E shtune, 27.04.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Mendime

Fran Gjoka: Dhuna verbale në shkollë!

E marte, 19.09.2017, 08:11 PM


Dhuna fizike i’a ka lënë vendin dhunës verbale në shkollë!

Nga Fran Gjoka

Realisht ka përmirësime në sistemin e punës së shkollës dhe aktorëve të tjerë,që kanë për mision kultivimin e vlerave pozitive në grupmoshat shkollore.Ato shfaqen dukshëm edhe në përmirësimin e raporteve njerëzore mes palëve mësues-nxënës,nxënës-prind,nxënës-nxënës,në uljen e shkallës së agresivitetit në raportet e ndërsjellta,në një klimë më të butë në marrëdhëniet mes grupeve  të interesit për arsimim dhe edukimin e brezit të ri me normat morale të një shoqërie demokratike dhe të hapur,në një mënyrëb sjellje më civile për zgjidhjen e konflikteve në shkollë e jashtë saj,në zbritjen e rasteve të përdorimit të dhunës fizike e emocionale në institucionet e edukimit etj.Siç duket,këtu ka ndikuar edhe përpjekja e shoqërisë për emancipim e qytetari si dhe masat e marra kohët e fundit nga MAS-i  për vlerësimin e situatës dhe ndjekjen hap pas hapi të problemit nga strukturat drejtuese të saj.Gjithsesi ,në shkolla dhe në mjedise familjare,ka ende dhunë,mungesë kompromisi  në zgjidhjen e konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve,shfaqje të theksuar të intolerancës në komunikim,agresivitet etj.Në pamundësi për të parë problemin në një plan të gjerë ,pasi të tilla janë hapsirat e një shkrimi ,ne po i referohemi problemit vetëm në shkolla e në mjediset ku jetojnë e kalojnë kohën nxënësit dhe adoleshtentët.Lind pyetja:Kur mësuesi mund të dhunojë nxënësin ,në çfarë situatash?Në anketat e hapura dhe ato të mbyllura,të bëra në disa shkolla të Qarkut të Lezhës,rezulton se numrin më të madh të nxënësve të dhunuar e përbëjnë ata që viktimizohen psikologjikisht.Siç duket,rënia e numrit të ushtrimit të dhunës fizike ndaj  ndaj kësaj kategorie nxënësish,lidhet edhe me intensitetin e punës dhe masat që po merr kohët e fundit MAS-i për sensibilizimin e opinionit dhe parandalimin e fenomenit,puna e specializuar e psikologëve në shkolla,një përpjekje që duhet vazhduar e thelluar edhe në të ardhmen dhe jo të veprohet me fushata,siç kemi vepruar ne shqiptarët në tërësi dhe drejtuesit e shkollave e mësuesit në veçanti.Ajo që shfaqet dukshëm në mësim mbetet dhuna psikologjike .Së paku ,kështu shpehen nxënësit dhe ky është edhe konkluzioni ybnë.Ushtruesit janë mësuesit ndaj nxënësit .Ndërsa jashtë shkollës,në kohën e lirë ose në veprimtari vetorganizuese të nxënësve,ata që ushtrojnë dhunë psikologjike (jo vetëm psikologjike),janë nxënësit kundër nxënësve.Fatkeqësisht ushtruesit e dhunës ,mësuesit ,grupet e nxënësve dhe individët,siç tregojnë të dhënat,i referohen prejardhjes së “viktimës”,origjinës së tij .shkallës së intelektit ,dobësive që mbart në përvetësimin e programit mësimor ,që më së shumti lidhen me nivelin e punës së dobët të shkollës nga ata kanë ardhur se sa nga niveli intelektual i tyre,nga paraqitja e jashtme ,etj.Mësimit ku nxënësit ,pavarsisht paralajmërimit që mësuesi u bën ,vazhdon të prishë qetësinë e orës së mësimit .Ndodh që mësuesi humbet durimin dhe në një moment nervozizmi reagon,duke u sjellë dhunshëm ndaj fëmijëve dhe të rinjve.Kështu psh, rreth 4.8 % e nxënësve të anketuar pranojnë se fyhen dhe ndjehen keq nga fjala që ju drejtojnë atyre mësuesit ose shokët e shoqet e tyre,që e kanë burimin tek origjina si:ktundar,malok,etj.Rreth 3 % e fëmijëve nëpërkëmben emocionalisht nga shokët e mësuesit me fjalë të tilla që lidhen me moshën psikologjike të tyre,si :gojëkyçur,i/e trashë,etj,dhe 2 % e nxënësve dhunohen emocionalisht me fjalët dhe shprehjet  që lidhen me të metat fizike ,një fatkeqësi e lidnur ose e fituar që askush nuk do ta dëshironte ,si:veshëllapush,i/e shpifur,qurravec,trashaluq,etj.Po të shihet me kujdes dukuria dalim në përfundimin se shumë evidente është dhuna psikologjike ,disi e fshehtë që ushtrohet nga shkolla ndaj nxënësve të ardhur nga zona rurale dhe që janë ngulur përgjithmonë për të banuar në zonat ku vepron institucioni.Mendimi ynë ,i shprehur edhe nga nxënësit ,është se ajo ,tek ajo kategori fëmijësh ,shfaqet me frekuencë më të lartë në këto dy ratse:me formën e përjsahtimit dhe vetëpërjashtimit nga jeta e shkollës e këtyre nxënësve .Një veprim  i tillë fatkeqësisht nxitet edhe nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre,,ndërsa drejtoritë e shkollave dhe strukturat drejtuese të nxënësve ,që duhet të mbrojnë liritë dhe të e shokëve dhe shoqeve ,heshtin.Në situata të tilla përjashtuese ,kjo kategori nxënësish nuk vetëpëlqehet ,nuk vetëvlerësohet,nuk shihet e sigurt.Rrjedhimisht stresohet dhe nuk fiton aftësin e integrimit në mjedisin e ri ,çka do të thotë se dhuna emocionale do të vazhdohet të thellohet mbi ta.Në formën e paragjykimit dhe të një qëndrimi disi indifferent ,dhe pse kjo edhe përbuzës ndaj këtyre nxënësve ,që kanë edhe problem ekonomike dhe të formimit kulturor.Për këto dy problem unikale të formimit dhe të bashkëjetesës qytetare ,i takon shkollës që të krijojë mjedise e frymë bashkëpunimi e bashkëveprimi me të gjitha grupet sociale ,që formojnë kolektivin,në të kundërtën rezultatet e pritshme nuk arrihen ,objektivat nuk përmbushen dhe reformimi i shkollës kompromentohet.Këtu lind pyetja:Cilët mësues ushtrojnë më shumë dhunë,Psë?:Nga të dhënat del që mësuesit që ushtrojnë më shumë dhunë janë ata me eksperiencë të vogël në punë ,që kanë mungesë përvoje ,që nuk i zotërojnë emocionet ,që nuk i njohin format e  komunikimit dhe psikologjinë e grupit,sidomos raportin mes moshës kronologjike dhe me atë psikologjike dhe që në një farë mënyre nuk ajnë të formuar ende si edukator.Për këtë kanë përgjegjësi edhe fakultetet përkatëse ,që përgadisin punonjës pedagogjik ,të cilët nuk e vlerësojnë formimin e mësuesve të ardhsëm si edukator  .Fatkeqësisht strkturat përkatëse të emërimit të të tyre  nuk mendojnë sumë për përgatitjen e tyre tek i emërojnë në shkolla pa përvojë dhe me kolektiva aspak të njohura për tregues në përgaditjen e nxënësve,ndaj nxënësit ankohen për mësuesit e rinj.Mësuesit e kësaj kategorie duhet të fillojnë punë në shkollat më me emër në  qytet dhe në fshat dhe të jenë nën kujdesin e përhershëm për ndihmë e trajnim  të kualifikuar për dis vite nga drejtuesit ,mësuesit dhe metodistët më të mirë që posedojnë DAR-i dhe ZA-të në rrethe.NË grupin e mësuesve që i dhunojnë më shumë nxënësit fizikisht dhe psikologjikisht janë edhe ata që kanë disa vite punë në arsim ,por që kulturalisht dhe profesionalisht janë ende larg ritmit të zhvillimit të arsimit,teknikës,shkencës dhe zhvillimit të shoqërisë në tërësi.Boshllëqet në formimin e tyre shkencor e mtodik ,psikopedagogjik e social të tillë mësues përpiqen t’i mbulojnë me sharje e britma ,duke  ju hedhur fajin padrejtësisht nxënësve pas çdo kontrolli që u bëhet.Ata ose duhen trajnuar ,ose një ditë duhen larguar ,pasi breza  nxënësish do të dalin pa kategori tjetër mësuesish ,që ushtrojnë dhunë për hir të një tradite të mbartur  nga shkolla e sistemit komunist dictatorial dhe që shprehet hapur nga ata që mendojnë se dhunë ka edhe  në parajsë ,se sipas filozofisë popullore ,druri ka dalë nga nga xheneti.Mësues të tillë nuk njohin modele alternative të sjelljes për disiplinimin e fëmijëve .Një pjesë e mësuesve janë shumë të ngarkuar fizikisht e psikologjikisht ,kanë kaluar me ngarkesë dhe plot halle një jetë të tërë.Komuniteti dhe institucionet e tjera të edukimit të asaj kohe ,të gjitha këto kanë rritur tek ata nivelin e stresit dhe i ka çuar në shkarkimin padrejtësisht të tyre tek nxënësit.Në përfundim ,duhet theksuar se nxënësit janë më të predispozuar për të denoncuar dhunën që ushtrojnë moshatarët e tyre dhe të rriturit ndaj tyre dhe pothuajse mungon dëshira për denoncim ndaj mësuesve dhunë-ushtrues..Siç duket kjo lidhet me frikën ndaj hakmarrjes dhe flet për atë që shoqëria e shkolla nuk janë ende të demokratizuar e emancipuar  dhe se tërë vëmendja e atyre që merren me arsimin dhe edukimin duhet përqendruar në gjetjen e mekanizmave të reja që përjashtojnë hakmarrjen e frikën,dyfytyrësinë  dhe cinizmin.Çdo politikë arsimore duhet të orientohet nga qëllime të tilla.Lind përsëri pyetja:Prindërit i njohin  sot fëmijët e tyre?Ky është përfundimi i pyetsorit ,i cili ka Brenda diçka të vërtetë.Një pjesë e prindërve nuk i njohin tippet,të tjerët nuk ja kanë idenë e krizave që përjetojnë fëmijët e tyre në kufinjt e një moshe .Ka edhe prej atyre që s’duan t’ia dinë interest që fëmijët kanë për jetën ,shkollën,shoqërinë dhe kulturën në tërësi.Jo pak prindër i konsiderojnë të mbaruar detyrimet ndaj fëmijëve  me plotësimin e kushteve për veshmbathje,ushqim e shkollim,kur ata kanë nevojë edhe për mësim e argëtim plotësues.Disa prej nënave dhe baballarëve nuk e dinë se kjo moshë e tillë e ka veçorinë psikologjike për të shijaur në këtë botë vetëm lumturi e gëzim,për të siguruar vetëm suksese dhe për të bërë qejf .Mirëpo jeta nuk mund të mendohet kurrë fushë me lule,pa kthesa e të papritura.E konceptuar ndryshe ,ajo stë jep kënaqësi ,nuk të kalit vullnetin ,këtë veti të domosdoshme dhe të pazëvëndësueshme për jetën e njeriut .Kishte të drejtë dramaturgu i njohur B.Shou kur i këshillonte të rinjtë se nëse rruga nga kalon nuk përbëhet nga kthesa e vështirësi ,dijeni se ajo rrugë nuk ju shpie gjëkundi.Rrjedhimisht përceptimi i tyre për jetën e shoqërinë ,dëshirë dhe të ardhme ,shpesh herë është iluziv dhe mund të nxisë ata në kryerjen e e veprimeve të nxituara e pse jo edhe në shkarje drejt aventurës .Ka të rinjë që e kanë të zhvilluar rebelizmin ,prandaj mësuesit ,prindërit duhet t’ua shpjegojnë këtyre nevojën për një jetë intensive sociale ,për pjesëmarrje në vendimmarrje ,për bashkëpunim e ndërveprim me të rriturit ,për vlerësim të mundësive e kapaciteteteve  të tyre në kryerjen e detyrave të ngarkuara.Mosvlerësimi i mendimeve dhe ideve të të rinjve ,siç ndodh ende në disa familje i hedh ata në pasivitet ,duke bërë një jetë të varfër emocionale en shpirtërore ,i fut ata në burgun e vetmisë.Pra,e aftësisë së tyre për të dalë nga kjo situatë mungesa e aftësisë së tyre për të dal nga kjo situatë ,i hedh të rinjtë në një jetë boshe.Kultivimi i tolerancës me këta të rinjë ,si vlerë ,I takon shkollës ,motivon dhe përbëb domosdoshmëri  pasi ajo krijon klimë të butë dhe të përshtatshme për punë në mjediset e shkollës ,motivon të rinjt ,duke pasqyruar botën e tyre emocionale  dhe krijon kushte mësimor-edukativ,me të cilët përballen shkollat tona.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora