E diele, 27.07.2025, 01:47 AM (GMT+1)

Editorial

Mustafë Rugova: Mulla Osman Musliu dhe "Kulaçi i Arabisë"

E diele, 28.06.2015, 10:37 PM


Për ata që fyejnë e flasin fjalë të rënda, për injorantët, ata që kane probleme me vetvetën

Edhe ca mendime për Mulla Osman Musliun dhe zhgënjimin e tij për shkak të mungesës së hises tek "Kulaçi i Arabisë"

Nga Mustafë RUGOVA

...edhe pak për mulla Osman Musliun, se druaj qe nuk i kam dalë borxhit, siç ai e meriton.. Për të qenë korrekt me lexuesit e me të gjithë ata që e kan lexuar kartolinën time drejtuar te lartëpërmendurit, une sot dua të shtoj edhe diçka, ndryshe mund të dal dikush dhe të më thotë: 'Mos fol pa pasur fakte e dëshmi!...' Fillimisht, më duhet ta pranoj që deri dikund kisha një respekt për te, jo pse është hoxhë, po pse nën petkun e një personi të devotshëm religjioz e 'mbronte' çështjen kombëtare. E gjithë kjo paska qenë farsë, dhe une çuditem dhe befasohem shumë, se si paska mund të kamuflohet kaq shumë dhe kaq gjatë ky kopuk hoxhe, e më së shumëti pse une dhe të tjerët i kemi besuar kaq verberisht...?!

Dje sërish e dëgjova emisionin 'KOMITETI',- prodhim i Gazetes Express. E ndëgjova me vëmendje e me kujdes, pasi që, sikur pata një dridhje shpirtnore se mos rastësisht e kam vlerësue keq duke u nxituar. Por, jo, jo, përkundrazi ai meritojka kamxhikosje edhe më të madhe, dhe mua përderisa e rivlerësoja e e gjykoja më thellë, as karriga nuk më mbante prej shqetësimit që më kishin krijuar mendimet e tija të panjerëzishme-antishqiptare dhe befasohesha tejmase se si ata gazetarë, ne vecanti z.Arbana Xharra, e kishin organizuar e ftuar per nje intervistim të tillë një hiçnjeri, aq të të poshtër e të ulët ndaj historisë së kombit?! Ai luante dhe e përbuzte profesionalizmin e munguar të atyre gazetarëve, madje, mund të them se deri në një masë edhe i destabiloi profesionalisht me gjepurat dhe fjalet e tij të kota. Ata,në fakt, donin ta demaskonin, por ja qe nuk ia arritën qëllimit pasi shihej qartë se u mungonte përgatitja e duhur dhe shkathtësia profesionale, pergaditja e nevojshme për një përballje serioze me të. Më ka çudite posaçërisht Arbana Xhara, një ndër gazetaret më të mira të shtypit të shkruar, e cila edhe pse mundohej ta vente ne pozitë të palakmueshme, nuk ia doli, meqenëse kisha përshtypjen që njohjen me të, e kishte shndërruar në ndjenjë miqësie pa u distancuar ndaj një bashkëbiseduesi të tillë, ashtu siç distancohen profesionalisht të gjithë gazetarët e njëmendt në botë. Kisha përshtypjen se po të ishte Berat Buzhala, krejt tjetër kahje do t'kish marre programi, sepse ai tashme ia ka marre "dorën" zanatit, e respekton profesionin dhe përgatitet për bashkëbisedimin ne mënyrën e duhur... Tash po i rikthehem edhe pak "figurës" së mulla Osmanit. Ky njeri, gjatë gjithë emisionit, nuk e foli qoftë një fjalë të vetme për kombin. Gjithë kohën fliste për fenë, për islamin, për Turqinë, për Erdoganin, për osmanlinjtë, pa e thënë asnjë fjalë të vetme, ama bash asnjë, për Atdheun e tij që ia ka bërë të mundur të ngjitet aty ku është . Ishte aq perfid dhe dinak aq sa mbrëmë mu duk ma i keq dhe më i djallëzuar se Shefqet Krasniqi. Atë natë jam betuar që po qe se më jipet ndonjëhere rasti "historik", do të përballem me te. Në televizonet tona as qe behet fjale , pasi ato jane të gjitha televizione politike, por në ndonjë radio të Kosovës besoj që po. Dhe, nëse më përmbushet plani dhe dëshira ime që te përballem me të, Ju betohem në çka të doni, kam me ba "paqavër", qe mos me i ra ndërmend kurrë më të flas keq dhe të perjarget për figurat tona kombëtare nëper studiot televizive.

Ai mbrëmë kur po mundohej të shpjegonte mosmarrëveshjet që ka pasur dhe ka me Naim Tërnaven, i hoqi masken vetvetës, sepse une, por jo vetëm une, kemi menduar që të gjitha ato konflikte që kishte me imamët e tjerë të Kosovës, ishin bëre për të mirën e kombit. Jo, përkundrazi, krejt kjo maskaradë, qenka bëre pse Naim Tërnava nuk ia ka bërë të mundshme ta ketë hisen në tortën e imamëve të Kosovës. Pra, e gjithë historia sillet e mbështillet jo rreth ndonjë padrejtësie eventuale , por thjesht dhe kryekëput rreth ndarjes së "Kulaçit të Arabisë".

Në fund fare, ky imam i leshit, ky "gjagajdur", edhe pse po mundohet ta bej të fortin, po Ju them me bindje se ky "hamam hyre" është burri me i lig dhe njeri më perfid nga gjithe ajo grixhë e imamëve të Kosovës!



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx