Kerko: a
Poezi nga Tahir Bezhani
E merkure, 01.07.2015, 06:41 PM
Tahir
Bezhani:
VARG I LODHUR
Sa është lodhur vargu
Rrugëve të shpirtit tim
Shushurinë shkumbëzueshëm
Si deti kur ka valë
Mendimet gjëmojnë
Përplasen cepave shkëmborë
E unë rri përgjueshëm
Si kullë guri
Mbështjellë me heshtjën e natës
Piktorit do ia epja për ngjyra
Të gjitha vargjet ,
Dënesjet e shpirtit,
Që të pikturoi dhimbjën
Plagë të mara netëve të zeza,
Ngjyra e ashtit flakë zjarri
Kur palëca prekët…
Do ia epja piktorit
Të gjitha vargjet
Helmin e shpirtit hidhërak
Për ekspozitë të dhimbjës njerëzore
Edhe ujvarën lotuese
Që rri zvarë
Shkëmbinjëve të bjeshkëve
Në pritje të rrezeve të diellit.
Gjakove, 25.03.2015
RRUGËTIM PA FUND
Udhëtoj rrugës në heshtje
Përtypi mendimet e zeza
SI i humbur stacioneve të trenave
Udhëkryqeve të jetës
Mes fishkëllimave tmeruese
Dridhjet e shpirtit valëviten
Lotët qepallave rrëshqasin
Nata ikë e mbytur në shpresa
Ëndrrojë bukën e nesërme….
Në valixhën time
Ruaj kujtime të hidhura
Fytyra fëmijësh më bëhën rrugëve
Të zbehur nga lodhja,mjerimi
Udhëkryqeve pa fund
Shpirtgërvishur maleve
Valëve të lumenjëve mbytur
Në ikje
Rrugë të shtruara me erë vdekje
Kudo rrëmujë kohe
Gërryen ndërgjegjien njerëzore…
Gjakove, 26.6.2015