Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Një libër i ri mbi Kosovën
E premte, 06.03.2015, 09:38 PM
NJË LIBËR I RI
Nga Frank Shkreli
Qëndra
Ndërkombëtare Woodrow Wilson në
Profesori Skendaj - përveç këtij libri që është botuar nga (Cornell University Press and Woodrow Wilson Center Press, 2014) ka kontribuar disa kapituj në libra të ndryshëm të botuar - ka botuar artikuj në revista siç janë Global Governance dhe Problems of Post-communism. Dr. Skendaj, si pjesë e punës së tij akademike, ai është duke bërë gjithashtu edhe hulumtime shkencore mbi korrupsionin dhe mbi reformat anti-korrupsion në vendet e Ballkanit Perëndimor, projekt ky që thuhet se po financohet nga Këshilli Norvegjez i Hulumtimeve. Dr. Skendaj ka marrë doktoraturën nga Universiteti i njohur amerikan Cornell dhe ka punuar me një numër organizatash ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit nga Qëndra Woodrow Wilson, Dr. Elton Skendaj do të paraqesë për të interesuarit, librin e tij të ri mbi Kosovën bazuar në gjurmimet që ai ka bërë në atë vend gjatë një periudhe prej 10-muajsh. Për të arritur në përfundimin se cilat, sipas tij, janë ndërhyrjet nga aktorët ndërkombëtarë që çojnë në sukses ose në dështimin e krijimit të institucioneve të një shteti të ri siç është Kosova, Profesori Skendaj ka përdorur të dhënat zyrtare, analizat dhe informacionin shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe intervista individuale dhe forume grupesh të ndryshme anë e mbanë vendit. Sipas njoftimit, në librin e tijtë sa po botuar, Profesori Skendaj ka arritur në disa rezultate të papritura, të cilat ai do t'I paraqesë për diskutim javën që vjen në Washington, gjatë promovimit të librit të tij, "Krijimi i Kosovës: Mbikqyrja Ndërkombëtare dhe Themelimi i Institucioneve Etike", një libër ky i cili thuhet se ve në dukje dhe diskuton përpjekjet e shtetit të ri të Kosovës për krijimin e një force policore, organizimit të qeverisë qëndrore, të gjykatave dhe të shërbimit doganor.
Sipas
njoftimit, në studimin e tij, Dr. Skendaj pohon se administrata qendrore dhe
gjykatat, të cilat janë themeluar nën autoritetin vendas, kanë rënë pre e
korrupsionit, duke sfiduar në këtë mënyrë premisën se në përgjithësi në raste
të tilla, vendorët janë më të aftë të drejtojnë punët dhe të qeverisin më mirë
se organet ndërkombtare, dhe të sigurinte një qeverisje më efektive nga
burokracitë e ndryshme shtetëtore dhe qeveritare të Kosovës. Ndërsa ndërkombëtarët fajësohen, sipas
njoftimit mbi promovimin e librit të profesor Skendaj, "Krijimi i
Kosovës: Mbikqyrja Ndërkombëtare dhe
Themelimi i Institucioneve Etike",
se me disa vendime që kanë marrë gjatë viteve, aktorët e ndryshëm ndërkombëtarë
gjatë këtij procesi, kanë minuar mundësinë e publikut të Kosovës për të mbajtur
përgjegjës për punën e tyre, zyrtarët e zgjedhur të institucioneve ndryshme të
shtetit të Kosovës.
Libri "Krijimi i Kosovës: Mbikqyrja Ndërkombëtare dhe Themelimi i Institucioneve Etike” i Dr. Elton Skendaj është vlerësuar nga akademikë amerikanë si profesori Alex Gridoriescu i Universitetit Lojola në Çikago, i cili e ka cilësuar atë, “si një libër që ofron një mirëkuptim të masave që duhen marrë për shtetbërjen dhe ofron gjithashtu mësime praktike por të rëndësishme për aktorët ndërkombëtarë që janë të angazhuar në përpjekje të tilla.” Ndërkohë që profesori Aidan Hehir i Universitetit Westminster ka vlerësuar veprën e Dr. Skendajt si një, “Libër të shkruar dhe të hulumtuar shumë mirë, e në të cilin i ofrohen lexuesit hipoteza bindëse mbi nevojën se si - gjatë procesit të shtetbërjes - duhet të mënjanohen disa aspekte të punës së burokracisë duke i izoluar ato nga veprimtaritë politike të ditës”.