Editorial
Faton Mehmeti: Lutemi për Belgjikën
E hene, 28.03.2016, 03:38 PM
Lutemi
për Belgjikën... !
Shkruan: Faton MEHMETI
Kjo e martë kobshme nga sulmet terroriste në Belgjikë mori jetën e së paku 34 vetave dhe mbi 170 janë plagosur. Sipas burimeve mbi 20 njerëz janë vrarë nga shpërthimi në një stacion të metrosë së qytetit, ndërsa 14 të tjerë nga shpërthimet në aeroport. Sulmet vijnë katër ditë pasi Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet terroriste në Paris, është kapur në Bruksel. Dhe s'do mend se sulmi është kryer nga terroristët e ISIS.
Këto sulme si ato në Paris dhe këto ne Bruksel, kanë për qëllim frikësimin e qyetarëve dhe ndjelljes së frikës, por për sa kohë një reformë teologjike nuk do ta këtë fshirë nga Kurani thirrjen për xhihad terroristet islamik do i justifikojnë veprimet e tyre terroriste nën doktrinën fetare.
S'do ndalem shumë tek teologjia, por tek shqetësimi se ngjarje të tilla mund të ndodhin edhe ne Kosovë, pa dashur të alarmoj dicka realisht , situata edhe është alarmante.
Rritja e numrit të të rinjëve që lëshojnë mjekrrën për t”u dukur si pasues i Profetit, këta trushpërlarës mund të jenë rrezik përmanent dhe mjaft shqetësues për sigurin e vendit.Askush nuk bëhet terroriste qysh në hapat e parë të konvertimit në xhihadist, por shteti duhet t’i mbajë nën kontroll dhe të vëzhgojë elementet ekstremiste në vend. Gjendja e rëndë ekonomike ka bërë që të rinjtë të jenë të ndjeshëm ndaj propagandës radikale islamike. Shkalla e papunësisë në Kosovë vlerësohet të jetë mbi 40 për qind, dhe shumë njerëz jetojnë në varfëri, pa perspektivën e përmirësimit të gjendjes së tyre.Që nga lufta e Kosovës, vendet arabe kanë krijuar dhe financuar shumë OJQ në Kosovë. Sipas raporteve të fundit të mediave, organizatat kanë marrë më shumë se 25 milionë euro të ndihmës financiare nga Libia, Libani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite. Agjencitë e sigurisë besojnë se këto organizata mund të financojnë grupet radikale ekstremiste. Për më tepër, në Kosovë ka pasur, deri pak kohë më parë, katër të ashtuquajturat shtëpitë e adhurimit, shtëpi private me qira, që kanë shërbyen si vende të lutjes.
Kosova duhet të jetë vigjilente karshi rrezikut të xhihadistëve, dhe mos të etiketohet si qerdhe e terroristëve.
Lutemi për të gjithë viktimat e sulmeve në Bruksel, duke shpresuar se do jenë martirët e fundit ndaj kësaj te keqe që ka kapluar botën.