E marte, 03.08.2021, 06:36 PM (GMT+1)

Mendime

Jola Dibrani: Toplica shqetëson Aleksandër Vuçiqin?

E marte, 20.03.2018, 09:28 PM


Toplica ish shqiptare e shqetëson Aleksandër Vuçiqin ?

Shkruan Jola Doçi-Dibrani

Kryetarit i Serbisë Aleksandar Vuçiq  vizitoj  rajonin e  Toplicës  qe përkufizohen me Kosovën. Me vitin 1978 këto troje ishin krejtësisht troje shqiptare! Ai u ankuar për pakësimin e popullatës së kësaj ane. Presidenti tha se Kurshumlija, Bllaca, Prokuplja dhe disa vende rajonale  kanë humb gjysmën e popullsisë së saj. Aleksandar Vuçiç shtoj  se këtë  krahinë  të Toplicës e kemi ruajtur nga  shqiptarët duke aluduar ne përndjekjen e shqiptarëve me dhunë nga ajo zonë!?...

Ma tutje ai shprehet  me  këto fjalë “E di mirë rëndësinë e Toplicës dhe ky rajon ka qenë i pari kur Serbia ka kërkuar luftëtarë”. Ne vazhdim Vuçiqi,ka ftuar gratë e kësaj pjese që të lindin fëmijë sa më shumë. Serbia nuk do të ekzistojë pa lindje të fëmijëve”, ka thënë ai duke premtuar ndërtimin e autostradës deri në Kosovë, e cila, sipas tij, do të ndihmojë jetën e banorëve të kësaj ane.

Hapni  arkivat  sipas marrëveshjes se juaj me Turqinë për spastrimin e këtyre vendeve nga shqiptaret!

Ai tha se po qe vazhdohet zbrazja  e ketij rajoni ,Serbia po e humb edhe një pjesë të saje. Duhet ti themi Vuqiqit se”ato toka  herëdokur; do tu kthehen   shqiptarëve  se tapitë   janë tonat ,prandaj hapni  arkivat  sipas marrëveshjes së juaj me Turqinë për spastrimin e këtyre vendeve nga shqiptarët”... Duke folur për Kosovën, Vuçiq sërish është pyetur se “ku shkruan që shqiptarët kanë të drejtë të” formojnë Ushtrinë e Kosovës” Ai u përgjigj, duke i ikur pyetjes se “ne do te jemi m juve” .

Mos formimin Asociacioneve  dhe Komunave serbe, Vuçiq e ka quajtur gënjeshtër pesëvjeçare dhe ka vlerësuar se Prishtina është e përkëdhelura e bashkësisë ndërkombëtare. Ai u përgjigj edhe  për Gjykatën Speciale, dhe ka thënë se nga “Gjykata Speciale për Kosovën” nuk pret asgjë.

Në fund po ashtu iu bë një pyetje  lidhur me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq. Edhe këtu u tregua skeptik duke iu hedhur fajin se ajo ishte në duart e policisë së shqiptarëve dhe të Kosovës,prandaj ka  pengesa të invalvohemi ne në këtë proces hetues.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora