Për ata që fyejnë e flasin fjalë
të rënda, për injorantët, ata që kane probleme me vetvetën
Edhe ca mendime për Mulla Osman
Musliun dhe zhgënjimin e tij për shkak të mungesës së hises tek "Kulaçi i
Arabisë"
Nga Mustafë RUGOVA
...edhe
pak për mulla Osman Musliun, se druaj qe nuk i kam dalë borxhit, siç ai e
meriton.. Për të qenë korrekt me lexuesit e me të gjithë ata që e kan lexuar kartolinën time drejtuar
te lartëpërmendurit, une sot dua të shtoj edhe diçka, ndryshe mund të dal
dikush dhe të më thotë: 'Mos fol pa pasur fakte e dëshmi!...' Fillimisht, më
duhet ta pranoj që deri dikund kisha një respekt për te, jo pse është hoxhë, po
pse nën petkun e një personi të devotshëm religjioz e 'mbronte' çështjen
kombëtare. E gjithë kjo paska qenë farsë, dhe une çuditem dhe befasohem shumë,
se si paska mund të kamuflohet kaq shumë dhe kaq gjatë ky kopuk hoxhe, e më së
shumëti pse une dhe të tjerët i kemi besuar kaq verberisht...?!
Dje
sërish e dëgjova emisionin 'KOMITETI',- prodhim i Gazetes Express. E ndëgjova me
vëmendje e me kujdes, pasi që, sikur pata një dridhje shpirtnore se mos
rastësisht e kam vlerësue keq duke u nxituar. Por, jo, jo, përkundrazi ai
meritojka kamxhikosje edhe më të madhe, dhe mua përderisa e rivlerësoja e e
gjykoja më thellë, as karriga nuk më mbante prej shqetësimit që më kishin
krijuar mendimet e tija të panjerëzishme-antishqiptare dhe befasohesha tejmase
se si ata gazetarë, ne vecanti z.Arbana Xharra, e kishin organizuar e ftuar per
nje intervistim të tillë një hiçnjeri, aq të të poshtër e të ulët ndaj
historisë së kombit?! Ai luante dhe e përbuzte profesionalizmin e munguar të
atyre gazetarëve, madje, mund të them se deri në një masë edhe i destabiloi
profesionalisht me gjepurat dhe fjalet e tij të kota. Ata,në fakt, donin ta
demaskonin, por ja qe nuk ia arritën qëllimit pasi shihej qartë se u mungonte
përgatitja e duhur dhe shkathtësia profesionale, pergaditja e nevojshme për një
përballje serioze me të. Më ka çudite posaçërisht Arbana Xhara, një ndër
gazetaret më të mira të shtypit të shkruar, e cila edhe pse mundohej ta vente
ne pozitë të palakmueshme, nuk ia doli, meqenëse kisha përshtypjen që njohjen
me të, e kishte shndërruar në ndjenjë miqësie pa u distancuar ndaj një
bashkëbiseduesi të tillë, ashtu siç distancohen profesionalisht të gjithë
gazetarët e njëmendt në botë. Kisha përshtypjen se po të ishte Berat Buzhala,
krejt tjetër kahje do t'kish marre programi, sepse ai tashme ia ka marre
"dorën" zanatit, e respekton profesionin dhe përgatitet për
bashkëbisedimin ne mënyrën e duhur... Tash po i rikthehem edhe pak
"figurës" së mulla Osmanit. Ky njeri, gjatë gjithë emisionit, nuk e
foli qoftë një fjalë të vetme për kombin. Gjithë kohën fliste për fenë, për
islamin, për Turqinë, për Erdoganin, për osmanlinjtë, pa e thënë asnjë fjalë të
vetme, ama bash asnjë, për Atdheun e tij që ia ka bërë të mundur të ngjitet aty
ku është . Ishte aq perfid dhe dinak aq sa mbrëmë mu duk ma i keq dhe më i
djallëzuar se Shefqet Krasniqi. Atë natë jam betuar që po qe se më jipet
ndonjëhere rasti "historik", do të përballem me te. Në televizonet
tona as qe behet fjale , pasi ato jane të gjitha televizione politike, por në
ndonjë radio të Kosovës besoj që po. Dhe, nëse më përmbushet plani dhe dëshira
ime që te përballem me të, Ju betohem në çka të doni, kam me ba
"paqavër", qe mos me i ra ndërmend kurrë më të flas keq dhe të
perjarget për figurat tona kombëtare nëper studiot televizive.
Ai mbrëmë
kur po mundohej të shpjegonte mosmarrëveshjet që ka pasur dhe ka me Naim
Tërnaven, i hoqi masken vetvetës, sepse une, por jo vetëm une, kemi menduar që
të gjitha ato konflikte që kishte me imamët e tjerë të Kosovës, ishin bëre për
të mirën e kombit. Jo, përkundrazi, krejt kjo maskaradë, qenka bëre pse Naim
Tërnava nuk ia ka bërë të mundshme ta ketë hisen në tortën e imamëve të
Kosovës. Pra, e gjithë historia sillet e mbështillet jo rreth ndonjë
padrejtësie eventuale , por thjesht dhe kryekëput rreth ndarjes së
"Kulaçit të Arabisë".
Në fund
fare, ky imam i leshit, ky "gjagajdur", edhe pse po mundohet ta bej
të fortin, po Ju them me bindje se ky "hamam hyre" është burri me i
lig dhe njeri më perfid nga gjithe ajo grixhë e imamëve të Kosovës!