Kulturë
Gëzim Llojdia: Ringjallet raca e poetëve
E premte, 09.01.2015, 09:07 PM
RACA E POETËVE
Nga Gëzim Llojdia
1.
Hoteli ku bujtën poetet, një ngrehinë përkarshi detit në Ujë të Ftohtë .Deti-pasqyra ku tejqyrët fytyra:mërmërima dimërore. Valët këtë natë hepohen. Lëkundje sizmike.
Llaftari dimërore. Copëra, rrëzimi. Dhimbje, lotësh. Harrimi. Poetët të menduar nëpër karrige. Bustet-Trëndafila të drurëve të harruar.
Jemi në ditën e fundit të takimit poetik. Poetët. Të bëhen një shpirt, një trup e të jenë të pajtuar ?Kurrsesi. Dje u grindën me Nasen. Kanë mugulluar kohët. Nëpër akullime. Sythe-buavitur. Trajta habitore thellësisht të habitur. Eh Nase mik im!Nasja vë duart në zjarr.
-Aliu, thotë është liriku më i zëshëm.
-Jo them unë. Lasgushi është.
Poetët ndizen dhe mërmërisin vargimin e lirikut Ali.
...................
Një vështrim i arratisur/Nga qepallat e qendisur/Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt’ e zez të tu/Vjen me thotë ashtu-kështu!Më thot’ jo edhe më ndez
Më thot’ po edhe më vdes/Nata zgjatet edhe zgjatet/Ah kjo nat’ me or’ nuk matet!E un’ mbetem duke lutur/Lutem yjeve të këputur.
...................
do të
thot' një fjal' në veshë:/do të them në veshë një fjalë.../nuk është fjal' por
është valë, /që nga shpirti
Myrteza
M. :Kur Aliu në udhë , gratë dhe vashat
thërrisnin prapa qelqeve të penxhereve:Hej shikoni po
...................
Ti përherë në shtëpi/dhe përhera puth e pi/Pi e puth/si një zog i zën' në kurth/përpëlite nëpër odë, /mbush një godë e zbraz një godë/dhe me fletë për poezi/Përgëzohem or'e ças, /nga një bot' në tjetrën shkas/rreth për ty me zotin flas!/Syri puthet, gota pihet, /numri tyre s'mund të dihet, /kurse zemrat dashurohen, /gotat puthjet s'numërohen!/Un' kam vjershën edhe pijen/po je ti që u jep shijen/pija ime, shija jote un'i gjithë hija jote!
...................
Unë :Një
bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë të
mesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë. Ali Asllani
qëndron 10 km larg vendlindjes së tij, fshatit Vajzë ku lindi i ati. Gjithmonë
përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që
të punonte një lustraxhi, kurse brenda në korridor, të vendosej një gardërobë
me disa xhaketa e bluza. Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e
Bashkisë, duhet ti fshinte këpucët dhe ti lyente me bojë, aq sa ato mbanin.
N.q.s qytetari nuk
Kaq për
poetin, lirik dhe pushtetarin e diplomatin Ali. Fryrje sythymesh. Shpërthim
sizmik lulërish. Ngazëllim masiv. Ethe. Ehe plot zhaurimë.
I.Mborja:Kur pyesnin Lasgushin çfarë je :përgjigjej- jam poet.
Mirëpo cila është poezia Lasgushit:
Mi zall
të pyllit vjeshtarak /Dremit liqeri pa kufi,
/Ay ndaj fundesh u përflak /Posi me zjarr e me flori /posi me flake u
ndes e kroj, /E vetëtiti plot magji, /E
ylli i ditës perëndoj /Në qetësi dhe dashuri /Tashi po shuhet nën mal/Qytet'i
ngrysur ne zi. /
Unë them se këto: Elipse rrathësh, agojnë shenja fjalësh. Pjesët e ngrira, do të shkrihen. Prej mahisë. Ari qelqor, ndrinë nëpër lëfyte. E bukurisë. Lasgushi Hyjnor.
2.
Hoteli ku bujtën poetët në stinë dimri. Dimri ka , zgjatimet e tij. Krahët, trupi , këmbët . Pushteti i ftohtësisë , që shtrihen në hapësirën gjithkund. Zbritur prej hapësirës, si rrathët, që shtohen në sipërfaqe uji. Frymëmarrja e ngadaltë e shtruar, e qetuar.
Dimri. Në mos është, ka pjesë nga lugati. Ky zemërkeq me piskama uluritëse si lukuni ujqish të xhindosur, që hënën në mos vërtetë, copë-copë do ta bënin. E kërrusur nata. Shira tërbimi. Stërbimi. Dëborë, akullim, cingërimë. Dimri maskarallëk, por si sinonim i afrohet fjala fukarallëk. Ftohtë tej hapësira. Ne jemi shtruar rreth tryezës për vaktin e darkës. Pyesim krijuesit Sabiti, Ganiu, Haziri sa orë u duhet për tu kthyer në Mitrovicë?Rreth 6 orë shtonë Sabiti.Nga udha e kombit.Poetet e tjerë mblidhen rreth tryezës. Samiu është avokat- poet , Xhelal Tosku vetëm poet. Beatrice Ballici mësuese –poete, Iliri nga Elbasani piktor, një ese e tij lexohet këndshëm, bënë llaf për tradita dhe folklorin lab. Bardhyli fabulist .Virgjili ka shkruar edhe vargje poetike.”Kryqtari i fundit” ia ka dedikuar Skënderbeut, është shitur në Kanada, SHBA, Evropë. Në vitet viteve ’80, pra shekulli i kaluar lajmet tek i vetmi stacion që emetonte lajme i ndiqnin përmes zërit të këtij artisti të mrekullueshëm.
Nëse do të pyesje Xhelalin:Çfarë je. Përgjigja është e lexueshme.
-Jam poet. Aty nga mesi i viteve ’80, një brez i ri poetësh u shfaqën nëpër faqet e periodikëve letrarë. Mes tyre tek ‘Gazeta” Zëri i rinisë” kujtoj edhe emrin e një poeti .Ai vinte nga qyteti i vogël kur këmbeheshin trenat për në destinacionet e jugut dhe në juglindje të vendit. Xhelal Tosku është poet i formuar. Ai do të jetojë vetëm me poezinë. I përkushtuar asaj magjie qiellore. Nga ajo strehë shkon e vjen përherë shpirti i tij. Si gurët e rrallë të smeraldit, që shkëlqejnë në errësirë, dritëza e poetit ndriçoi vende, që nën mjegull bënin jetën me shpirtin në errësirë.”Minierat e shpirti , prodhojnë diamante të rrallë”.
Në perëndim, i quajnë të marrosur sigurisht pas fletëve, të hutuar gjithë kohës dhe të tjetër soji njerëzor .Një studiues kosovar thotë se ky: Parisi i madh ka fare pak dyqane libri, tregues poezia po zhduket vetëm në Shqipëri e Kosovë po lulëzon vrullshëm. Aq i fuqishëm është potenciali i tyre shpirtëror dhe pjellja e tyre shpirtërore, pra poezia e atij soji saqë shpesh quhet si produkt i frymës hyjnore. Në oborrin e krijuesve poezia është lulja erëmirë, lulja erëmirë nxori polenin e artë, por era i nxori shenjtoret nga kahu i lindjes në perëndim, herë me era jugore të bardha, herë me shtegtarë të hutuar, që në thelb përbënin shenjtorët e ndërlikuar, që si fundmi u thërrasin shkurt poetë.
Poezi nga Xhelal Tosku- Gjeneza në Pijetore/në fillim ishte fjala/tha ai/pas fjalës një kokërr mollë/thashë unë/pas mollës Adami dhe Eva/tha ai/pas Adamit dhe Evës kjo botë shkërdhat/thashë unë/dhe botën e kthyem që të dy me fund.
3.
Ditët poetike janë dëshmi e manifestimit poetik. Pas tri ditëve poetët bëjnë gati bagazhet. Nesër hoteli ku bujtën poetët buzë këtij deti jugor do të jetë boshë .Poetët largohen nesër. Nuk ka agjenci udhëtimi si dikur por gjithsecili në hesap të vet. Çfarë do të bëjë deti, paskëtaj sigurisht do të vajtonte kohën e shkuar. Ujërat dallgëzonin. Ikën poetët, kurrkush nuk i pa, si ikën. Pika e lotit mbeti mbi hapësirën pa skaj të këtij deti.
4.
Raca e Poetëve po rrallohet. Në vitet e fundit poetët, shkrimtarët e qytetit jugor Ferhat Çakërri, Anastas Bita, Fadil Zeqiri, Miliano Stefa shkuan definitivisht në qytetin e heshtur të varrezave publike .Në ftohtësinë e tokës së Babicës shkuan këtë fund vere në botën e parajsës, poetët Petrit Qejvani dhe Jonida Osmani. Rrallohen poetët, rrallohen shitoret e librave në botë. Mirëpo dihet, poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore, a do të na lërë vërtetë Zoti pa të?