Shtesë » Lajme
Oroshi: Mirditori kandidon për mandat në Bundestag
E shtune, 29.10.2016, 10:48 AM

 Kolë
Gjoka mirditori nga Shqipëria që po kandidon për një mandat në Bundestagun
Gjerman
Kolë
Gjoka mirditori nga Shqipëria që po kandidon për një mandat në Bundestagun
Gjerman
Nga Nue Oroshi
Mërgata shqiptare historikisht ka luajtur një rol mjaftë pozitiv në prezentimin e vlerave kombëtare shqiptare kudo nëpër botë. Falë intelektualëve shqiptarë imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi ka ndryshuar. Intelektualët shqiptarë në mërgim një pjesë e tyre në mënyrë mjaftë konstruktive po dijnë të shfrytzojnë demokracinë dhe të drejtat qytetare që i jepë shteti dhe vendi ku ata jetojnë. Kohëve të fundit përveç aktviteteteve të ndryshme shqiptarët e mërguar kanë filluar t‘i prekin dhe shijojnë edhe majat e politikës së atyre vendeve e shteteve ku jetojnë dhe veprojnë.
Njëri ndër ata intelektualë është edhe mirditori Kolë Gjoka. Kola ka njëzët vjet që jeton me familje në Pinenberg të Gjermanisë që i takon Republikës së Schleswig Holsteinit në veri të Gjermanisë. Në këtë Republikë shqiptarët nga të gjitha viset etnike shqiptare iu kanë bashkuar në mënyrë masovike CDU-së. Komuniteti shqiptar në Gjermani siç janë edhe shumë komunitete tjera më të mëdha dhe që janë përcaktuar për parti të ndryshme politike, komuniteti shqiptarë është përcaktuar masovikisht për CDU-në, ku vetëm në Republikën e Schleswig Holsteinit shqiptarët kanë: një deputet ne Asamblenë e Kielit, një kandidate zyrtare të CDU-së për në Parlamentin e Republikës së Schleswig Holsteinit ,një ish kandidate për asamblen e qytetit të Lubekut si dhe një kandidat në garë për Bundestagun Gjerman nga zona e Elmshornit dhe Pinenbergut. Kolë Gjoka para fushatës elektroale që zhvillohet mbrenda antarsisë së CDU-së ku janë edhe dy kandidatë tjerë ai në mënyrë mjaftë mjeshterore ia ka arritur që të prezënton kandidaturën e tij si dhe përgjithësisht ka nxjerr në pah vlerat e shqiptarëve.
Kjo fushatë mbrenda CDU-së është përcjellur edhe nga mjetet e informimit të Gjermanisë ku deri më tani janë botuar rreth dhjetë artikuj nëpër gazetat dhe portalet gjermane rreth kandidaturës së intelektualit Kolë Gjoka. Pavarsisht rezultatit përfundimtarë ai është fitues moral i kësaj gare. Për faktin që arriti në mënyrë të denjë të jetë i barabartë me kandidatet e tjerë të prezentoj platformën e tij politike, për integrimin e emigracionit në përgjithësi, si dhe t‘i jep kahje veprimeve të metutjeshme politike të kontakteve në mes të politikës së Gjermanisë dhe politikës Shqiptare.
Ai përveç veprimtarisë që kryen mbrenda CDU-së nuk e ka harruar asnjëherë vendlindjen e tij. Përgjithësisht ka kryer disa projekte të ndryshme në Shqipëri si dhe ka poashtu edhe disa projekte të tjera që ndërkohë do të përfundojnë me plotë sukses. Kola është i pari shqiptarë që kandidon për një mandat për në Bundestag. Ai gjithashtu është përfaqësues i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës për Republikatë e Hamburgut dhe Schleswig Holstein.
Ne fund Kola tregon se kandidimi i tij për në Bundestagun Gjerman i ka disa synime ku edhe fillon numërimin e këtyre synimeve : së pari është përmirësimi sadopak i imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve këtu,për t’iu treguar segmenteve të caktuara këtu se nga emigracioni nuk kanë ardhur vetëm “analfabetë” ,një kurajo për të gjithë të huajt e ardhur në Gjermani, se me këmbëngulje, disiplinë dhe zbatimin e rregullave arrihet gjithçka të tregoj se Gjermania është vendi i të gjitha mundësive.
Natyrisht kuptohet edhe për afirmimin tim në nivelet e larta të politikës Gjermane si dhe një përvojë politike personale. Në fund i urojmë intelektualit Kolë Gjoka fitimin e betejës politike në këtë garë mjaftë të rendesishme për arritjen në Bundestagun Gjerman për faktin se zona e Pinebergut shquhet si zonë e sigurt për një fitore të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-të që do të mbahën në Gjermani. Kandidimi i Kolë Gjokaj jep një mesazh të qartë se edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë e punojnë në Gjermani duhet të iu afrohën politikës Gjermane, të hynë mbrenda strukturave politike dhe paralelisht të afirmojnë edhe kulturën dhe traditën tonë shqiptare.
Z.Kolë Gjoka i urojmë sukses dhe fitore në këtë garë me fjalën e urtë popullore : se duhet ngrehur këmbën zhag që në të ardhmën për këtë garë të kemi edhe më shumë shqiptarë e shqiptare e pse jo që në të ardhmën e afërme një apo disa shqiptarë apo shqiptare të jenë pjesë e Bundestagut Gjerman në Berlin aty ku bëhet politika e Evropës defakto për faktin se Brukseli vetëm dejure është kryeqytet i Evropës.



 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










