Mendime
Besmir Lushaj: Hashim Thaçi lau gojën me Tropojën
E marte, 21.11.2017, 09:41 PM
HASHIM THAÇI LAU GOJËN ME TROPOJËN
QË VADITI ME GJAK KOSOVËN
Nga Besmir LUSHAJ
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tinëzisht vetëm sa përmendi me la gojën kontributin e Tropojës në Luftën e Kosovës. E more balosh delirant e megaloman. Po cila trevë ka flitet shqip është martirizuar për Kosovë sa Malësia e Gjakovës, more bukëshkelun?
Malësia e Gjakovës e stolisi panteonin e Kosovës ne Mic Sokolin, Ali Ibër Nezën (respektivisht, komandant/zv. komandant të gardës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.) Malësia e Gjakovës kreu të parin aksion të Lidhjes kur me Col Delinë e Geghysenit banë zap Mehmet Ali Pashën, i ardhur në Gjakovë për pazare me trojet shqiptare. Me mijëra malësorë u banë therore në Cernaleve, Shtimje e Slivovë. Printe Mici me Alinë.
Shaban Binakin e Avdulla Hoxhën i varën në konop në mes Gjakovës. Shaban Aga, gjylja e topit... Shkelmoi vulën e turkit Hashim e priu në mejdane.
Haxhi Zekë Byberin, Hashim? A ke lexue a dëgjue për Lidhjen e Pejës që e priu ky burrë ditunor i Malësisë së Gjakovës?!
Po Bac Bajramin Hashim? Si i bihet hasha qelibarit të vegjelisë shqiptare që pushka e dëboi nga trolli i të parëve në Malësi e po pushka për vatan e riktheu në rrënjët e veta ku malësorët ishin krah tij në secilën betejë!
Hashim Thaçmja:
Kur eksodi i vëllezërve nga Kosova krehu Shqipninë amë, Tropoja kishte mbi gjashtë muaj që kishte hapur dyert. Kryeparlamentarja italiane, vitin e kaluar, gjatë një fjalimi në parlamentin shqiptar solli në kujtesë përvojën e saj në UNICEF gjatë Luftës së Kosovës. I kishte rënë Shqipnisë kryq e tërthor dhe vetëm në Tropojë nuk kishte parë çadra! Ishin mbi njëzetmijë! Faktet ta thejnë rrashten Hash!
Tropoja ka numrin më të lartë të pjesëmarrësve në rradhët e UÇK-së.
Ka 47 dëshmorë Hash. Nga e gjithë Shqipnia ranë 106 dëshmorë. Bëje bilancin Hash!
Këtë prijësin në foto duhet ta njohësh. E njeh e njeh. Je sherran, pjesërisht injorant, por tinëzar strategjik.
Gjeneral Tahir Sinani, strateg i fronteve të luftës. Priu në Kosovë, msyni në Preshevë për të rrok pavdekësinë në Iliridë.
Kam shumë për të thënë Hash. Me Fatime Sokolin je turpëruar.
"Marrja ik e i zoti nuk e le" - thotë Malësia që të dha fli me mazë, laknur me hitha, bukë çerepi e djel për breshanë!