E hene, 04.11.2024, 02:02 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Petrit Aliaj: Drekë artistike në Brescia

E diele, 09.07.2017, 11:41 AM


NJË DREKË ARTISTIKE NË BRESCIA

Nga Petrit Aliaj

Kushdo që mori pjesë në drekën artistike të së djelës,  me dt 11/06 2017 në Brescia,  pa pretenduar në përsosmërinë e organizimit të saj , arriti të krijoj lidhje e miqësi të reja me krijues e aktivistë të ndryshëm të ardhur nga mjaft provinca e rajone të Italisë.Piktorë.muzikantë , instrumentista , poetë, regjista, shkrimtarë, grafista,  bloger, përkthyes e mësuses të shkollave shqipe si pjesë e krenarisë dhe e  trashëgimtarë së identitetit tonë kombëtar në art, kulturë e gjuhë.   Pa u zgjatur me komentet e përshkrimit të kësaj dreke artistike,  personalisht dua të falenderoj stafin drejtues të Lidhjes (L.SH.A.SH.I.) miqtë dhe bashkëpuntorët e mij; Skënder Lazaj, Lumturi Plaku .Ndue Shabaku , Irma Kurti, Valbona Jakova.Valbona Xibri, Robert Shkurti, Doroles Duka,  Ardit Aliaj, Fatmir Kora, Skënder Gobja, Anisa Karagjozi, Sokol Abazaj, Dashnor Bitraj, Edison Beqiraj.               -Mirela dhe Etleva Lazaj, Shurete Kola.Mercerdes Arapi.Arjan Shabaku.

-Të rijtë Mariglen, Jurget, Franci, Kevin Korani e drejtues të shoqatave pjesëmarrëse; Anila Kaja, Enton Cara.Astrit Hyska, Qani Golikja, Pashko Marku e sigurisht pa harruar guzhinierin tonë z.Agron Sinani.

Të organizosh brënda një harku kohor prej tre mujash dy veprimtari spikatëse si;”Arti në Lëvizje” e tashmë “Grigliata Artistike”,  e të komunikosh me persona të shumtë për aktivitete të kësaj natyre janë inisiativa të cilat kërkojnë impenjim, kohë,  resurse njerzore në përcjellje të informacioneve e  bashkëpunim në kohë e në vënd të duhur e me përgjegjësi shoqërore.                               Mbështetja dhe pjesëmarrja në këtë veprimtari e organizatave , vullnetare”Interaction”në Brescia dhe  “Rinia”në Riva del Garda së bashku edhe me aktivistë e drejtues nga shoqatat  kulturore; “Drita”Alba”e “Dona Altrove” , “Vatrën Shqiptare”në Ala (T, N) “Shqiponja në Val Camonica –Sebino, ”Raggi e Ali”Chieti,  “Sofra Shqiptare”nga Lecco e “Le Aquile” nga Mantova janë tregues të vlerave bashkëpunuese në realizim për çfarëdo lloj kategorie veprimtarish,                                                                                   -Me shumë respekt dua të falenderoj mësuesen dhe violinisten e talentuar zj, Daniela Fusha e super emërtuar nga media si “Pantera e Zezë” fituese e çmimit “Romanini“pjesëmarëse në ansamblin muzikor “Paganini”, kuartetet “Ritmodia”, ”New Soul”, ”Gipsy Quartet” dhe orkestrën e Akademisë “Musical-Mente” pa harruar edhe si fituese e konkursit “ Mis Mamma Italiana” në 2013. Daniela si një violiniste e talentuar luan dhe jep leksione të violinës në të gjitha tonalitetet.Me harkun dhe virtozitetin e saj,  ajo  na dhuroi çaste të mrekullueshme muzikore të cilat u përcollën nga të pranishmit me duartrokitje e admirim. Faleminderit Daniela !

Presidenti i lidhjes së shkr, dhe art, shqiptarë në Itali z.Skënder Lazaj , mbas përshëndetjes së tij, ja u la mikrofonin të  lirë kujdo që dëshëonte të përshëndeste,  recitonte apo të tregonte barcoleta e grimca të shkurtëra nga jeta e përditëshme  Ndër ta mund të përmend krijuesit tanë;Trëndafile Molla, Tonin Nikolli.Robert Shkurti, Valbona Jakova e Valbona Xibri.Lumturi Plaku, N.Shabaku.Irma kurti e S.Lazaj,  i cili me këtë rast i bëri një ekspoze të shkurtër jetës dhe veprimtarisë së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Prenk Jakova me rastin e 100 vjetorit të lindjes Edhe me përkimin e 139 vjetorit të lidhjes së Prizrenit, z.Lazaj, kujtoi përpjekjet dhe karakterin kombëtar të kësaj lidhje në mbrojtje të interesave e trojeve Shqiptare.

Një përshëndetje të rastit për veprimtarinë dhe koherencën , bëri edhe ish pres, i shoq.”Sofra Shqiptare” z.Ndue Pal Qokaj.                                                                             -Në drekë na nderonin me pjesëmarrjen e tyre z.Shukri Ymeri nga Gjermania, me miq të tjerë i cili përshëndeti në emër të organizatës mbarë kombëtare Shqiptare“Lobi Euro-Atllantik Shqiptar” në cilësinë e kryetarit të saj.

Zoti.Shukri Ymeri , shkurtimisht paraqiti vizionin e kësaj organizate si mjaft të rëndësishme për fatet dhe ecurinë e kombit tonë, qoftë nga pikëpamja e bashkimit të trojeve tona,  e pandashmërisht me perspektivat e zhvillimi të kombit tonë Shqiptar.                                                                                                                                    Ndër të tjera z, Ymeri falenderoi për ftesën që ju bë , perspektivat dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet mjaft organizatave e shoqatave të ndryshme, shoqërore e kulturore jo vetëm në Itali,  por edhe përtej Atllantikut.                                                                                                                                    Ndërsa në emër të shoqatës “Lupieri”në Brescia, presidenti i saj z.Pier Luigi Cataneo, falenderoi për ftesën dhe uroi suksese në realizimin e veprimtarive të tjera -  -Një përshëndetje e veçantë zj.Gentiana Abazaj  ja dedikoi mësueses së shkollës shqipe në Rovereto , Cristina Xhakolli aktivistes, dhe bashkëpuntores më të devotëshme në grupin e valleve “Shtojzovallet e Djemtë” si edhe me mjaft shoqata e cila nuk mundi të merrte pjesë, mbasi po kurohet në spital.Shërim të shpejtë Cristina.                                                                                                                                          Pas kësaj përshëndetje të shoqëruar me  duartrokitje e urime dashamirëse për Cristinën, zj, Genta me zërin e saj mbushi hapësirat e strukturës ku ishim mbledhur duke kënduar këngën aq të mirë njohur “Mora mandolinën”.

Hareja me vallet tona masive ku spikasnin, vajzat e grupit “Shtojzovallet dhe djemtë” -valltarja Drita Qokaj dhe e mrekullueshmja Stela Qokaj , valltarja me e vogël e grupit të valleve “Shqiponjat” në Lecco, si edhe “zinxhirë”njerzish që hidheshin nën ritmin e muzikës tracionale popullore shqiptare.                                                                                                 Mbresat e kësaj ditë të bukur festive të fiksuara në kornizat e vogla të telefonave do të jenë prelud i organizimeve të tjera të bukura e cilësore për të ardhëmen.                                   Në mbyllje të këtij përshkrimi , do të shtoj një pjesë të përshëndetjes së presidentes së shoqatës”Le Aquile”, Anila Kaja si mjaft e suksesëshme në provincën Mantova për evente kulturore.

Ajo duke falenderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e cilësoi këtë drekë si një të djel në mes miqsh, artistë, shkrimtarë e poetë , pra të të gjitha zhanreve të cilët në krijimet e tyre përshkruajnë të vërtetat e një eksperience migratore të mundishme, që shpesh herë na kujtojnë lotët e derdhur fshehurazit të mallit që na djeg në zemër..

11/06/2017 -Brescia /Italy.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora