E shtune, 27.04.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Mendime

Begzat Rrahmani: Rast unikat në trojet shqiptare

E merkure, 13.09.2017, 08:41 PM


RAST UNIKAT NË TROJET SHQIPTARE

Nga Begzat RRAHMANI

Përpara se të pensionohem përpara kohe kam punuar në një Organizatë ku nxirrej kuarc, kuarcit, mermer dhe mangan. Njëzetët gushti ishte Dita e Minatorit si kishte ngelur unë nuk e di se nuk jam ekspert për atë lëmi, por ja tash me demokracinë është edhe Festë Shtetërore, por fetare.

Kjo datë apo ditë është edhe si Festë fetare për të Krishterët Ortodoks. Në jug të qytetit tim Kërçovës ndodhet Manastiri-PREÇISTA- E PASTËR APO E VIRGJËR- Apo tek popullata shqiptare njihet si Manastiri i Kërrnisë , nëse kam mundur ta përkthej dhe sqaroj mirë . Unë disa herë e kam vizituar si fëmijë por edhe si i punësuar në organizatën e punës ku punoja. E kam vizituar edhe me vëllain xhamaxhi kur i vendonim xhamat e thyer nga njerëz të pa disiplinuar gjatë manifestimeve. Vëllai njihej mirë me murgeshën e atëhershme Lubën, ajo disa herë fillonte të na fliste për historinë e Manastirit por unë nuk di pse çdo herë nuk e dëgjoja deri në fund.

E kam vizituar edhe me Dr. e historisë Ilmi Veliun tash drejtor i muzeut të Kërçovës. Ai e ka vizituar edhe më herët kur ka qenë i punësuar në gjimnazin e qytetit. Atëherë me nxënëses. Edhe meqenëse nuk lejohet të bëhen fotografime dikush nga nxënësit i ka bërë disa dhe Dr. ka zbuluar portretin e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit. E kemi vizituar prej atëherë edhe disa here ku shumë pastër shikohet portreti i heroit.

Është interesant se tri  anët e hapësirës lindje, perëndim dhe veri janë të dekoruara me ikona dhe portrete të ndryshëm kurse ana jugore është e pastër. Në brendi të hapësirës është edhe bunari me ujë të pastër dhe të pijshëm. Në afërsi të bunarit në dysheme ka shumë enë që ana e jonë u thonë xhyma. Në bisedë më të punësuarin na tha se ana jugore dhe ai vend ku ndodhemi ne shërben për besimtarët mysliman. Enët shërbejnë për pastrim përpara lutjeve fetare, prandaj ka edhe enë dhe është bunari.

Dr. Ilmiu që është edhe teolog merr guximin dhe shkon bënë pastrimin bënë lutjen e parë pas disa qindra vitesh. Prej të punësuarve le që nuk pengohet por mirë pritet. Kishte disa reagime nga teologët e besimit islam.

Klubi i shkrimtarëve shqiptarë në Kërçovë dy vjet me radhë mban Manifestimin Kulturor – Hyjnesha Ilire Thana-. Vinë poetë dhe shkrimtarë prej të gjitha viseve shqiptare. Harxhimet e këtij manifestimi i mbulon Këshilli Komunës me kryetarin e Komunës z. Fatmir Deharin, që ne e përshëndesim dhe i falënderohemi. Mysafirët i vendosim te Shtëpia e Artit në fshatin Knezhinë, pronë e z. Vllado Toleski, i cili ka bërë shumë për kulturë qytetit tonë e në veçanti për kulturë shqiptare. Ka financuar edhe shumë promovime librash në mesin e tyre edhe promovimin e librave të mijë, që unë i falënderohem nga zemra.

Ditën e dytë zbritëm në qytet unë isha me dy poetë nga Republika e Kosovës një poet nga Tetova dhe z. Ahmet Selmanin ish Kryeredaktorin e Flakës më të shuar nga partia në pushtet.

Pas freskimit nëpër lokale filloi edhe biseda për historinë e Kërçovës dhe rrethinës. Unë u tregova për rastin ndoshta unikat në trojet shqiptare bile edhe më gjërë. Njëri nga poetët e Kosovës që ishte i punësuar në Ministrin e Kulturës çdo gjë injoronte dhe më shikonte me një përbuzje jo njerëzore. Tregohej se ishte njeri i madh ndoshta në atë post kishte mbërri me ndihmën e atyre të veriut. U tregova edhe për largësinë e Manastirit. Mosha sëmundjet e bëjnë të veten. Këmbët dhe trupi më dridheshin prej ndryshimit të lartësisë mbidetare Diabetit, tensionit, Astmës e shumë sëmundjeve të tjera. Poeti i dytë nga Kosova që ishte përfaqësues i shkrimtarëve të punësuar jashtë Kosovës tha ne kemi veturën tonë mundemi të shkojmë dhe ta vizitojmë atë vend të shenjtë dhe karakteristik.

U ngjitëm rrugës malore me plotë lakesa dhe e ngushtë por e asfaltuar, për më pak se gjysmë ore arritëm përpara portës së Manastirit ku ishin të parkuara shumë vetura me targa të ndryshme. E hapa portën më një peshë ndoshta më tepër se një ton. Muret e larta disa metra krejt mermer dhe travertin. Hymë brenda, vërtetë Parajsë. Parqe lule trëndafila, shpezë të llojeve të ndryshme. Disa çezme ku rridhte ujë i kulluar mali. Kur u afruam afër objektit kryesor filloi edhe muzika. Kishte dasmë martese, s’ mundeshim të afrohemi deri te hyrja. Rastësisht më kishte parë një shok që njiheshim prej vitesh mu afrua dhe më pyeti a jam me dasmorët apo kam erdh ta vizitoj Manastirin, i tregova për qëllimin. Tha prit unë do të përpiqem për pak kohë t’ ua mundësoj. Për disa minuta doli dhe më dha shenjë që të afroheshim por me kusht vetëm dhjetë minuta kemi kohë se do të fillonin me kurorëzimin. Duke qeshur më tha që t’ u tregoja edhe për pjesën Myslimane, unë pohova me kokë dhe vazhdova. Kur hyra brenda prej erës së qirinjve dhe errësirës mu keqësua edhe më shumë shëndeti. U mundova ta vërej portretin e heroit tonë por ishte e pa mundur. Por qëllimi u arit. Edhe popi na tregoi për pjesën jugore dhe qëllimin e bunarit në brendi të objektit dhe enët që ruhen prej asaj kohe, por për fat të keq që deri në atë moment të pa përdorura përveç që përpara një kohe tregoi se Dr. Ilmiu e kishte thyer atë heshtje shekullore.

Vizituam edhe disa objekte të tjera bëmë edhe shumë fotografi, me vlera kulturore. Zbritëm në qytet ku unë shkova në shtëpi për të marrë terapinë e ditës, kurse ata u ngjitën për te Shtëpia e Artit. Isha i pa mundur atë natë të bashkohem me poetët e respektuar.

S’ di pse kjo heshtje disa shekujsh nga Bashkësia Islame dhe Ministria e Kulturës qe disa herë kemi pasur edhe Ministra Shqiptarë. Mendoj se duhet të zgjohemi nga ky gjumë dhe t’ u dalim Zot pasurive tona kulturore. Të punësohet një apo më shumë persona të atyre profesioneve dhe të bëhen hulumtime...???!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora