Mendime
Reshat Nurboja: Demarkacioni, Po apo Jo?!
E diele, 18.03.2018, 10:45 AM
DEMARKACIONIT
NË FORMËN E PROPOZUAR A DUHET ME I THONË PO apo JO…!
Përfaqësuesit tanë aktual politik e insitucional mendojnë se me vendime të vështira nënkuptohet se ato detyrimisht duhet të jenë PO, nuk kuptojnë se më shpesh vendimet e vështira janë ato kur për interesa madhore e afatgjata të shtetit e popullit ato duhet jenë JO…!
Këtë, dua të dokumentoj me dy vendime JO, që Ibrahim Rugova i ka thënë fillimisht trysnisë vendore e pastaj edhe të asaj ndërkombëtare, e të cilat tek shumë kohë më vonë janë dëshmuar se ishin percaktuese për ardhjen e mundësive të reja…!
1. Në vitin 1991, kur ka filluar lufta në Kroaci, të gjitha partitë tjera, në kuadër të saj edhe PRK ku isha unë kryetar , kritikonim, shanim e çka nuk bënim duke kerkuar që në atë kohë të fillojmë luftën me Serbinë edhe në Kosovë…! Ibrahim Rugova ka vendosur JO…! Nga kjo perspektivë vlerësoj se e ka pasur më shumë se të drejtë, se Kosova do të përjetonte me qindra herë më shumë se Srebrenica etj,
2. Në vitin 1990, Warren Zimmermann ish ambasadori i fundit amerikan në Jugosllavi, në vizitën e parë qè ia bèri Kosovès, ai kishte tentuar qè ta bind udhèheqèsin politik tè Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën që të pranoi të dal nè zgjedhjet e Serbisë tè vitit 1990, duke e arsyetuar këtë propozim, “kèrcnim” tè tij, me fjalët “se përndryshe hedhja poshtë e pjesmarrjës në zgjedhjet në Serbi nuk do ta ndihmonte besueshmërinë e tij si demokrat që e ka amerika... Nè librin e tij .”Burimet e njè katastrofe”, Ambasadori amerikan Warren Zimmermann shkruan se si Ibrahim Rugova në këtë kërkesë ultimative të tij vètèm buzëqeshi me ngrohtèsi siq e kishte zakon dhe “ nuk lèshonte pe ”...Ibrahim Rugova ia bèri tè qartë se nuk do tè qendronte as edhe një ditè si udhèheqës i shqiptarève, nëse do të i thoshte PO daljës së shqiptarëve në zgjedhjet e Serbisë...! I tha JO ambasadorit të Amerikës për këtë çështje...!
Shumë më lehtë dhe më në interes për vete në ato kohra e rrethana dr.Rugova e ka pasur po të i thoshte PO ambasadorit amerikan...!? Por burrshtetasit nga tregtarët politikë diferencohen e dallohen me vendimet e jo deklarimet e tyre...!
Andaj, edhe lideret politikë e deputetet e Kosovës sigurisht shumë më lehtë do ta kanë që të marten me 20 mars 2018 me votu PO se JO trysnisë ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes të demarkimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi... Por çfarë do të i thojnë të tillët, historisë e sidomos pasardhësve të tyre kur dikur pas 10, 50 apo 100 viteve në librat e hsitorisë, gjeografisë e sidomos të atyre të shkencave politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare mësojnë se si parardhësit e tyre me emra e mbiemra supozohet se me PO-në e tyre i kanë falur mbi 8223 hektarë territor të shtetit për “viza” e për të mbetur në pushtet.... Jo si kritikë e as si akuzë por vetëm si këndveshtrim e analizë: a do të mburren apo turpërohen me këtë PO apo JO të paraardhësve të tyre ...?!
Reshat Nurboja, PhD në Shkenca Politike