Kulturë
“Il Rinascimento” ose “Rilindja” Europiane (1)
E enjte, 17.07.2008, 04:57 PM
“Il Rinascimento” apo “Rilindja” Europiane asht nji periudhe artistike e kulturore e historise se Europes, e cila u zhvillue nga fundi i Mesjetes dhe fillimit te Kohes Moderne. Ne ate periudhe lindi nji ideal i ri per jeten, i cili solli lulzimin perseri te studimeve humaniste dhe te Arteve te Bukura.
Ringjallja kulturore dhe shkencore filloi ne dhjetvjeçart e fundit te shekullit te XIV dhe ato te fillimit te shekullit te XV ne Itali, ku nji nder qendrat kryesore ishte Firence nga ku u perhap ne te gjithe Italine mbi te gjitha ne Venedik dhe ne Rome. Ne shekujt vijues “Il Rinascimento” apo “Rilindja” u perhap ne te gjithe Europen Veriore.
Rilindja ne shkencat, teologjine, leteraturen dhe ne artet filloi me rizbulimin e klasikve latin (te cilet ishin ruejt ne monastiret dhe ne bibliotekat e studjuesve) si dhe te klasikve greke (te perhapun ne Perandorine Bizantine). Nji rihapje e tille e kesaje kulture antike i dha nji shtytje nji serie studimesh te reja dhe zbulimesh, te cilat u materializuen ne dy shekujt pasues.
Perveç Venedikut dhe Romes qendra te tjera te Rilindjes ishin edhe Ferrara, Urbino, Siena, Piza, Viçenca, Verona, Mantova, Milano e Napoli.
Marre nga http://it.wikipedia.org/wiki/Rinascimento