasi kishte zhvilluar një udhëtim të njëjtë rreth vitit 1418, udhëtonte
drejt BallkanitQirjaku i Ankonës (Ciriaco de’ Pizzicolli, Ankona 1391 - Kremona
1452), tregtar dhe një humanist i pasionuar pas kulturës antike. Jemi të
sigurt mbi ndalesën e tij në Butrint, një ndër qytetet antike të perënduara nga
Virgjili në përshkrimin e udhëtimit të Eneas nga Troja në Itali. Qirjaku i
Ankonës zhvilloi këto udhëtime në një periudhë kur tregtarët dhe udhëtarët më
të njohur përsa i përket rrugëve detare, janë venecianët, të cilët kërkonin të
zbulonin këto territore, të cilat në pjesën më të madhe ishin zona misterioze
dhe për të cilat nuk diheshin shumë informacione.Udhëtarët e gadishullit
italik, treguan një interes të caktuar për brigjet dhe territorin ballkanik,
interes i cili me kalimin e kohës dhe shekujve, do të behët gjithmonë e më i
fortë. Eksploruesit, tregtarët, ushtarët nuk do të mungojnë në shekujt e
ardhshëm, por interesi mbi historinë dhe antikitetin e vendit të shqiponjave
nga ana e studiuesve italianë do të maturohet përafërsisht pesë shekuj më vonë.
3.
Kush
ishin eksploratorwt e parwt drejt vendit misterioz tw
shqiponjave?Arkeologët, natyralistët dhe diplomatët italian në shek. XVIII dhe
XIX,thotë S.De Maria.Në dekadat e fundit të shek. XVIII dhe dekadat e para të
shek. XIX, mund të themi se fillon një periudhë interesimi specifik nga ana e
kulturës arkeologjike italiane ndaj territoreve që pozicionohen në pjesën
lindore të detit Adriatik dhe detit Jon. Ky interesim, fillimisht është i
pranishëm me studiues të cilët zhvillonin kërkime me karakter epigrafik, ndër
figuratmë të famshme ajo e Paolo Orsi-t (1883) dhe rreth 20 vjet më vonë ajo e
Roberto Paribeni-t. Paolo Orsi (Rovereto 1859-1935) i përket brezit të
arkeologëveitalian të cilët formimin e tyre e morën në Austri nënPerandorin
Austo-Hungareze. I të njëjtit brezë, është edhe arkeologu lindur në Rovereto,
Federico Halbherr (Rovereto 1857 - Romë 1930). Roberto Paribeni (Romë 1876 -
1956), njëzet vjet më i ri së dy arkeologët e sipër përmendur, nuk lind si
arkeolog por si historian.Paribeni pati një rol të
veçantë dhe të rëndësishëm në organizimin e fushatave arkeologjike italiane në
Shqipëri
Ndër
arkeologët e parë italianë që u treguan të interesuar për antikitetin në
territorin shqiptar, është edhe siciliani Biagio Pace (Comiso 1889 - 1955), i
cili kishte mbuluarrolin e profesorit të arkeologjisë klasike në Universitetin
e Palermos, Pizës dhe Napoli dhe më pas profesor i topografisë antike të Romës.
Ai është autori i një prej publikimeve akademike më të rëndësishme për
periudhën,siç ishte vepra Arte e civiltà della Sicilia antica, në 1935.
Edhe Pace ishte afër regjimit fashist, por ajo që na intereson më shumë është
shkrimi i një kumtese nga Pace në 1920, e cila u publikua në Annuario della
Scuola Archeologica Italiana di Atene (revista vjetore e Shkollës
Arkeologjike Italiane në Athinë), i cili trajtoi origjinën e ilirëve dhe
lidhjen e tyre me popullin shqiptarë, një temë e cila deri në atë periudhë nuk
ishte trajtuar. Paralelishtë me figurat e sapo përmënuar është e nevojshme të
kujtojmë, për influencimin që pati në dy dekadat e regjimi, edhe një personazh
tjetër. Bëhet fjalë për Antonio Baldacci (Bologna 1867-1950), i cili në thelb
nuk kishte interesa arkeologjike. Ai kishte një formim akademik në fushën e
gjeografisë, botanikës dhe natyralist, disiplina me të cilat arriti të ushtroi
përpak kohë rolin e profesorit në universitetin e Bolonjës dhe Romës. Baldacci
do të këtë një rol të rëndësishëm fal udhëtimeve që do të zhvilloi në Shqipëri
dhe nëBallkan, një pjesë e Evropës e cila në fund të shek XIX,konsiderohej si
një vënd ekzotik dhe një territor pak i njohur për vendet perëndimore. Në moshë
18 vjeçare, ndërmori një udhëtim në Malin e Zi, eksperienc të cilën e përsëriti
edhe në vitet e ardhshme. Gjatë udhëtimeve të kryera në territorin e Ballkanit,
pikë së pari, ai u interesua në aspektet e peizazhit natyror, kërkime të
cilat i publikoi në disa kumtesa dhe libra. Më vonë Baldacci do të futet në
politik, duke mbuluar rolin e diplomatit, por roli i vërtetë do të ishtë ai i
agjentit. Aktivitetet e tija më shumë se diplomatike ngjasojnë me ato të një
agjenti politik,ose agjenti sekret. Në vitet 1888-1890 dhe 1892-1902,realizoi
dy udhëtime në Shqipëri, udhëtime me të cilat do njihej më mirë me territorin,
njohuri që do ti publikoi në një libër në vitin 1917 (Itinerari albanesi,
1892- 1902). Ai pati mundësi që nëpërmjet lidhjeve të shumta që
kishte krijuar, të bënte të mundur nisjen e një fushate arkeologjike në
Shqipëri. Si përfundim mund të themi se Baldacci ishte një personazh me
aktivitete të dyshimta, një politikan dhe njëri me pushtetë, mbi të gjitha
gjatë dy dekadave të regjimit fashist. Do të luante një rol të rëndësishëm në
konsolidimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe në njohjen e territorit
shqiptarë. Publikimet e tija të shumta dhe rreth 40.000 letër këmbime gjenden
sonte në Biblotekën e “Archiginnasio-s” në Bolonja. Ky fond arkivor ka
një rëndësi të madhe për historin e Ballkanit në shek. XIX dhe XX, në fusha të
ndryshme, dhe sidomos për raportet bilaterale italo-shqiptare.